Τρίτη 19 Οκτωβρίου 2010

Ushqimi në adoleshencë

Adoleshenca është një fazë e ciklit të jetës ku ka problematizuar jo vetëm prindërit,por edhe specialistët e shëndetit.
Kërkesat e ushqimit të adoleshencës ndikohen fillimisht nga zhvillimi fiziologjik,por njëkohësisht edhe nga zhvillimi i menjëhershëm.Adoleshenca është kryesisht një shtyrje,me ritje të peshës dhe të gjatësisë dhe ndryshime në përbërjen e trupit,të cilat përfundojnë në ritjen e masës muskulore,në ndryshime dhe shpërndarje të yndyrës dhe në zmadhimin e organeve kryesore.
Kujdesi ushqimor përfshin zhvillimin e menjëhershëm,pjekjen si dhe ndryshimet psikoshoqërore.Në zhvillimin e adoleshencës duhet të meret parasysh:intesiteti i zhvillimit,kohëzgjatja dhe ndryshimet që paraqiten ndërmjet dy gjinive për sa i përket fillimit të tij.Një vajzë adoleshente ka zhvillim të menjëhershëm ndërmjet moshës 10-13 vjeçe,kurse një djalë adoleshent ka zhvillim të menjëhershëm ndërmjet moshës 12-15 vjeç.Në këtë periudhë zakonisht përfundon zhvillimi i menjëhershëm për gjatësinë,por edhe për peshën.Kjo periudhë jep afërsisht 15% të gjatësisë përfundimtare dhe 50% të peshës përfundimtare.Meqënëse kërkesat ushqimore lidhen drejtpërdrejt me ritjen e menjëhershme të masës trupore,është logjike që kërkesat më të mëdha ushqimore shfaqen gjatë vitit të fundit të zhvillimit të madh.
Njerzit,të cilët janë në kontakt me adoleshentët dhe meren me edukimin e tyre duhet të jenë të qartë në lidhje me atë si mendojnë adoleshentët.Gjatë asaj periudhe të zhvillimit dhe të pjekurisë,atletët adoleshentë mund të njohin bazat në lidhje me sportin që bëjnë,por njëkohësisht janë shumë të paduruar që të arijnë rezultate të larta.Shpesh adoleshtët mobilizojnë çfarëdo që duhet që të arijnë qëllimn e tyre pa u shqetësuar për pasojat.Qëllimi final i adoleshentëve atletë është të bëhen të “mëdhenj,të shpejtë dhe të fortë”,kurse vajzat adoleshente duan të bëhen “si modele”.Kështu,të mësosh tek adoleshentët shkaqet që influencojnë në shëndet dhe në rendimentin e rezultateve sportive është shumë e rëndësishme.
Studimet kanë treguar që nëqoftëse pedagogët dhe trainerët janë burimi i parë i të dhënave ushqimore për adoleshentët,njohuritë që kanë adoleshentët në lidhje me çështjet ushqimore është poshtë mesatares.Edukimi i tyre rekomandohet dhe bëhen përpjekje në shkallë botërore.

Ç'farë e shqetson adoleshentin?

Një nga çështjet më të rëndësishme që e shqetëson adoleshentin është pamja e tij.Shpesh vërehet çoroditje dhe birësohen mendime të gabura në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me paraqitjen,si pesha,trupi dhe paraqitja e trupit.Disa sporte japin shëmbuj të gabuar (si p.sh gjimnastika,kërcimi etj) që falenderojnë atletin për pamjen e tij.

Pesha trupore
Adoleshenca është një periudhë e menjëhershme dhe e paparishikuar zhvillimi.Që një adoleshent të ketë një mendim në lidhje me peshën e tij,ekzistojnë tabela që përcaktojnë peshën në lidhje me gjatësinë,gjininë dhe luhatjet që shfaqen në çdo stad të adoleshencës.
Gjatë periudhës së garave sportive atletët adoleshentë dhe kryesisht ata që meren me sporte klasfikimi në varësi nga pesha e trupit si dhe sporte të pamjes së jashtme,mund të mundohen të ulin peshën e tyre.Në studime që u bënë në atletë dhe atlete adoleshentë u gjendën që njohuritë në temat e ushqimit janë më të mira nga përzgjedhja e tyre në ushqime gjatë periudhës së dietës.Në të tilla raste ndikimet në shëndet janë të dukshme.
Vetëm pak rënie të peshës së përgjithshme nga 1%-3% për arsye të humbjes të lëgjenve ndihmon në rendimentet atletike.Nga ana tjetër,dobësimi fizik ,çregullimet e zemrës dhe koha e madhe e ripërtëritjes nga dëmtimet janë simptomat më të shpeshta.Adoleshentët që përdorin të tilla praktika në klima të nxehta dhe të ftohta,kanë ritje rreziku për atak zemre.Akoma dhe ato praktika kur kombinohen me të tjera zakone të adoloshentëve,si të rinë zgjuar deri vonë në darkë dhe të hanë në “këmbë” lodhin dhe dobësojnë sistemin imunizues.
Adoleshentët duhet të njohin pasojat që lidhen me përdorimin e të tilla praktikave të humbjes së peshës.Gjithashtu,shumë e rëndësishme është përcaktimi i qëllimeve llogjike.Adoleshentët që vendosin qëllime,pa një mbikqyrje është më e mundur të përdorin disa nga taktikat që përmendëm.Udhëzime për krijimin e një plani të mirë janë këto:
Të preferoni biseda të hapura,por edhe private për tema që i përkasin peshës së trupit me njerëz që adoleshenti njeh si shok dhe mbështetës të tij.
Të bëhen plane realiste,të cilat mund të realizohen në 2-3 muaj.
Të arsimohen me regullat e ushqimit të shëndetshëm dhe si të marin lëndët e nevojshme ushquese.
Të mësojnë që të humbasin peshë ngadalë (0,5-1kg/javë), nëqoftëse është e nevojshme.
Të përdoren tipe ushtrimesh që ndihmojnë në diegien e kalorive,nëqoftëse është e nevojshme.
Të mësojnë të jenë realista në lidhje me ruajtjen dhe humbjen e peshës në atë periudhë të jetës së tyre.

