Τρίτη 20 Οκτωβρίου 2009

Shqipëria e "çudirave"

Shqipëria e “çudirave”

Isha gjithë qershorin në Vlorë.Disa televizione jepnin në darkë diskutimet e kandidatëve për deputet,sidomos me ata të maxhorancës,të cilën e përsërisnin dhe paradite,që shikuesit t’i mësonin “përmendsh” ato që thonin.Kur PD në vitet 1990 hodhi parullën:ta bëjmë Shqipërinë si Europa,unë që po shkruaj isha një përkrahës i flaktë i kësaj ideje,populli e besoi PD dhe ja dha votën,e cila fitoi me një shumicë të madhe votash.Kanë kaluar 19 vjet që atëhere,jo vetëm që shqipëria nuk u bë si Europa.por vajti prapa.Siç thotë dhe një fjalë e urtë:e thëna me të bërë,i ndan në mes një lum i tërë.Në pallatin e sportit në Vlorë,përfaqësuesi i PD G. P. foli për “çekun e bardhë” dhe “çdo gjë në zero”.Ajo që tha ishte shumë e gabuar,por ne nga entuziazmi që u rëzua diktatura komuniste,nuk u vumë shumë rëndësi.Që të zhvillohesh,duhet të mbështetesh në atë që ke ndërtuar.Në mbarë Shqipërinë u prishën dhe u vodhën fabrika dhe uzina,sikur e kishin ato “fajin”.Vlora,kishte një kombinat peshku,fabrikë llampash etj.Mund të thuhet,që ato nuk ishin efektive,nxirnin mallra me kosto të lartë dhe nuk ja vlente.Programet e qeverive socialiste dhe demokratike,ç’farë drejtimi i dhanë Vlorës?Nuk është zhvillim ndërtimi i disa kioskave,pallateve dhe kafeneve,por ndërtimi i fabrikave dhe uzinave,që njerzit të punojnë.
Pas rënies së komunizmit dhe fitores së demokracisë,nga Shqipëria ikën shumë njerëz,të cilët shkuan në vende të ndryshme të botës.Emigracioni që u krijua,duke marë për bazë sipërfaqen e vendit dhe popullsinë,ishte shumë i madh.Me paratë që dërguan emigrantët,po të adminitroheshin mirë nga qeveritë,Shqipëria do të ishte bërë një “Zvicër e vogël” dhe shqiptarët nuk do të vazhdonin të iknin nga Shqipëria.
Në vitin 1997 falimentuan firmat piramidale,të cilat lulëzuan dhe me “bekim” e PD.Në fund të vitit 1996 e kam ndëgjur vetë,që Sali Berisha tha:paratë e firmave janë të pastra.Kur të thotë kështu kreu i qeverisë,sigurohesh.Piramidat e mësuan popullin”dembel”,kurse falimentimi i firmave e çoi Shqipërinë,shumë vjet prapa.Në Vlorë njerzit bënin demostrata,ku kërkonin paratë e tyre.PD thoshte,që është e organizuar nga PS,për të rëzuar qeverinë e PD.Unë një gjë di të them:që shteti kapitulloi,sikur të ishte ndërtuar prej “rëre”.Në Vlorë dhe në mbarë Shqipërinë u hapën depot e armëve dhe njerzit rëmbyen armë të ndryshme dhe u vranë shumë njerëz.Në Vlorë ku njerzit kërkonin paratë e tyre,e shfrytëzoi F. N. Dhe S. Gj,për qëllimet e tyre.F.N. u premtoi vlonjatëve marjen 100% të parave nga firmat,i cili me marjen e pushtetit,nuk e mbajti fjalën e dhënë.
Parulla e PD “liri demokraci”,është e mirë,por deri më sot mesa kam parë ka ngelur vetëm propagandë,si parullat komuniste.
