Σάββατο 27 Δεκεμβρίου 2008

Nga ditari i nje emigranti

Thoma Duka

Edhe une si gjithe shqiptaret u nisa ne mergim.Jo se isha keq ne Shqiperi,por me ikjen masive te shqiptareve,mendova te ikja dhe une.Ne Shqiperi sic e dime, zakonisht djali jeton me prinderit dhe largimi nga shtepia do t’i jepte fund ketij zakoni patriakal. Me mire te qendroja ne Shqiperi, se ne Greqi u paralizova,por te shkuara te haruara.
Mora vize ne Ambasaden Greke ne Tirane dhe u nisa per Greqi.Ishte nje dite e bukur maji e vitit 1991.U nisa nga Saranda me nje anije turistike qe quhej <>per ne Kurfuz,udhetim i cili zgjati nje ore e gjysem.Tani me tragetet e sotme behet me shpejt,sepse Korfuzi eshte disa milje larg nga Saranda.Me 4 maj te vitit 1991 arita ne token Greke dhe pikerisht ne Korfuz.Isha kurioz te shikoja zhvillimet e nje vendi kapitalist si e quante propaganda komuniste,ne krahesim me vendin tim socialist.Kur zbrita nga anija isha si i humbur,sepse per here te pare dilja jashte vendit dhe zbrijsa ne nje vend te huaj.Ndihesha shume i vetmuar.Pyes per fshatin Perulladhes,sepse atje kishte ardhur dhe jetonte nje mik i kunatit nga Himara.Me thane qe autobus per ne Perulladhe ka vetem te dielen dhe une arrita ne Korfuz diten e shtune,aty takova disa shqiptar.Meqenese nuk kishte autobuz,u detyrova te kerkoj taksi.Bej pazar me shoferin e taksise,i hipi taksise dhe shkoj ne fshatin Perulladhe,e cila eshte larg nga limani 40km.Perpara fshatit Perulladhes eshte Sidari nje fshat turistik me vila shume te bukura,kishte dhe turiste angleze.
Pasi zbrita nga taksia pyes per mikun e kunatit,qe quhej Ilia,me treguan shtepine dhe vajta,u prezantova dhe me priten mire.Me ne fund isha ne nje familje shqiptare,ku flitej shqip,dhe nuk ndihesha me i vetmuar si kur zbrita per here te pare ne token greke.Pastaj dolem bashke me Ilian dhe vajtem nga fshati Sidar.Gjate rruges per ne Sidar te cilen e beme me kembe,sepse eshte afer nga fshtati Perulladhes,me beri pershtypje jeshilleku i shumte.Ne Sidar takuam nje pronar per pune,i cili me tha:qe une i kam dhene fjalen nje tjetri,megjithate hajde nje here neser nga dreka.Puna qe do te bej ne qoftese filloj te pronari qe quhet Aleks do te kjo:turistet marin vetura me qira,pasi t’i sjellin une do t’i fus brenda ne garazh,do t’i kontrolloj per vaj,do te kontrolloj baterite per uje dhe do t’i pastroj.Une inxhinieri mekanik do te bej kete pune,por emigrimi nuk te pyet se c’fare je?Por nuk ka pune qe mos ta bejne shqiptaret.Me 6 Maj dola nga shtepia e Ilias bashke me bashkeshorten e tij,ajo vajti ne pune(punonte ne nje hotel),kurse une bera nje shetitje ne Sidar.Pashe edhe nje here vendin ku mund te punoja e cila quhej<>.Takova pronarin dhe me tha qe hajde ne darke te pyesesh po do te fillosh pune.Vajta ne darke te pronari me nje nga djemte e Ilias,dhe me tha qe te filloj pune neser.U gezova shume qe ngjeta pune menjehere dhe nuk u sorollata.Se edhe sorollatja te merzit,keshtu nuk do te behesha behesha barre miqve te mire,sepse e di qe njerzit qe emigrojne ne nje vend te huaj sa e veshtire eshte te kene nje njeri te papune.Per ta festuar vajtem ne bar ku me qerasi djali i Ilias me nje portokallade dhe pastaj u ktheva ne shtepi.
Ne 7 maj fillova pune,pronari me tregoi punen qe do te beja dhe vazhdova vete.Pervec punes qe me tha pronari bera edhe disa rregullime,ne shqiptaret e kemi kete zakon.Veturat jane te llojeve te ndryshme,por me shume spikaste nje veture qe quhej <> e hapur dhe e ulet.I thashe pronarit qe babane e kam mekanik,dhe po te duash te hapim nje dyqan ne Shqiperi dhe te shesim vetura te perdorura.Ai me tha qe do te vemi ne dhjetor ne Shqiperi,por si thote nje fjale e urte popullore<>,pra jo cdo qe thuhet realizohet.