Trupi

Interesi si është pamja e adoleshentëve shpesh është hiperbolike,kurse përpjekja për për humbje peshe shpesh bëhet një ide këmbëngulëse.Për këto arsye,shfaqja e çregullimeve,si mungesë oreksi dhe ata që hanë shumë,në adoleshentët është afësisht 1%-5%.Adoleshentët atletë në sasi 1%-39% shfaqen çrregullime ushqimore ose çregullime në peshë.
Në bazë të një studimi 34% të adoleshentëve e kujtojnë veten e tyre shumë të shëndoshë dhe 40% përpiqen të humbasin peshë.Kështu,në lidhje me stresin dhe presionin psikologjik që të arihet në ndonjë peshë të caktuar,shfaqja e mungesës së oreksit dhe ata që hanë shumë,në adoleshentët atletë është plotësisht e justifikuar.Çregullimet ushqimore mund të krijojnë lodhje në vite dhe vonesë në zhvillim,rënie të sheqerit,të dobët ndaj viruseve dhe rrezik të ritur të ostoporozës.
Për këtë arsye,adoleshentët atletë dhe jo vetëm,që dyshojnë që vuajnë nga çregullime ushqimore duhet të marin ndihmë psikologjike.

Paraqitja e trupit

Adoleshentët atletë duhen të njohin vlerat tipike të masës muskulare dhe yndyrore,të ndryshimit të paraqitjes së trupit për atë sport me të cilën meren,analog me zhvillimin e tyre,humbjen e peshës dhe gjininë,pra koncepti i tyre sa më real,duke dhënë rëndësi në nevojat ushqimore të tyre.
Gjatë periudhës të moshës fëminore ekzitojnë ndryshime të vogla ndërmjet masës muskulore dhe yndyrore.Gjatë moshës adoleshente vajzat marin 15 cm gjatësi dhe 16 kg peshë,kurse djemtë 20 cm gjatësi dhe 22 kg në peshë.Vajzat synojnë të marin yndyrë dhe muskuj,kurse djemtë muskuj dhe të humbasin yndyrë.Duke spjeguar ato ndryshime mund të udhëheqim adoleshentët në drejtim të koncepteve më realiste.Gjithashtu, është e rëndësishme kur bisedojmë me adoleshentët për trupin t'i japim përparësi masës muskulore dhe si ta risim atë,jo për masën yndyrore dhe si ta zvogëlojmë.


Përkthyer nga revista “30 ditë shëndet”










Plotësues ushqimor dhe të moshuarit


Në prill 2008 u publikua një studim për rolin e plotësuesve ushqimorë në shëndetin e njeriut.Studime të ndryshme janë bërë,por rezultate përfundimtare janë kundërshtuese.Por ky studim vuri në shenjë një grup njerzish që marja e plotësusve është shumë e shpeshtë:Njerzit e moshës së tretë.
Në këtë studim në fillim u ekzaminuan njerëz me moshë 75 deri në 80 vjeç në 15 qytete të vogla të Europës.Interesi i këtij studimi ishte se u ndoqën për 10 vjet pjesmarësit në të dhe u ekzaminuan konsumimi i plotësuesve ushqimor dhe të çfarëdo lënde ushqyese, zvogëloi vdekjet e shpeshta të çfarëdo shkaku patologjik.Interesant është fakti që nga një studim paraprak në të njënjtat qytete,u duk se në ato mosha ekziston mungesë të lëndëve ushqyese,si vitamina B6, vitamina B12 dhe vitamina E.Vetëm 13% e të pyeturve përdornin plotësues ushqimor për përballimin e atyre mungesave.
Më shumë preferencë në plotësues ushqimorë u dukntë kishin ata që pinin duhan.Ky fakt duket logjik, mesa duket në popullatë ka kaluar mendimi që ndoshta mungesat që krijohen nga pirja e duhanit lehtë mund të mbulohen nga përdorimi i një plotësuesi.Preferenca e atyre që pinin duhan ishin kryesisht në vitaminat B1,B2,B6 dhe C.
Ky studim tregoi që në 10 vjet që ndiqen plotësuesit ushqimor nuk kishin asnjë veprim në zvogëlimin e vdekjes të çdo shkaku.
Si përfundim do të thoshim,që përdorimi i plotësuesve në moshat e mëdha nuk u pa të kishte ndonjë përfundim pozitiv në vdekje nga çdo lloj shkaku.Duke folur më thjeshtë, duket që plotësueset e vitaminave nuk ndihmojnë në jetëgjatësinë e njerzve të moshës së tretë.