Në botë për një gjë të vogël japin dorëheqjen.E them këtë se “larushët” në Vlorë,nuk erdhën vetë,por i dërgoi Sali Berisha,u vranë shumë njerëz.Rasti më i freskët është ai i Gërdecit,ku humbën jetën 26 njerëz.Në Vlorë, president ishte S.B. dhe në Gërdec ishte po ai,por këtë herë kryeministër.Nga ana njerzore dhe humane,se është dhe doktor,me gjithë ata njerëz që u vranë,ai duhet të jepte dorëheqjen,por jo që nuk bëri një të tillë,por “trumbeton” me të madhe sukseset që ka aritur qeveria e tij.PD e quan veten,parti demokratike,për mendimin tim,ashtu si vepron kryetari i saj,nuk është demokratike,me mënyrën si vepron,më kujton diktatorin Hoxha.Kaq “i pagabueshëm” është Sali Berisha,që është në krye të PD për kaq vjet?Unë di se kush punon edhe gabon.Pashë në televizorin shqiptar,që Sali Berisha thoshte:do të bëjmë zgjedhje të shkëqyera.Unë nuk mund ta kuptoj,që pas 19 viteve demokraci,Shqipëria u pranua në NATO dhe të flitet që do të bëjmë zgjedhje të shkëlqyera.Një fjalë e urtë popullore thotë:e ke mizën nën kësulë.Në një debat televiz ku ishte dhe ministri i ekonomisë thoshte:Shqipëria nuk është prekur nga kriza.Kur vende më mëdha se Shqipëria e pranojnë që janë prekur nga kriza,kurse Shqipëria,jo.Kjo më kujton parullën e diktaturës që thoshte:hedhim valle,në gojë të ujkut.Dhe ekonomist mos të jesh e kupton që dhe Shqipëria do të preket nga kriza.Po atij kështu i leverdiste të thoshte,se Shqipëria ishte në prag të zgjedhjeve dhe partia që kishte pushtetin “bëri që Shqipëria të mos të prekej nga kriza”.
Para katër vjetësh Sali Berisha tha:do të zgjidh problemin e tokës.Por sot e kësaj dite,akoma nuk është zgjidhur problemi i tokës,për zonën e bregdetit.Në breg të detit,nuk ka shumë tokë dhe secili të marë tokën që ka pasur përpara krijimit të ish-kooperativave,kurse të tjerët të marin tokën që kanë hapur kooperativat.Në vizëtën që bëri në bregdet ,para disa ditësh Sali Berisha u tha banorëve të bregdetit:që të ndërtojnë .A e di Sali Berisha,që jo të gjithë kanë mundësi të ndërtojnë?Kështu do të zhvillohet turizmi,ku është ndihma e qeverisë?Në Greqi p.sh. ka dhënë shteti kredi,që është zhvilluar turizmi.Mendoj se këtë gjë duhet të bëjë edhe qeveria shqiptare,që bregdeti të bëhet një perlë e vërtet e turizmit dhe jo të mbështet në atë që do bëjnë vetë njerzit,por të ketë plan,për zhvillimin e turizmit.
Atë që bëri Vlora në vitin 1997,Sali Berisha e mbajti “vëth në vesh”.Unë nuk e di të je në bërë shumë gjëra në Vlorë,përveç Tec-it,Petroliferës dhe rrugës Transballkanike në katër vitet e qeverisë Berisha.Rruga Transballkanike u inagurua para disa ditësh nga Sali Berisha,por nuk a mbaruar ashtu si duhet të jetë një rrugë e re.Apo duhej të inagurohej para zgjedhjeve,për t’i treguar Vlorës dhe Shqipërisë se ç’farë bën PD dhe Sali Berisha? Jam shumë indinjuar, që në Vlorë,uji derdhet në det dhe Vlora nuk ka ujë 24 orë.Mund të thuhet,që me vendosjen e tubove qyteti do të ketë ujë 24 orë,por me shumë vonesë.Nuk them që e ka fajin PD, por edhe PS kur e kishte pushtetin,të bënte diçka,se uji derdhej në det.Kam dëgjuar të thotë Sali Berisha,që dotë mbjellim ullinj.A e ka parë “kurorën” e Vlorës,ku janë prerë ullinjtë dhe janë bërë shtëpi?Nuk e di që në Vlorë të jetë mbjellë ndonjë rënjë ulli?Në Vlorë nuk është bërë asnjë lulishte, nuk është bërë nga qeveritë si të majta dhe të djathta,përveç lulishtes që ka e ekzistuar.A dini që pemët çlirojnë oksigjen dhe tani që ka shumë makina ndotet ambienti?Petrolifera u ndërtua,sadoqë u bënë tubime nga ekologjistët për mbrojten e Gjirit të Vlorës.Tani në Vlorë ka filluar sezoni turistik,në gusht,që vinë emigrantët dhe ka shumë makina të del “qumështi i nënës”,të vesh në plazh.Në vend