Σάββατο 27 Δεκεμβρίου 2008

Jorgos Sarantaris

Jorgos Sarandaris


Flas

Flas sepse ekziston nje qiell qe degjon
Flas sepse flasin syte e tu
Dhe nuk ekziston det nuk ekziston vend
Ku syte e tu nuk flasin
Syte e tu flasin une kercej
Pak gjelberim shkelin kembet e mia
Era fryn qe na degjon
.

Jorgos Seferi
Mohimi


Ne anen e detit te fshehte
dhe e bardhe si pellumb
kishim etje ne dreke
por uji ishte i kripur.

Mbi reren e bardhe
shkruajtem emrin e saj
sa mire qe frynte flladi
dhe u shuajt e shkruara

Me zemren, me frymarjen,
c’fare deshire dhe c’fare pasioni
morem jeten tone gabim!
dhe nderuam jete.


Kostis Palamas
Udhetimi


Me shtrengon vuajtja si lak ne qaf
dhe brenda ne zemer me duket si gjarper.

Cuditerisht dua te filloj udhetimin,
pa,por pa perfundim.

Rrugen ngandale te pershkoj,te pershkoj,
por asgjekundi dhe kurre te mos qendroj,
fryme te mos gjej,te gjitha ti ngateroj
me bote te verber dhe te heshtur.



Te ndjej rrotull sheshe te shkreta,
shtepi te mbyllura,oxhaqe te shuajtura
lart te mos ndricoje asnje yll,
dhe poshte asnje grua.

E’ ne qoftese gjenden ne nje udhetim te tille,
Pa perfundim,shkretetire,ne nje vend te panjohur,
Nuk do kem deshire te tepert si tani,
E dashur,nga ty humba!


Jorgos Saradaris
Ishte nje grua,ishte ender…

Ishte grua,ishte ender,ishin qe te dyja
Gjumi me pengonte ta shikoja ne sy
Por e puthja dhe gojen i mbaja
Si te ishte ere dhe te ishte mish
Me thoshte qe me dashuronte,por nuk e degjoja paster

Me thoshte qe dhimte po mos te rronte me mua
Ishte e zbehte dhe dikur trembesha per ngjyren e saj
Dikur cuditesha qe ndieja shendetin e saj
si shendetin tim.


Kure u ndame gjithmone naten.
Boshlleku mbuloi te ecurin e saj
Iku dhe gjithmone haroja menyren e ikjes se saj
Dita e re ndizej brenda meje perpara se te gdhihej
Ishte dielli ishte mengjez kur kendoja
Kur vetem germoja nje dhe timin
Dhe nuk e mendoja me ate.











Taqis Sinopulos
I djeguri

Shikoni hyri ne flake!tha njeri nga turma.
Kthyhen syte shpejt.Ishte
ne te vertet ai qe ktheu fytyren
kur i folem.
Dhe tani digjet.Por nuk theret ndihme.


Hezitoj.Them te vete atje.Ta prek me doren time.
Jam nga natyra ime i krijuar qe te cuditem.

Kush eshte ai qe hidhet ne flake krenar?
Trupi i tij njerzor nuk i dhemb?

Vendi ketu eshte i erret.Dhe veshtire.Kam frike.
Zjarin e huaj mos e trazo me thane.

Por ai digjej vetem. I vetem.
Dhe sa zhdukej aq i shkelqente fytyra.Behej diell.

Ne kohen tone si ne kohe te kaluara
Te tjere jane brenda ne flake dhe te tjeret duartrokasin.



Arjiris Eftaliotis

Kenga e tavernes

Mer thiken pritem dhe hidh copat e mia, hidhi brenda ne breg te detit,
Syri im!
Qe nga casti qe me le, kete bote neverita,
Dhe nuk shpresoj me per mire. humba.

Po te vesh tani te bardhat e tua dhe florinjte e tu,
do te vije koha qe do te vajtosh, kuptimi yt,
ku do te qendrosh ne varrin tim te me thuash nje ankese,
Do me gjesh dhe ne qofte se dhemb. dhe pa dhimbje

Mer flake dhe me digj dhe bashke me hirin tim,
ne det te hapur ta shperndash, dufin tim
te mos te te gjej paraja ime,nazjaria ime Ipirotisa pyeta
Dhe me thane qe nje tjeter dashuron.