Përkthyer nga revista “30 ditë shëndet”





Gjëndja psikike nën vartësinë e cigares

Eshtë e sigurtë që pirja e duhanit është një zakon shumë i keq.Tymi i duhanit ka 19 lëndë kanceroze që njihen,më shumë se 2000 lëndë kimike dhe nikotinë (C10H14N2).Në bazë të studimeve të universitetit të Masahusetit ndjeshmëria në nikotinë vinë në mënyrë të shpejt,mbas disa ditëve të pirjes së cigares akoma dhe për një numër të vogël cigaresh.Në bazë të studimit,simptomat e vartësisë nga nikotini paraqiten në shumë pirës cigaresh përpara se ata të fillojnë pirjen e cigares.Nga 700 djem të moshës 12 dhe 13 vjeç më të shumtët kishin ndjeshmëri tek nikotini pothuajse menjëherë.Studiues anglezë përmendin që nikotini është njësoj si heroini dhe kokaini,cigaret janë prodhime që i japin përparësi nikotinit.Dy në tre veta që pinë duhan deklaruan që duan të ndalojnë pirjen e cigares,por pak janë ata që e realizojnë pa ndihmë.
Me regulla mjeksore do të përshkruajmë vartësinë trupore që shkaktohet nga cigarja si një gjëndje përshtatje të sistemit të nervave nga përdorimi i nikotinës dhe është një përfundim i pritshëm që shfaqet shumë shpejt,pothuajse në fillim të përdorimit.Nikotini është një substancë kimike,një lloj alkali që shkakton shumë kunërveprime në organizmin e njeriut (ka veprim toksik).Kur thithim (marim frymë) hyn në gjak dhe shumë shpejt shpërndahet në të gjithë trupin,në lëkurë,në muskuj,në sistemin periferik nervor dhe në tru.Truri i duhanxhiut “mëson” të jetojë dhe të veprojë me një dozë të caktuar nikotini në ditë.Vartësia psiqike është një sindrom që karakterizohet nga ana psikologjike e detyruar e përdorimit të cigares,duke mos marë parasysh për dëmtimet që shkakton.
Ndezim p.sh një kur gryka dhëmbë,kemi temperatur ose dhimbje koke dhe njohim më pëpara që do të na dëmtoj.Gjithashtu cigarja shkakton dhe lehtësim.Ajo do të thotë që me kalimin e kohës zvogëlohet veprimi i nikotinës.Duhanxhiu do gjithnjë e më shumë nikotinë që të ketë të njënjtën “sasi kënaqësie”.Mvarja trupore dhe psiqike që përmendëm vështirë ndahen dhe ndarja e tyre është më shumë teorike sesa praktike.Nga studimet e seksionit të psikoneuroansologjik të Universitetit të Harvartit është treguar që ka mvartësi intelektuale dhe psiqike në doza të barabarta në çdo duhanxhi,kurse paralelisht çdo duhanxhi mvaret me mënyrë të ndryshme dhe intesitet të ndryshëm nga cigarja dhe nikotini.Reziku dhe ndjeshmëria riten analog me numrin e cigareve,periudhën e pirjes së cigares dhe disa faktorëve të tjerë.Vitet e fundit bëhet një përpjekje në shkallë botërore që të nxiren në pah pasojat e pirjes së cigares në shëndet.Rekomandohet me çdo mënyrë dhe me çdo mjet kufizimi i atij zakoni të dëmshëm për shëndetin.Në Europën e Bashkuar në çdo ekspozitë të saj në kuadër të programit ”Europa kundër kancerit” çojnë në marjen e metrave që kanë si qëllim uljen e konsumit të cigares.Qëndra të ndryshme kërkimore,çdo ditë zbulojnë veprime të ndryshme në shëndet.Pirja e duhanit përbën një temë diskutimi në çdo konferencë Botërore të Shëndetit.
Por,asnjë konferencë nuk u muar sidomos me këmbëngulje për metodat farmaceutike dhe jo farmacetike që ndihmojnë në prerjen e cigares.Akoma dhe organizatat që janë kundër pirjes së duhanit injorojnë metodat që ndihmojnë në prerjen e cigares.

Përkthyer nga revista “30 ditë shëndet”.




Treguesit e mbipeshës

Mbipesha është një sëmundje që në ditët tona ka marë përmasa epidemike.Në bazë të të dhënave dhe statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetsisë më shumë se një miliard në të gjithë botën janë më shumë nga pesha që duhet të jenë,pothuajse 300 milion janë klinikisht shumë të shëndoshë.Katalogu i sëmundjeve që shoqërohen me shëndetin shumë të madh është i gjatë,si diabeti,presioni i lartë i gjakut (tensioni),ataku në zemër dhe gurtësimi i artrieve të përbëjnë vetëm disa shëmbuj.
Të ruajmë vazhdimisht peshën tonë trupore në nivele fiziologjike është shumë e rëndësishme nëqoftëse duam që të ruajmë shëndetin tonë.Në përpjekjen tonë një ndihmë të rëndësishme japin treguesit e ndryshëm.Ata tregues llogariten me bazë disa karakteristika të trupit tonë (gjatësia,pesha,perimetri i mesit dhe vithjeve) dhe na tregojnë (gjithmonë dëshmuese) sesa kilet e tepërta dhe yndyra trupore kanë kaluar kufirin e lejuar.