që qeveritë që e kanë drejtuar këtë vend të zgjeronin rrugën nga Skela në Ujët e Ftohtë,se në gusht përveç emigrantëve,”zbarkojnë” edhe nga rethet e tjera.Eshtë për të ardhur keq,që pak metra nga hyrja e bashkisë,është një gropë.Po të prishen makinat dhe të ndodh ndonjë aksident me motor,kush do të mbaj përgjegjësinë?Para dy vjetësh u shtrua,por u bë prapë njësoj.Qëllimi nuk është të shtrohet prapë,por të gjëndet shkaku pse bëhet kështu.Nuk e shikon kryetari i bashkisë dhe gjëra të tjera në Vlorë?Pastërtia në Vlorë lë për të dëshiruar,sado që pastrimin e bën një firmë private.Rruga e lagjes “Lirim” e shtruar para dy vjetësh,u prish.Ju mund të thoni,që u prish nga vendosjae tubove të ujit që u vunë dhe unë mund t’ju them:që ajo u prish pas një viti asfaltimi,sepse e prishin makinat me tonazh të madh.Shumë vite përpara,në kohën e monizmit,kishte një mendim,që makinat që vinin nga fshatrat e Vlorës,të kalonin në një rrugë që do të bëhej në Qafën e Koçiut dhe do të dilte,më duket te ish Fabrika e Tullave,por as PS më përpara dhe PD nuk bënë asgjë. Çmimet shumë të larta,papastërti,pluhur,uji me orar.Si mund ta bind unë fëmijën tim,që është mirë në Vlorë?Ne vimë në Vlorë se kemi prindërit,po vdiqën ata,do të vemi pas fëmijëve dhe do të vimë në Vlorë si vizitor.Të paktë janë ata që do të kthehen dhe do t’i bëjnë pushimet në Vlorë,se me lekët që harxhohen në Vlorë,mund të vemi në një vend tjetër,që të kalojmë shumë më mirë dhe me pak pare. Në Vlorë shikoj makina të vjetra që në Europë nuk përdoren se ndytin atmoferën,përdoren makina të reja.A e dini që edhe zhurmat e ndryshme ndikojnë,në shëndet?Makinat e parkuara në rrugët kryesore,jo vetëm që ngushtojnë rrugën,por dhe pengojnë dhe njerzit me aftësi të kufizuara.Në Vlorë ndërtohen shumë pallate,por bëhen pa garazh.A e dini ju që ndërtoni pallate,se pas disa vjetësh do të jetë një shqetësim i madh parkimi i makinave?Ne duhet të mësojmë nga vëndet e tjera,se kemi fatin e mirë që i kanë kaluar para nesh.Në Japoni,nuk mund të marësh makinë,nëqoftëse nuk ke garazh për ta vendosur.Në Europë nuk i mbajnë më shumë se pesë vjet,kurse tek ne mbahen dhjetëvjeçarë të tërë.Në kohën e monizmit,kishte më shumë biçikleta,kurse tani ndodh e kundërta,s’ke ku kalon me biçikletë.A e di S. B. dhe PD,kur thoshnin ta bëjmë Shqipërinë si Europa,që në Europë,përveç rrugës për makina,ka dhe rrugë për biçikletë?A e dinë se ecja me biçikletë,është shëndet? Në mitingun e PD Sali Berisha u premtoi vlonjatëve shumë gjëra,ku midis të të cilave tha:që në vitin 2010 shqiptarët do të udhëtojnë në Europë pa viza.Pas disa ditësh në gazeta u shkrua,që këtë të drejtë e përfitojnë Mali i zi,Maqedonia dhe Serbia.Kush gënjen në këtë rast?Më bëri përshtypje,që zonja Topalli është kanditate për deputete në Shkodër.Pse duhet të vente në qytete të ndryshme të Shqipërisë,për të folur me gratë?Pse nuk bëri takimet me gratë,përpara zgjedhjeve?Në takimet me gratë,ajo shante kryetarin e PS.Nuk asjnë pikë dyshimi,se e bënte për qëllime elektorale.