Jorgos Zalokostas

Puthja
Nje bareshe dashurova,nje vajze lakmuese,
dhe e dashurova shume,
isha zog qe klithja,
dhjete vjec djale.

Nje dite qe rinim ne barin me lulet e celura,
-Maro,nje fjale do te them.
Maro,i thashe, te dua,
cmendem per ty.

Nga mesi me rrembeu,me puthi ne goje
dhe me tha;-Per renkimet,per dashurin e dhimbshme
Je i vogel akoma.

U rrita dhe e kerkoj…por tjetrin kerkon zemra e saj
dhe me haron bonjakun…
Por une nuk e harroj
kurre puthjen e saje.



K.P.Kavafis

Qirinjte
Ditet e ardhshme qendrojne perpara nesh
si nje seri qirinje te ndezur-
te florinjta,te ngrohta dhe energjike qirinje.

Ditet e kaluara pas ngelin,
nje rradhe e trishtueshme qirinje te shuajtur
me te afertat nxjerin tym akoma,
qirinje te ftohte,te shkrire.

Nuk dua ti shikoj me hidheron pamja e tyre
dhe me hidheron drita e pare e tyre te kujtohem
Perpara shikoj qirinjte e mi te ndezur.

Nuk dua te kthehem qe te mos shikoj dhe tmerrohem
sa shpejte qe radha e zymte zgjatet
sa shpejte qe qirinjte e shuar shumohen.







Taqis Varviciotis


Degjo femijte

Degjo femijet qe gjemojne brenda ne bodrum
Te shtypur nga rete e renda
Qe kane zbritur mbi toke

Kujtohu fershellimen e zgjatur te trenit

Ikjen e ndritshme
Qe jetove vetem ne endrat e tua

Ora e stacionit
Shenon prape mesnate

Debora bie palodhshem
Mbuluar te gjitha
Mbuluar akoma dhe fanarin e verdhe te rruges
Qe rri pa gjume vetem

Heshtja can eren si nje thike

Dritat vajtojne te grumbulluara
Ne gjumin e makines te dimrit.



Janis Ricos
Greqia

Te thyera dege rrushi, gure ,gjemba nje shtambe.
Ara u shkretua. Siguruar nga vite shtepia.
Nuk u rikthye qe atehere Vangjeli.Prapa nga stalla
duket nje pjese deti,e kalter e erret.
Kalin e tij e kishte shitur ne dite te veshtira- nje kale i kuqe
me nje vule te bardhe ne syrin e majte.
‘Nje pupel pulbardhe ra ne deget e thara.
Ne porte,perballet plaka:<do regullojme jeten tone>>Tjetri nuk foli.Shikonte tutje bente kryqin
dhe ecte sikur te perqafonte doren e plakes ose ate pupil.

1 σχόλιο:

  1. jam argjend nga Garman, isha martuar para 8 vitesh pa nje femije, isha duke kerkuar shume per nje zgjidhje sepse doktori tha qe nuk mund te mbetem shtatzene, por nje shoku im me drejtoi tek nje magji e quajtur Dr white, dhe une i shpjegoi problemet e mia dhe ai premtoi se gjithçka do të jetë në rregull me mua në 12 ditë, ai më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë të përsosur, unë shkova në spital për provë dhe ata konfirmuan se isha 1 javë shtatzënë, dhe tani kam djali im i bukur dhe jam gjithashtu një shtatzëni tjetër tani, të gjitha falë jush Dr e bardhë, kontaktoni atë për të gjitha llojet e zgjidhjeve

    1) nëse doni të ktheni ish-in tuaj.
    2) nëse doni që magji të mbetet shtatzënë.
    3) nëse doni të ndaloni abortin.
    4) nëse doni të jeni të dashur nga dikush.
    5) magji për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve ose sëmundjeve.
    Dhe të tjerët.
    ai është më i miri dhe shumë i vërtetë ,. wightmagicmaster@gmail.com. WhatsApp: +17168691327

    ΑπάντησηΔιαγραφή