Pronari me pyeti qe ne qoftese kam patente qe ta perketheja ne greqisht,i thashe qe nuk kam,por kam dipllomen e inxhinierit mekanik.Ai e pa dipllomen dhe me tha:qe me ate dipllome mund te hapesh dyqan makinash,por nuk e dinte ai i shkrete qe diploma shqiptare nuk njihej ne Greqi.
Pasdite ne nje bisede qe bera me pronarin me tha qe kishte vajtur ne Shqiperi,ne qytet e Sarandes dhe te Gjirokastres.Si eshte tani vendi juaj kemi qene ne ne vitet 60,une kur isha i vogel shkoja zbathur ne shkolle dhe mamaja me bente triko me krunde miell.U cudita qe nga i varfer u be pronar ne sistemin kapitalist sic e mesuam ne shkolle,kurse une i sistemit socialist,megjithese me dipllome nuk u bera pronar.
I thashe gjithashtu qe te vemi ne Shqiperi te blejme toke dhe te ngreme nje hotel.Une mendova qe me renien e komunizmit dhe me fitoren e demokracise do te zgjidhej ajo katrahure me tokat,qe per fat te keq vazhdon edhe sot.Ajo shprehja e popullit<> duhet te realizohet perndryshe nuk vine asnje investitor i huaj.Kur qeveria komuniste mori pushtetin premtoi shume gjera,por nuk i mbajti premtimet,e njeta gje ndodhi edhe PD kur mori pushtetin.Parulla ePD<> eshte e mire dhe optimiste,por qe te realizohet kjo duhet pune dhe jo llafePopulli i dha voten PD dhe besoi qe gjerat do te ndryshojne me renien e komunizmit dhe fitoren e PD,por u zhgenjua.Firmat piramidale qe u krijuan dhe ekzistuan edhe me <> ePD jo vetem qe e mesuan te behet me leke populli pa punuar,por e cuan Shqiperine shume vjet prapa.Eshte fatkeqesi qe ne shekullin e 21-te ne Shqiperi uji dhe drita te jene me orar,kurse disa rruge jane akoma te regjimit komunist(jane bere disa rruge me ardhjen e demokracise),me aq emigrante qe ka Shqiperia do te ishte bere kopesht me lule.Eshte per ardhur keq qe me renien e komunizmit dhe fitoren e demokracise u shkateruan kombinate,uzina dhe fabrika,sikur ato e kishin fajin per regjimin totalitar komunist.Qe te zhvillohesh duhet te mbeshtetesh ne ate qe ke ndertuar.Teorite e Partise Demokratike te<>dhe <>ishin shume te gabuara.Nuk eshte zhvillim ndertimi i pallateve,klubet dhe kafenete,por prodhimi qe te kene mundesi njerzit te punojne.
Le te me fale lexuesi qe shkruaj per politik,por jam shume i indinjuar dhe i merzitur me kete zgjatje te trazicionit.
Por le te kthehemi tek historia jone.Une i thashe pronarit qe vendi atje eshte me i bukur se ketu,uji i detit eshte i kthjellet,natyre e bukur dhe e <>,por nuk ka dore njeriu.Te huaj nuk me kujtohet gjermane apo ceke,propozuan qe te ndertojne nje teleferik qe te lidh Dhermiun me Llogarane,por qeveria e aterhershme komuniste nuk pranoi.Te pranonte ndihmen e te huajve qe propaganda komuniste i quante kapitaliste Shqiperia do te ishte nje Zvicer e vogel,dhe shume shqiptar nuk do te mernin arratine nga vendi i tyre dhe te shkonin ne vende te ndryshme te botes.

1 σχόλιο:

  1. jam argjend nga Garman, isha martuar para 8 vitesh pa nje femije, isha duke kerkuar shume per nje zgjidhje sepse doktori tha qe nuk mund te mbetem shtatzene, por nje shoku im me drejtoi tek nje magji e quajtur Dr white, dhe une i shpjegoi problemet e mia dhe ai premtoi se gjithçka do të jetë në rregull me mua në 12 ditë, ai më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë të përsosur, unë shkova në spital për provë dhe ata konfirmuan se isha 1 javë shtatzënë, dhe tani kam djali im i bukur dhe jam gjithashtu një shtatzëni tjetër tani, të gjitha falë jush Dr e bardhë, kontaktoni atë për të gjitha llojet e zgjidhjeve

    1) nëse doni të ktheni ish-in tuaj.
    2) nëse doni që magji të mbetet shtatzënë.
    3) nëse doni të ndaloni abortin.
    4) nëse doni të jeni të dashur nga dikush.
    5) magji për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve ose sëmundjeve.
    Dhe të tjerët.
    ai është më i miri dhe shumë i vërtetë ,. wightmagicmaster@gmail.com. WhatsApp: +17168691327

    ΑπάντησηΔιαγραφή