Mos të harojmë që jemi në shekullin e 21 dhe në Shqipëri nuk ka gjërat më elementare,që bota e qytetëruar i ka zgjidhur një shekull përpara.Kur hynë në Shqipëri të duket se hynë në një kontinet tjetër,pavërësisht që Shqipëria është shtet i kontinetit Europian.Shqipëria ka fatin e mirë,që është në ndërtim dhe të zbatohen gjërat më të mira të Europës.Por shikoj që në Shqipëri,janë bërë disa gjëra si në Greqi,që Europa e quan Greqin”delen e zezë të Europës”.
Tani dua t’ju tregoj ndodhitë e mia.Sa kaluam kufirin e Shqipërisë në Kakavi,shoferi i taksisë,me të cilin udhëtova nga Athina,bëri gati dy 200 lekëshe.Unë e pyeta,për ç’farë të duhen ato lekë?-dhe ai më tha:t’jap policit në postëblloqet që do të na ndalojnë.Postoblloku i parë nuk na ndaloi,kurse i dyti na ndaloi dhe polici që erdhi,shoferi me “marifet” i dha 200 lekëshin dhe ai pa pikë turpi e mori.Shoferi më tha:që ndalin në këtë orë(ora ishte 2 e natës),për të mbledhur para.
Isha me kunatin,i cili giste makinën,diku afër Ballshit,na ndaloi një postobllok policie dhe polici që erdhi,i kërkoi dokumentet e makinës dhe kur i pa që ishin në regull i tha:po taksën e diellit,nuk do më japësh.Unë u revoltova shumë dhe i thashë kunatit:këta me zor i bënë policë?Kur përfaqësusi i shtetit i kërkon lekët kaq hapur,ç’farë ngelet pastaj?Ata mendojnë kështu:kur zyrtarët e lartë marin mijëra lek,pse mos të marim edhe ne?
Para disa muajsh erdha në Shqipëri me makinë nga Athina,bashkë me kunatin dhe motrën.Rrugës për në Vlorë,na ndalon një polic dhe na thotë:do t’ju gjobis,pse nuk keni ndezur dritat.Unë u çudita nga ky ligj,sepse sipas kodit të qarkullimit rrugor,dritat ndizen kur futesh në tunel,kur ka mjegull etj.Ç’farë ligji absurd,që është?E pyetëm policin,për ç’farë arsye duhet të kemi ndezur dritat?Dhe ai na tha:të shikohen makinat,që të mos bëhen aksidente.Në Europë, nuk bëhet kjo,po ne shqiptarët si të “zgjuar” që jemi,veprojmë ndryshe.Mirë,që motra debatoi me policin dhe nuk paguam gjobën,Ku dinë emigrantët ndryshimet e ligjeve,që bëhen në Shqipëri?Tani unë pyes:përse duhen të vinë emigrantët në Shqipëri?Që të paguajnë gjobat,apo kanë në Shqipëri kushte të përshtatshme?
Në Angli kryetari i parlamentit dha dorëheqjen,se kishte marë nga shteti disa mijëra stërlina,kurse kryeministri i Anglisë Gordon Braun tha:kush nga deputetët e partisë sime ka marë stërlina nga shteti dhe i ka përdorur për qëllime personale,nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.E kundërta ndodh në Shqipëri.L.B. është akuzuar se kur ishte MT ka përvetësuar miliona euro në rrugën Durës-Kukës.Për ta vërtetuar që është shpifje,ai duhet të jepte dorëheqjen nga MJ,të vente në gjykatë dhe të argumetonte me fakte,që është shpifje.Kështu veprojnë njerzit me kulturë demokratike dhe do të ngrinte prestigjin PD.Në qeverinë e re që krjioi Sali Berisha,Lulëzim Bashën e bëri ministër të brëndëshëm,të njëjtën gjë bëri dhe me Fatmir Mediun,që akuzohet për tragjedinë e Gërdecit,megjithatë e bëri ministër të mjedisit.Ministri japonez i ekonomis në një koferencë shtypi me gazetarët ju mbyllën sytë(ndofta nga ilaçet që kishte marë para koferencës së shtypit),të nesërmen dha dorëheqjen dhe i kërkoi falje popullit japonez.E kundërta ndodh në Shqipëri,ai për këtë dha dorëheqjen ,kurse Lulëzim Basha dhe Fatmir Mediu nuk dhanë dorëheqjen dhe më e bukura pranuan të jenë ministra në qeverinë “Berisha 2”Po kjo është Shqipëria e çudirave.