Treguesi i masës së trupit

Treguesi i masës së trupit (TMT ose BMI në anglisht) na tregon se sa pesha e një personi smanget nga ajo që quhet fiziologjike ose e dëshiruesme (TMT=25),në lidhje me peshën e tij.U propozua në 1830 nga Belgu matematicien statisolog Adolphe Quetelet,i cili futi statistikën në shkencat shoqërore.TMT filloi të kërcënoj shëndetin e banorëve të botës Perëndimore.Ai tregues përbën një vegël të thjesht dhe të kënaqshme,që lejon studiusit të afrohen me një mënyrë relative dhe objektive,problemet që lidhen me peshën e trupit dhe ushqimin.
Treguesi i masës së trupit nuk është objektiv me kuptimin e pastër shkencor,sepse nuk mer parasysh faktor të tillë si përshembull masën e skeletit dhe masën e muskujve të një personi dhe ka tendecën të paraqesë personat e gjatë më të shëndoshë se janë në realitet.Për këtë arsye duhet të marim parasysh që të dhënat që na jep janë dëshmuese dhe janë më të sakta në personat që bëjnë jetë të ulur.

Llogaritja e TMT

Që të gjejmë TMT,duhet të pjestojmë peshën tonë në kile me katrorin e gjatësisë në metra.Përshembull nëqoftëse kemi 1.72 metra gjatësi dhe peshë 76 kile,atëhere:
TMT=76/1.72 x 1.72=76/2.95=25.76
Në bazë të Organizatës Botërore të Shëndetsisë,kufinjtë e TMT janë këto:








vlerësimi
TMT
Mungesë peshe
<18.5
Peshë fiziologjike
18.5-24.9
Mbi peshë
25-29.9
Mbi peshë tipi I
30-34.9
Mbi peshë tipi II
35-39.9
Mbi peshë tipi III
>40
Një person me TMT më të vogël se 18.5 konsiderohet i dobët ose ka ndonjë çregullim ushqimor ose ka ndonjë problem shëndeti.Tregues më i vogël se 15 tregon që vdes nga mosngrënia,kurse TMT më të vogël se 17.5 konsiderohet si gjëndje nervoze e mungesës së oreksit.
Në bazë të të dhënave statistike në 1994,54% e Amerikanëve ishin mbi peshë dhe 2% të atyre kishin TMT më të madhe se 40.Në 2007 65% e Amerikanëve ishin mbi peshë me sasinë e personave mbi peshë të tipit II të ishte 29%.
Duhet të sqarojmë këtu që për fëmijët TMT llogaritet njësoj si te të riturit,në vazdim llogaritet me bazë të vlerave tipike të fëmijve të të njënjtës moshë dhe gjinie.

Perimetri i mesit

Në burrat yndyra ka prirje të ngrumbullohet nga mesi e lart,domethënë në stomak,kurse te gratë nga mesi dhe poshtë,domethënë në vithe.Matja e perimetrit të mesit mund të na tregoj sasinë e yndyrës që është grumbulluar në barkun tonë.Matja bëhet kështu:qëndrojmë drejt dhe vendosim metrin në mes të distancës që përcaktohet nga pjesa e poshtme e brinjve dhe nga pjesa e sipërme e eshtrave të legenit (zakonisht ajo pjesë gjëndet pak më lart nga kërthiza).
Në burrat vlera fiziologjike janë më të vogla se 94 cm,kurse te gratë më të vogla nga 80 cm.Vlerat më të larta nga 102 cm te burrat dhe 88 cm te gratë tregojnë ritje të rezikut të shfaqjes së problemeve të shëndetit,që lidhen me ritje të yndyrës në trup.
Vlerat e ndërmjetme nga 94 deri në 102 cm për burrat dhe nga 80 deri në 88 cm për gratë,fshehin dhe ato ritje të mundësisë së shfaqjes së problemeve të shëndetit nga mbipesha dhe duhet të funksionojnë si shenjë reziku që të marim masat e nevojshme.

Arsyet e perimetrit të mesit-vithjeve

Tregues më i saktë përsa i përket tipit të shpërndarjes të yndyrës trupore dhe reziqet që fsheh mbi pesha për shëndetin tonë,vërtetohet arsyeja arsyeja e perimetrit të mesit tonë,në bazë të vithjeve tona (treguesi WHR=Wait-Hip Ratio).Që ta llogarisim dhe të masim perimetrin e mesit siç pamë më lart,si dhe perimetrin e vithjeve (pjesën më të gjërë të vithjeve) dhe në vazhdim pjestojmë ato dy vlera.
Përshembull perimetri i vithjeve=100cm
WHR=88/100=0.88cm
Si fiziologjike konsiderohen vlerat më të vogla se 0.75 për gratë dhe 0.85 për burrat.Shifra më të mëdha se ato tregojnë shpërndarje të yndyrës në organet e poshtme,të cilat siç e përmëndëm m
ë lart lidhet me ritje rreziku të shfaqjes së problemeve të shëndetit.Në tabelën e mëposhtme shikojmë shifrat të rrezikut relativ me bazën e perimetrit të mesit dhe të treguesit WHR:

Rezik mesatar Rezik i ritur

Burra Perimetri i mesit >94cm >102cm
Treguesi WHR >0.85cm >1.0

Gra Perimetri i mesit >80cm >88cm
Treguesi WHR >0.70cm >o.85
Vlen të përmendim këtu që në bazë të studimeve që janë bërë,si gra më tërheqëse konsiderohen gratë me tregues WHR 0.75.