Para ca kohësh Sali Berisha vajti në Kinë.A e di Sali Berisha,që Kina është komuniste dhe në sheshin Tian an men u vranë para disa vjetësh,mijëra studentë?Ç’farë gjëra të përbashkta ka PKK dhe PD e Shqipërisë,apo koministët kinez janë më të mirë,se komunistët shqiptar?Në fund të prillit Sali Berisha i dorëzoi Presidencës Çeke që drejtonte Këshillën e Europës,kërkesën e Shqipërisë për tu pranuar në BE.Disa thanë që mos u nxitoni të aplikoni e bëni pas zgjedhjeve.Për mendimin tim,Sali Berisha e bëri për qëllime elektorale.Kur ai thotë:se unë do t’ju fus në BE,ai është mbi 60 vjeç dhe Shqipëria do të paktën 10 deri në 15 vjet,që të futet në BE.Sa vjeç do të jetë atëhere?Ka ndërmend të jetë kryeministër i Shqipërisë?Kështu veprojnë vetëm mbretërit.Kështu veprojnë kryetarët e partive demokratike në Europë?
Pashë në Vizion Plus Fatos Nanonën të thoshte:e solla Edi Ramën nga Parisi,sikur të ishte pronar i PS.Pse me “tapi” e kishte marë për qënë kryetar i PS?E pamë dhe kur qe kryeministër i vendit,”e ndriti”.Lexova në gazetë që zoti Blushi deshte që Fatos Nano të ishte kandidat për deputet i PS,kurse zoti Koçi e konsideronte “lider historik”.Janë historianët ata që do të flasin për veprën dhe rolin e tij në PS.Veproi shumë drejtë Edi Rama,që nuk e caktoi kandidat për deputet.Popullit shqiptar,nuk i duhen deputetë që të venë në parlament sa për të marë rogën,por të zgjidh problemet e tij.Duhet të mësohemi,se ai që nuk punon duhet hequr,pamvarësisht se ka qënë kryetar partie dhe kryeministër,kjo është demokracia dhe që vendi yt të përparojë.Në Greqi George Papandreu përjashtoi nga PASOK-u Kosta Simitin,që ka qënë kryetar partie dhe kryeministër.Ai ka dhënë kontributin e tij në Greqi më shumë se Fatos Nano në Shqipëri.
Në zgjedhjet që u bënë në Shqipëri fitoi PD,por për të dalë përfundimi,u vonua jashtëzakonisht shumë,që të bënë të dyshosh.Edi Rama deklaroi para zgjedhjeve,që po humba zgjedhjet,do të iki nga kryetar i PS,gjë që nuk e ka bërë.Pamvarësisht kundështimeve që ka për rezultatin e zgjedhjeve,ai duhet të bante llafin e dhënë dhe mos të vinte prapë kanditaturën për kryetar partie.Vetëm ai mund të fitoj zgjedhjet kundrejt Sali Berishës,nuk ka të tjerë PS!?Vendimi i PS që mos të marë pjesë në parlament ,është i vjetër dhe i gabuar.Mospjesmarja në parlament është një”kapriçio” e kryetarit të PS.Me pjesmarjen në parlament mund të “luftohet” më mirë me ato që nuk është dakort PS. Po të njënjtin veprim që ka bërë PD për bojkotimin e paralamentit,po bën dhe PS,e cila po kthehet disa vjet prapa,gjë që nuk i shërben integrimit të Shqipërisë.
Para zgjedhje Ilir Meta tha: do të arijmë që me votën tonë të nxjerim në “pension”Sali Berishën,kurse tani i dha votat se i kishte të pamjaftueshme për të formuar qeverinë.Para zgjedhjeve tha: se do ta nxjerim në “pension” Sali Berishën.Unë mendoj ,që po ta kishte thënë para zgjedhjeve,që do të bashkëpunoj me Sali Berishën,nuk do të kishte marë shumë vota.
Jam shumë i indinjuar nga kjo stërzgjatje e tranzicionit në Shqipëri.Nga Shqipëria ika pa asnjë cen në shëndet dhe u bëra invalid në Greqi.Po të ishte regulluar Shqipëria,do të kthehesha dhe nuk do të bëhesha invalid .Unë dua që fëmija im të vijë me dëshirë në Shqipëri dhe të mos të më thotë:kur do ikim ,se nuk mund të ri më.