Si objektiv janë treguesit?

Treguesit të cilët i përmëndëm në këtë shkrim nuk janë plotësisht objektiv,sepse:
Nuk marin parasysh parametra të tjerë të ndryshëm (si treguesi TMT).
Mund të bëhen gabime gjatë matjes (perimetri i mesit,treguesi WHR).
Ekzitojnë kundërshtime në lidhje me vendin e saktë në të cilën duhet të bëhet matja.
Çdo njeri është një rast i veçantë,se faktorë të tjerë të ndryshëm mund të veprojnë rëndë ose në kunërt ta ruajnë.Përshembull,mund të të përmëndim trashëgimin,pirjen e cigares,nëqoftëse bën një jetë të ulur ose nëqoftëse bën gjimastik,ambienti në të cilën jeton dhe punon,sesa i stresuar është,nëqoftëse bashkëekzistojnë ose jo probleme të tjera të ndryshme të shëndetit etj.
Eshtë logjike të ekzistojnë vazhdimisht kundërshtime për cilat nga shifrat janë fiziologjike ose për të cilin tregues është më objektiv.Nga ana tjetër,duhet të njohim që kilet e tepërta dhe shëndoshja e madhe është vërtetuar që fshehin rezik për shëndetin tonë.Ata tregues mund të mos jenë plotësisht të saktë,nuk pushojnë të na lajmërojnë kur kemi kaluar disa kufinj që shëndeti ynë të mos rezikohet nga sëmundje të ndryshme të rënda.Akoma dhe nëqoftëse ajo nuk është plotësisht e saktë,ne nuk humbasim gjë të marim masat e përshtatshme dhe të ndjekim një mënyrë jetese të shëndetshme.Në çdo rast do të dalim të fituar.

Përkthyer nga revista “30 ditë shëndet”

Pse kjo mosperfillje ndaj Shqiperise dhe shqiptareve?

PSE KJO MOS PËRPËRFILLJE NDAJ SHQIPËRISË DHE SHQIPTARVE?
 
PARA DISA KOHËSH NJË TELEVIZION PRIVAT,KUR JEPTE REZULTATET E NDESHJEVE TË KOMBËTARË NUK E PËRMËNDI FARE REZULTATIN E KOMBËTARES SHQIPTARE,KUR NË GREQI JETOJNË E PUNOJNË ME QINDRA MIJRA SHQIPTAR.TË JETË RASTËSI?NUK BESOJ!E NJËNJTA GJË NDODHI ME KËNGËN Ë SHQIPËRISË NË EUROVIZION.SAJTI I EUROVIZIONIT E PARAQISTE KËNGËN E SHQIPËRISË SI PRETEDENTE PËR NË FINALE,NË NJË EMISION NË NJË TELEVIZION PRIVAT U PËRMENDËN TË GJITHA KËNGËT PRETEDENTE PËR NATËN FINALE,KURSE KËNGA E SHQIPËRISË,JO.
MË KUJTOHET QË NË VITIN 1997 NDAJ SHQIPËTARËVE FILLOI NJË FUSHATË RACISTE ME FLAMURTAR TELEVIZIONIN GREK.TELEVIZIONI NXIRTE NJERËZ ME ARMË NË DORË QË THOSHNIN QË DO TË MBROJMË PASURINË TONË NGA SHQIPTARËT,POR MË SKANDALOZJA ISHTE KUR THOTË NJËRI QË 90% E SHQIPTARËVE JANË KEQËBËRS.EMRI “ALVANOS”PËR GREKËT SIMBOLIZONTE HAJDUTIN,VRASËSIN ETJ. NUK THEM QË SHQIPTARËT KËTU NË GREQI KANË QËNË EGJËJ,POR EDHE GREKËT U KANË BËRË SHQIPTARVE SHUMË GJËRA,SIDOMOS NË KUFI KUR KALONIN SA QË NUK MUND T'I SHKRUAJ.OPERACIONI ME EMRIN POSHTËRUES “FSHESA” U NGJALLTE FRIKËN GJITHË SHQIPTARËVE.POLICËT GREKË NUK PYESNIN PO ISHTE GRUA SHTATËZANË,FËMIJË APO I MOSHUAR TË GJITHË PËR ATA ISHIN “KEQËBËRSA” DHE I FUSNI NË “KLUVË” PËR T'I ÇUAR NË BURGUN E POLICISË,QË ËSHTË E TURPSHME (PËR NJË VEND QË ISHTE NË EUROPË) KUSHTET NË TË CILAT MBAHESHIN.
U BË GREVA E URISË NGA PS DHE GREKËT NUK THANË ASGJË,QË NË GREQI PUNOJNË QINDRA MIJËRA EMIGRANTË SHQIPTAR DHE TË INFORMOHESHIN, (TELEVIZIONET GREKE FLISNIN SE ÇFARË KISHTE NDODHUR NË TAILAND), SHQIPËRIA ËSHTË KOMSHI E GREQISË DHE DUHET TË JAP LAJME SE Ç'FARË NDODH NË SHQIPËRI.POR MESA DUKET SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT NUK I LLOGARISIN,SE U DUKET VETJA MË SUPERIOR SE NE DHE NA QUAJNË NJERËZ QË NUK DIMË ETJ,ETJ.ATA NUK ARITUR AKOMA TË KUPTOJNË QË SHQIPTARËT JANË RACË E ZGJUAR OSE E DINË KËTË GJË DHE KANË FRIKË NGA SHQIPTARËT SE MOS U HAPEN TELASHE,SI ME ARVANITASIT,PRANDAJ DHE SILLEN KEQ ME SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT.NJË GJË DUHET TË KUPTOJNË GREKËT,QË SHUMICA E SHQIPTARVE QË PUNOJNË NË GREQI JANË TË ARSIMUAR DHE NJË PJESË ME SHKOLLËN E LARTË DHE BËJNË PUNË TË RËNDOMTA QË NUK DUAN SHUMË NJOHURI.PAMVARËSISHT SE NUK E DUAN APO JO GREKËT SHQIPËRINË DHE SHQIPTARARËT,SHQIPËRIA ËSHTË KOMSHI NATYRALE E GREQISË.GREKËT KUR SHQIPTARËT MARIN DONJË GJË TË RE BËHEN XHELOZË,SEPSE TË DUAN MË POSHTË SE VETJA.SHQIPTARËT KËTU NË GREQI JANË PUNËTORË,BËJNË PUNË QË NUK I BËJNË GREKËT.SA SHQIPTAR KËTU NË GREQI,VDIQËN DHE U DËMTUAN PËR GJITHË JETËN? QEVERITARËT TANË FLASIN PËR MARËDHËNIE TË SHKËLQYERA ME GREQINË.NUK E DI SA TË SHKËQYERA JANË,POR KUR PARALAMENTI I NJË VENDI RATIFIKON MARËVESHJEN E MSA I FUNDIT (KUR KËTU PUNOJNË ME QINDRA MIJËRA SHQIPTAR.),EKZISTON LIGJI I LUFTËS,TANI NË MARS NË PARADËN E TYRE KOMANDONËT E MARINËS GREKE PARKALOJNË DUKE KËNDUAR NJË KËNGË QË SHREPHTE RACIZMIN NDAJ SHQIPTARVE,MË PËRPARA USHTARËT GREKË NË NJË KËNGË QË KËNDONIN THOSHNIN QË ME ZORËT TUAJA DO TË BËJMË LIDHËSE KËPUCËSH ETJ,ME GJITHË KËTO DHE SA TË TJERA QË NUK I PËRMEND,SA TË SHKËQYERA JANË MARËDHËNIET?PËR TË VËRTETUAR SA TË SHKËLQYERA JANË MARËDHËNIET LE TË BËJNË NJË SONDAZH ME SHQIPTARËT QË PUNOJNË NË GREQI.
NË ECIKLOPEDINË E TYRE NA QUAJNË “TURQALVANI” DHE NGA ASNJË NUK ËSHTË BËRË GJË PËR TË PROVUAR TË KUNDËRTËN.FAJIN E KANË QEVERITË SHQIPTARE QOFSHIN ATO SOCIALISTE APO DEMOKRATIKE.JANË TREGUAR SERVILA KARSHI GREKËVE NGA FRIKA SE MOS KTHENTE QINDRA MIJRA SHQIPTAR QË PUNONIN NË GREQI.NË FUND TË FUNDIT NUK PAGUANIN PA BËRË PUNËN SHQIPTARËT,GRATË SHQIPTARE I ”SHKRIMBËN” SHTËPITË E GREKËVE.SHQIPTARËT NDIHMUAN NË RITJEN E EKONOMISË GREKE,ASHTU SIÇ NDIHMUAN DHE NDIHMOJNË EKONOMINË SHQIPTARE.KËTË GJË E KA PRANUAR DHE ISH KRYEMINSTRI I GREQISË KOSTAS SIMITIS DUKE THËNË QË NË SAJË TË PUNËS SË EMIGRANTËVE U FUTËM NË EURO.GREKËT SILLEN KËSHTU VETËM ME SHQIPTARËT,SE ME TURKUN NUK JA U MBAN,KURSE MAQEDONASIT NUK LËNË TU CËNOHET ASGJË E TYRE (SADO JANË MË PAK SE NE NË POPULLËSI DHE TERITOR).GREQIA KA KOMSHI NATURAL SHQIPËRINË,POR GREKËT SILLEN SI PADRON NDAJ SHQIPËRISË.U DUKET VETJA SE JANË QËNDRA E BOTËS,POR TË VLERËSOSH VETEN DHE TË NËNVLERSOSH TJETRIN ËSHTË INJORANCË.
GREKËT SILLEN KËSHTU NDAJ SHQIPTARËVE ,MENDOJ UNË, SEPSE DHE POLITIKANËT SHQIPTAR JANË SERVILA ME QËNDRIMIN E TYRE KARSHI GREKËVE ,DY PARTITË E MËDHA AKUZOJNË NJËRA-TJETRËN DHE KËTË E SHFRYTËZOJNË GREKËT DHE SILLEN NË MËNYRË TË POSHTËR ME SHQIPTARËT KËTU NË GREQI,JO TË GJITHË GREKËT KA DHE GREKË QË I VLERËSOJNË SHQIPTARËT.
NË SHQIPËRI HAPEN SHKOLLA PËR PAK VETA.PO NË GREQI QË KA QINDRA MIJËRA SHQIPTAR,PSE QEVERIA GREKE NUK HAP DHE AJO SHKOLLA PËR SHQIPTARËT?APO NË POLITIKËN KARSHI SHQIPRISË E KA SI PRIFTI:”MOS BËNI SI BËJ UNË,POR BËNI SI THEM UNË”.
VDEKJEN E TË RIUT NGA HIMARA,QEVERIA GREKE E BËRI PROBLEM.PO NË GREQI QË JANË VRARË DHE KEQTRAJTUAR SHQIPTAR NDONJËHER ME PA TË DREJTË,AMBASADOR DHE QEVERITË QOFSHIN KËTO SOCIALISTE APO DEMOKRATIKE NUK JANË ANKUAR?APO PËR JETËN E SHQIPTARËVE NUK PYETET?
NËQOFTËSE HIMARJOTI U VRA PSE FLISTE GREQISHT,SHUMË GABIM QË TË MIRET JETA E NJË NJERIU PSE FLISTE GREQISHT,JEMI NË DEMOKRACI DHE ESHTË E DREJTA E TIJ TË FLAS CILËN GJUHË I PËLQEN ,POR NDËRHYRJA E QEVERISË GREKE PËR KËTË PROBLEM ESHTË SHUMË E GABUAR,KUR HIMARA NUK NJIHET SI MINORITET.
PËRPARA SE TË SHPALLTE PAVARËSINË KOSOVA THOSHTE:SHPALLJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS DO TË SJELLË DESTABILIZËM NË BALLKAN,POR KANË KALUAR DY VJET NGA SHPALLJA E PAVARËSISË DHE DESTABILIZËM NË BALLKAN NUK PO SHIKOJMË,ASHTU SIÇ THOSHTE GREQIA.GREKËT VAZHDOJNË SOT E KËSAJ DITE MOS TË NJOHIN PAVARËSINË E KOSOVËS EDHE PSE GJYKATA E HAGËS E QUAJTI TË LIGJSHME SHPALLJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS.SI NJË VEND ANËTAR I BE-S DHE NJË VENDI KU LINDI DEMOKRACIA NË VEND QË TË NJIHTE KOSOVËN,MBËSHTET SERBËT,PRA NUK VEPRON SI ESHTE E DREJTA,POR NË BAZË TË INTERESAVE.

poezi të përkthyera

Jorgos Seferis

Refuzimi


Në bregdetin e fshehur
të bardhë si një pëllumb
etje kishim një mesditë
Por uji është i njelmët.

Mbi rërën e artë
shkruajtëm emrin e saj
mirë që fryu puhija
dhe u fshi emri i saj

Me ç'farë zemre e frymëzimi
ç'farë shprese e ç'farë pasioni morëm jetën tonë gabim
dhe ndëruam jetë.


Jorgos Sarantaris
 
Flas
 
 
Flas sepse ekziston nje qiell që dëgjon
Flas sepse flasin sytë e tu
Nuk ekziston det, nuk ekziston vend
Kur sytë e tu nuk flasin
Kur  sytë e tu flasin  unë kërcej
Pak gjelbërim shkelin këmbët e mia
Era fryn dhe na dëgjon.
 
 

 Kush i çmendur nga dashuria është ?


Kush i çmendur nga dashuria është ?
le të bëjë gropa në të gdhirë
të vemi atje të pimë
shiun.
me që ne , nën çdo çati strehohemi
Në çdo oborr
Era kapistron qiellin
pemët
dhe toka shterpë
brënda nesh fundoset .





Kostis Palamas
Udhëtimi


Më shtrëngon vuajtja si lak në qaf
dhe brënda në zemër më duket si gjarpër.
Çuditërisht dua të filloj udhëtimin,
pa përfundim.

Rrugën ngandalë të përshkoj
por asgjëkundi dhe kurrë të mos qëndroj,
frymë të mos gjej,të gjitha t’i ngatëroj
me botë të verbër dhe të heshtur.

Të ndjej rrotull sheshe të shkreta,
shtëpi të mbyllura,oxhaqe të shuajtura
lart të mos ndriçojë asnjë yll,
dhe poshtë asnjë grua.

Në qoftëse gjendem në një udhëtim të tillë,
Pa përfundim,shkretëtirë,në një vend të panjohur,
Nuk do kem dëshirë të tepërt si tani,
E dashur,nga ty humba!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
Jorgos Saradaris
Ishte një grua, ishte ëndër…

Ishte grua, ishte ëndër ,ishin që të dyja
Gjumi më pengonte ta shikoja në sy
Por e puthja dhe gojën i mbaja
Si te ishte erë dhe te ishte mish
Më thoshte që më dashuronte, por nuk e dëgjoja pastër.

Më thoshte që dhimte po mos të rronte me mua
Ishte e zbehtë dhe trembësha për ngjyrën e saj
Çuditesha që ndieja shëndetin e saj
si shëndetin tim.

Kur u ndamë gjithmone natën.
Boshllëku mbuloi të ecurin e saj
Iku dhe gjithmonë haroja mënyrën e ikjes së saj.

Dita e re ndizej brënda meje përpara se të gdhihej
Ishte mëngjez kur këndoja.
Kur vetëm gërmoja
Dhe nuk e mendoja më atë.











Taqis Sinopulos
I djeguri

Shikoni hyri në flakë! tha njëri nga turma.
Kthyhen sytë shpejt.Ishte
në të vërtet ai që ktheu fytyrën
kur i folëm.
Dhe tani digjet.Por nuk theret ndihmë.


Guroj.Them të vete atje.Ta prek me dorën time.
Jam i  çuditëshëm si njeri.
Kush është ai që hidhet në flakë krenar?
Trupi i tij njerzor nuk i dhëmb?

Vendi këtu është i errët.Dhe i vështirë.Kam frikë.
Zjarin e huaj mos e trazo me thanë.

Por ai digjej vetëm.
Dhe sa zhdukej aq i shkëlqente fytyra.
Bëhej diell.
Në kohën tonë si në kohë të kaluara
Të tjerë janë brënda në flakë dhe të tjerët duartrokasin.
 



Arjiris Eftaliotis

Kënga e tavernës

Mer thikën pritëm dhe hidh copat e mia  në breg të detit,
Syri im!
Që nga çasti që më le, këtë botë neverita,
Dhe nuk shpresoj më për mirë. Humba.

Po vesh tani të bardhat e tua dhe florinjte e tu,
do të vije koha që do të vajtosh,  
kur do të qëndrosh në varrin tim të më thuash një ankesë,
Do të më gjesh dhe nëqoftëse dhëmb.

Mer flakë dhe më digj dhe bashkë me hirin tim,
në det të hapur ta shpërndash,
nazjaria ime Ipirotisa
Pyeta dhe më thanë që tjetër dashuron.


Jorgos Zalokostas
Puthja
Një bareshë dashurova, një vajzë lakmuese,
dhe e dashurova shumë,
isha zog që klithja,
dhjetë vjeç djalë.

Një ditë që rinim në barin me lulet e çelura,
-Maro, një fjalë do të them.
Maro, i thashë, të dua,
çmendëm për ty.

Nga mesi më rrëmbeu, më puthi në buzë
dhe më tha: -Për rënkimet, për dashurin e dhimbshme
Je i vogël akoma.

U rrita dhe e kërkoj…por tjetrin kërkon zemra e saj
dhe më haron mua të shkretin…
Por unë nuk e harroj
kurë puthjen e saj.



K.P.Kavafis

Qirinjtë
Ditët e ardhshme qëndrojnë përpara nesh
si një seri qirinjë të ndezur-
të florinjta, të ngrohta dhe energjike .

Ditët e kaluara pas ngelin,
një radhe e trishtueshme qirinjë të shuajtur
më të afërtat nxjerin tym akoma,
qirinjë të ftohtë, të shkrirë.

Nuk dua t’i shikoj më hidhëron pamja e tyre
më hidhëron drita e e tyre të kujtohem
Përpara shikoj qirinjtë e mi të ndezur.

Nuk dua të kthehem që të mos i shikoj dhe tmerrohem
sa shpejtë që radha e zymtë zgjatet
sa shpejtë që qirinjtë e shuar shumohen.







Taqis Varviciotis


Dëgjo fëmijtë

Dëgjo fëmijët qe gjëmojnë brënda në bodrum
Të shtypur nga retë e rënda
Që kanë zbritur mbi tokë

Kujto fërshëllimën e zgjatur të trenit
Ndarjen e ndritshme
Që jetove vetëm në ëndrat e tua

Ora e stacionit
Shënon prapë mesnatë

Dëbora bie papushim
Mbuluar të gjitha
Mbuluar akoma dhe fanarin e verdhë dhe të lagur të rrugës
Që rri pa gjumë vetëm tërë natën

Heshtja çan erën si një thikë
Dritat vajtojnë të grumbulluara
Në të fjeturën karocën e dimrit.


Janis Ricos
Greqia

Degë rushi të thyera, gurë, gjëmba dhe një shtambë.
Ara u shkretua. Mbyllur prej vitesh shtëpia.
Nuk u rikthye që atëhere Vangjeli.Prapa nga stalla
duket një pjesë deti, e kaltër e erët.
Kalin e tij e kishte shitur në ditë të vështira- një kalë i kuqë
me një vulë të bardhë në syrin e majtë.
‘Një pupël pulbardhe ra në degët e thara.
Në portë, përballet me plakën që thotë:
do regullojmë jetën tonë.Tjetri nuk foli.Shikonte tutje bënte kryqin
dhe ecte sikur do të takonte dorën e plakës ose atë pupël.