Thoma Duka emigrant në Greqi

6 σχόλια:

  1. jam argjend nga Garman, isha martuar para 8 vitesh pa nje femije, isha duke kerkuar shume per nje zgjidhje sepse doktori tha qe nuk mund te mbetem shtatzene, por nje shoku im me drejtoi tek nje magji e quajtur Dr white, dhe une i shpjegoi problemet e mia dhe ai premtoi se gjithçka do të jetë në rregull me mua në 12 ditë, ai më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë të përsosur, unë shkova në spital për provë dhe ata konfirmuan se isha 1 javë shtatzënë, dhe tani kam djali im i bukur dhe jam gjithashtu një shtatzëni tjetër tani, të gjitha falë jush Dr e bardhë, kontaktoni atë për të gjitha llojet e zgjidhjeve

    1) nëse doni të ktheni ish-in tuaj.
    2) nëse doni që magji të mbetet shtatzënë.
    3) nëse doni të ndaloni abortin.
    4) nëse doni të jeni të dashur nga dikush.
    5) magji për të kuruar të gjitha llojet e sëmundjeve ose sëmundjeve.
    Dhe të tjerët.
    ai është më i miri dhe shumë i vërtetë ,. wightmagicmaster@gmail.com. WhatsApp: +17168691327

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  2. Përshëndetje të gjithëve që kanë nevojë për ndihmë,
    Unë dua t'ju prezantoj agimin e nënës, ajo mund t'ju ndihmojë të zgjidhni problemet tuaja.

    Nëse dëshironi që Herb të mbetet shtatzënë.
    Nëse doni që magjia të sjellë përsëri ish/të dashurin tuaj.
    Nëse doni që paratë të vijnë gjithmonë tek ju.
    Nëse dëshironi që biznesi juaj të rritet.
    Nëse doni që dikush të humbasë pas jush.
    Nëse doni një ritual të menjëhershëm të parave.
    Dhe E.T.C. NTHERNA DAGN mund t'ju ndihmojë edhe për të shëruar çdo lloj sëmundjeje, ajo është një shtrigë e fuqishme, ajo më ka ndihmuar mua dhe shoqen time në mënyrë të shumëfishtë, mund ta kontaktoni me email. dawnacuna314@gmail.com. WhatsApp: +2348032246310

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  3. Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi i ndihmoi njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa të kontaktoj me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
    *Nëse doni të mbeteni me barrë.
    *Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
    WhatsApp: +2348032246310

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  4. Çdo problem ka një zgjidhje kur gjeni atë të duhurin
    Njeri !! Mos kini frikë, është një magjistar i madh dhe ai që zgjidh problemet shpirtërore,
    Problemet e dasmës, prishja e shtëpisë, pamjet e çastit
    sukses, rikuperoni atë që keni humbur, etj WhatsApp +19737553810
    E -mail. zoomatemplegoddess@gmail.com.
    Problemet tuaja do të zgjidhen menjëherë. Bëni sa më poshtë:
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë me dashurinë e humbur
    3) Formulat e divorcit
    4) formula të çiftëzimit
    5) Drejtshkrimi i detyrueshëm.
    6) Thyej magjitë
    7) Dëboni një ish të dashur
    8.) Do të promovoheni në zyrën / llotarinë tuaj. (9) ne ju japim fuqinë për të zhdukur (10) fuqinë për të komanduar trupin (11) fuqinë për të krijuar pasuri (12) unazën magjike për të kontrolluar gjithçka. (13) nëse doni të mbeteni shtatzënë (14) nëse doni të martoheni (15) nëse dëshironi që dëshira juaj të realizohet (16) magji rituale për të mbetur shtatzënë (17) magji martese për të marrë partnerin tuaj të ëndrrave.

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  5. Unë kurrë nuk kam besuar në gjërat në internet, por isha duke kërkuar dëshpërimisht një zgjidhje për të mbetur shtatzënë për burrin tim pasi doktori im më tha që nuk mund të mbetem shtatzënë, u drejtova te Dr, Dawn acuna nga shoqja ime më e mirë që punon në të njëjtën zyrë. me mua, i shpjegova gjithcka Dr dawn acuna dhe ajo me premtoi se do me ndihmonte dhe ajo me dha disa instruksione te cilat i bera gjithcka perfekte pastaj shkova ne spital pas 3 jave dhe per habine time doktoresha me tha qe jam 1 jave shtatzene deri tani une keni një vajzë të bukur, falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë nëse keni ndonjë vështirësi,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të bashkoheni me burrin tuaj.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
    *Nëse dëshironi magji për fat të mirë.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Dhe etj
    Ajo është personi i përsosur për t'ju ndihmuar të më besoni. Kontaktoni me Whatsapp-in e saj: +2348032246310
    Email { dawnacuna314@gmail.com }

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  6. Filloi me keqkuptime të vogla pas të cilave më tha se do të ishte mirë të bëja një pushim, që mendoj se u kthye në një ndarje. Ai nuk më kërkon më. Më trishtoi sepse ishim bashkë që në shkollën e mesme dhe ai ishte dashuria ime e parë dhe e vetme. Kërkova ndihmë në të gjithë internetin dhe pashë kaq shumë njerëz që postonin dëshmi për Dr DAWN, mora kontaktin e tij përmes një prej komenteve dhe fola me të për situatën time dhe ai shpjegoi procesin e pajtimit dhe se si do të më ndihmojë pajtohu me të për tri ditë. Kanë kaluar saktësisht 3 muaj që kur e kontaktova tani dhe gjithçka ishte perfekte dhe më duhej ta postoja këtë sepse ai meriton të gjitha fjalët e duhura për të më ndihmuar.
    Ai është WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ΑπάντησηΔιαγραφή