Σάββατο, 7 Νοεμβρίου 2009

Ditari i një emigranti

Ditari i një emigranti

Prolog


Kur ra regjimi komunist dhe fitoi demokracia dhe unë si gjithë të tjerët emigrova,”ashtu si shtegëtojnë dallandyshet për në vendet e ngrohta dhe rikthen përsëri kur ngrohet koha”.Kështu mendova edhe unë,por sot vazhdoj të jetoj akoma emigrant në Greqi.

E premte 3 maj 1991
Pasi mora vizë në Ambasadën Greke në Tiranë,u nisa me autobuz për në Sarandë,sepse do të ikja me anije për në Korfuz.I hipa autobuzit tek Stacioni i Autobuzave.Po largohesha nga Vlora ime e dashur,një nyje mu bë në grykë dhe sytë mu përlotën,sepse po ikja qyteti ku u linda dhe u rrita dhe po shkoja në një vend të huaj.Autobuzi kaloi Orikumin me bazën detare të Pashalimanit,Dukatin fushë dhe po ngjitej rrugës që vete në Dukat mal dhe në Llogara.
Rrugës me autobus për në Sarandë zogjtë që cicëronin në pemët e çelura më dukej “sikur më përshendsnin që po ikja”.Kaluam Llogaranë me ajrin e freskët nga pishat dhe pishën “flamur”,që është shpallur monument natyre dhe u shfaq plazhi “i virgjër” i Palasës.Pasi kaluam Palasën aritëm në Dhërmi me shtëpitë që dukeshin sikur të ishin ndërtuar mbi njëra-tjetrën.Autobuzi ecte dhe kaluam fshatrat Iliaz,Vuno dhe Himarë.Kur dolëm nga Himara na u shfaq pamja e mrekullueshme e Porto-Palermos me keshtjellën e saj,më duket e ndërtuar në kohën e Ali pashë Tepelenës,me tunelet e nëndetseve që mos t’i zbulonte”armiku”.Më përpara regjimi komunist nuk lejonte të kalonte asnjë makinë nga ajo rrugë,por të kaloje nga rruga tjetër që të çon në Pilur,sepse e quante “zone ushtarake”.Rruga për në Sarandë kalon në mes të fshatit të Qeparoit,në hyrje të fshatit rruga kalon mes ullinjve dhe portkalleve.Pasi lamë Qeparoin aritëm në Borshin e ujrave të shumtë dhe të kristaltë.Kur aritëm në Lukovë më bënë përshtypje tarracat me ullinj dhe agrume që ishin bërë me punë”vullentare”.Pasi kaluam fshatrat e Sarandës më në fund aritëm në Qafën e Gjashtës dhe me të kalur atë u shfaq qyteti i bukur i Sarandës.Në mbrëmje dola me kunatin.Qyteti i Sarandës dukej akoma më i bukur me dritat që vezullonin.Dritat në largësi dukeshin si yje,kurse dritat që reflektonin në detin e qetë jepnin një pamje mahnitëse.Të nesërmen do te ikja nga vendi im për në Greqi.Zemrën e kisha të rëndë që po largohesha nga vendi im dashur,por nga ana tjetër isha kurioz të shikoja zhvillimet e “sistemit kapitalist”siç thoshte propaganda komuniste.

E dielë 5 maj 1991
Nisem nga Saranda më datë 4 me anijen turistike “Petraqis”,anija çante detin e kaltër dhe mua më dukej sikur më “çahej zemra”që po largohesha nga vendi im dhe shkoja në një vend të huaj.
Pas një ore e ca arita në Korfuz dhe isha si i humbur,sepse për herë të pare dilja jashte vendit.Pyes për fshatin Perulladhes,sepse atje kishte ardhur dhe jetonte një mik i kunatit,që quhej Ilia dhe ishte nga Himara.Më thanë që autobus për në fshatin Perulladhes ka ditën e dielë dhe unë arita në Korfuz ditën e shtunë.Tek stacioni i autobuzave takova disa shqiptar.Meqënëse nuk kishte autobuz,u detyrova të kërkoj taksi.Pasi gjeta taksi,i hipi asaj dhe shkoj në fshatin Perulladhes,e cila është larg nga porti 40km.Përpara fshatit Perulladhes është fshati i Sidarit një fshat turistik me vila shumë të bukura,kishin ardhur dhe turistët e parë.Kur zbrita nga taksia pyes për mikun e kunatit,më treguan shtëpinë dhe vajta.Ju prezantova se kush isha.Pastaj dola me Ilian dhe vajtëm në Sidar.Gjatë rrugës për në Sidar,të cilën e bëmë me këmbë,sepse është afër nga fshati Perulladhes,më bëri përshtypje gjelbërimi i shumtë.Në Sidar takuam një pronar për punë,i cili më tha:unë i kam dhënë llafin një tjetri,megjithatë hajde njëherë nesër nga dreka.Puna që do të bëj nëqoftëse filloj te pronari,i cili quhet Aleks do të jetë kjo:turistët marin vetura me qira dhe unë do tu them disa gjëra në anglsht që kanë lidhje me veturat,pasi t’i sjellin unë do t’i fus brenda në garazh,do t’i pastroj do t’i kontrolloj për vaj dhe për ujë.





Qyteti i Korfuzit

E hënë 6 maj 1991
Dola nga shtëpia e Ilias bashkë me gruan e tij.Ajo vajti në punë(punonte si pastruese në një hotel),kurse unë bëra një shëtitje nga Sidari.Pashë edhe një herë vendin ku mund të punoja.Takova pronarin dhe më tha:hajde në darkë të pyesësh po do të fillosh punë.Vajta në darkë te pronari me një nga djemtë e Ilias dhe me tha: që të fillosh punë nesër.Pastaj vajtëm në një bar dhe pimë nga një portokaladhë,më qerasi djali i Ilias dhe u ktheva ne shtepi.Isha i gëzuar që gjeta punë menjëherë dhe nuk u sorollata për të gjetur punë,se edhe sorollatja të mërzit kështu nuk do t’i behesha barë mikut.Se e di sa e veshtirë është në një vend të huaj të kesh një njeri pa punë.


E martë 7 maj 1991
Atë ditë fillova punë.Pronari më tregoi punën që do të bëja dhe pastaj pastaj vazhdova vetë.Përveç punës që më tha pronari,bëra edhe disa regullime të tjera.Veturat janë të llojeve të ndryshme,por mua më pëlqeu më shumë nga të tjerat një veturë që quhej”Mini moke”,e ulët dhe e hapur.I thashë pronarit që babanë e kam mekanik makinash,po të duash të hapim një dyqan në Shqipëri dhe të shesim vetura të përdorura.Ai me tha që do të shkojmë në dhjetor në Shqipëri.


E mërkur 8 maj 1991
Pronari më pyeti nëqoftëse kisha patentë që ta përktheja në greqisht.Unë i thashë që nuk kam,por kam dipllomën e inxhinierit mekanik,e pa dhe më tha:me atë dipllomë mund të hapësh dyqan makinash,por nuk e dinte ai” i shkretë”, që diploma shqiptare nuk njihej në Greqi.
Pasdite kur bisedova me pronarin më tha: që kishte vajtur në Shqipëri në qytetet e Sarandës dhe të Gjirokastrës.Si është tani vendi juaj,kemi qenë ne në vitet 60.Unë kur isha i vogël shkoja zbathur në shkollë dhe mamaja më bënte triko me krunde mielli.U çudita shumë që nga i varfër u bë pronar në “sistemin kapitalist”,siç e mësuam në shkollë,kurse unë i “sistemit socialist”,megjithëse me dipllomë nuk u bëra pronar.I thashë gjithashtu që të shkojmë në Shqipëri të blejmë tokë dhe të ngremë një hotel.Nga Shqipëria ikën shumë njerëz,sepse vendi ishte i mbyllur për afro 50 vjet.Vendi atje është më i bukur se këtu,i thashë pronarit,uji i detit është i kthjellët,natyrë e bukur dhe e “virgjer”,por nuk ka dorë njeriu.Të huaj nuk më kujtohet gjermanë apo çekë propozuan që të ndërtojnë një teleferik që të lidh Dhërmiun me Llogaranë,por qeveria komuniste nuk pranoi.Po të pranonte ndihmën e të huajve,që propangada komuniste I quante “kapitalist”,Shqipëria do të ishte një “Zvicër” e vogël dhe shumë shqiptarë nuk do të iknin nga vendi i tyre.














Deti i Sidarit











Kanali d’amur në Sidar


E enjte 9 maj 1991
Sot vajta më shpejt në punë,meqë Sidari është në veri të Korfuzit dhe kur është kohë e kthejllët ,shquhen qyteti i Sarandës,mali i Çikës dhe qafa e Llogarasë.Kalova nga ana e detit për t’i parë më mirë,nga të gjitha shquhej më shumë mali i Çikës.Pas qafës së Llogarasë shtrihej Vlora dhe mua mu kujtuan vargjet e një kënge popullore që thotë:”Moj Vlorë e bukur në gropë”.Kur je larg vendit të mer malli për çdo gjë.
Pronari më tha: që mund të të gjej ndonjë biçikletë për të ardhur në punë.Bisedova me pronarin për të gjetur një shtëpi të mirë,sepse do të vinë gruaja dhe vajza,por ai më tha:që është vështirë për të gjetur shtëpi dhe janë shumë të shtrenjta,sepse është vend turistik.Ajo që më thotë pronari është mëse e drejtë,sepse këtu ka më shumë vila sesa shtëpi,megjithatë do të shohim një herë më tha.
Punën e kam dy herë në ditë.E filloj në orën 8 deri në 12 dhe pasdite e filloj në orën 5 e 20 minuta deri në orën 9-9.30.Kur kthem nga puna në orën 12 në shtëpi ri e dëgjoj Radio-Tiranën dhe më duket sikur jam në Shqipëri me njerzit e mi.Lajmet që dëgjoj te Radio-Tirana,flasin për entuziasmin e popullit me rënien e komunzmit dhe fitoren e demokracisë.Por fjalët që thotë Partia Demokratike do t’i mbaj?Të shohim?
Pasdite kur po pastroja makinat gjeta 30 dhrahmi.I mora dhrahmit dhe ja dhashë pronarit,por ai më tha që ç’farë gjen janë të tuat,por do të më thuash për çdo gjë që gjen.


E shtunë 11 maj 1991
Bisedova paradite me gruan e pronarit dhe i tregova një fotografi të vajzës.Më pyeti, po më ka marë malli për vajzën dhe për gruan.Unë i thashë- po,prandaj dua që të vinë,që të jemi bashkë.
Ajo më tha: që u kam dhënë shumë rroba shqiptarve.

E diel 12 maj 1991
Pronari më: tha që do të jap një shtëpi dhe nuk do të paguash qira.E lamë për të nesërmen që të shkonim të shikonim shtëpinë.Shkuam me pronari për të parë shtëpinë.Eshtë një shtëpi me “rrota”si ato që tërheqin makinat,me guzhinë,dollap dhe divane.

E hënë 13 maj 1991
Pastrova vendin nga barishtet ku do të vendosej shtëpia dhe hapa themelet për WC.Aty ku punoja më gjeti pronari.Kur po iknim rrugës më pyeti nëse isha pagëzuar.Unë i thashë që jam pagëzuar.Po nusja?më pyeti,ajo jo-i thashë.Atëhere,tha ai unë do të bëhem dy herë kumbarë për nusen dhe për çupën.Prandaj,kur të vinë të marin dokumentet e lindjes.

E martë 14 maj 1991
Sot punova për të bërë banjën.Hodha themelet dhe vendosa dy rradhë me blloqe.

E mërkur 15 maj 1991
U vendosa në një nga dhomat e vilës së pronarit.Aty do të qëndroj derisa të vinë anglezët,pastaj do të kaloj te shtëpia”makinë”.Vajta hëngra darkë me pronarin në një restorant kinez.Veja për herë të parë në një restorant kinez dhe më bënë përshtypje salcat e ëmbla dhe djegëse.
Pas darkës fola me vëllanë që është në Francë.E ka dërguar për studime, Instituti i Naftës që është në Fier.U çmalla dhe u bëra me “krahë”që fola me një nga njerzit e shtëpisë.Se kur je në emigracion pa njerzit e dashur e ndjen veten të vetmuar.

E enjte 16 maj 1991
Aleksi(pronari)më dha 10000 dhrahmi dhe më tha: që të blej në super market.Unë për herë të parë shikoja super market,regjimi komunist na kishte lënë mbrapa në shumë gjëra.Pasi psonisa vajta dhe bëra drekën,për drekë skuqa vezë,djath dhe sallam,bëra edhe një sallatë me domate.Kur po haja bukë mendoja:ah!sikur të ishte Arta, bashkë me vajzën.
Kur jam vetem dhe nuk merem me ndonjë punë,mendja me vete tek ju.Eshtë një gjendje e padurueshme të mos kesh njerzit e tu të dashur.Pres me padurim të vish t’i Arta, bashkë me Jolën,të përkedhel ty dhe Jolën.S’ka pasuri më të madhe se fëmija ynë,anglezët këtu mund të jenë të pasur,por nuk i kanë fëmijët si e kemi ne Jolën.
Mblodha përpara vilës lakra do t’i ziej nesër.Në punë erdhi njëri që shiste manjetofon,unë e pyeta kot dhe i bëra pazar.Aleksi më dëgjoi dhe më pyeti për sa i thashë.Pastaj hyri ai në pazar me të dhe i tha: tetë mijë dhrahmi,se do t’ja bëj dhuratë Aleksandrit,por ai nuk pranoi.

E premte 17 maj 1991
Meqënëse, në mëngjez vajta me vonesë në punë Aleksi më bleu një orë të madhe me zile,meqë unë i thashë që nuk kam orë.
Sot punova për të bërë WC.

E shtunë 18 maj 1991
Punova në një vilë të pronarit që ishte 4km nga Sidari.Vila kishte një kopësht me lule të shumëllojshme,të cilat unë e prashita dhe hoqa barërat e këqia,disa prej të cilave kishin erë të mirë.Duke prashitur lulet mblodha lakra që t’i ziej dhe t’i bëjë sallatë.

E dielë 19 maj 1991
Kur po pastroja makinat gjeta një palë këpucë me numër 42.Aleksi më tha që meri këpucët se janë të tuat.Në fillim kur fillova punë më kishte thënë se ç’farë do të gjesh janë të tuat,por për çdo gjë që gjen do të më thuash mua.Unë i thashë që janë të mëdhaja për mua,sepse unë numrin e këpucës e kam 40.
Në darkë fola me vëllanë(Andrianin) që është në Francë.

E hënë 20 maj 1991
Pasdite vajtëm në një lokal me Aleksin ku më qerasi.Më pyeti për Artën, nëqoftëse është në punë si dhe për punën time nëqoftëse e humbas dhe për probleme të tjera.Shkruajta një letër për shtëpinë dhe e dërgova me postë.Ku midis të tjerave shkruaja”Më ka marë shumë malli për ju dhe ndihem i vetmuar.Sistemi socialist në shumë gjëra na ka lënë shumë mbrapa”
Gruaja e Aleksit më solli disa rroba ku kishte pantallona,këmisha dhe një xhaket xhins.

E martë 21 maj 1991
Më ftoi Aleksi për drekë ,sepse është “jortia” ,siç e quajnë në Greqi e gruas së tij(festë fetare më duket se është dita e Kostandinit dhe Elenit dhe gruan e pronarit e quajnë Lenica). Një gjë që më ra shumë në sy, është se grekët janë shumë fetarë.Pronari i lokalit ku hëngrëm drekën,që ndodhet mbi garazhin ku punoj unë tha:që Aleksandri është djalë shumë i mirë dhe i urtë,këto fjalë ja aprovoi edhe Aleksi.Prandaj,kur të mbarosh punë pasdite të gjitesh në lokal dhe të pish një gotë birrë pa pare.

E mërkur 22maj 1991
Më sollën një traste me rroba ku kishte,3 palë pantallona,2 këmisha,1 xhup kadife,pantallona pune kominoshe si dhe 2 kantiere.

E enjte 23 maj 1991
Dëgjoj në lajme që kudo në Shqipëri kanë shpërthyer greva.Jam në merak për ju,sepse nuk po më mirni as telefon.
Aleksi është i kënaqur nga puna ime,sepse unë interesohem që turistët marin makinat me qira.Ai më tha: që do t’ja marësh dorën, do të mësoj anglisht ato pjesë të makinës që do t’ua spjegosh turistëve,meqë unë në shkollë kisha mësuar rusisht.
Fola në telefon me Andrianin dhe më tha që kishte folur në telefon me Artën,babanë dhe mamanë.U gëzova shumë që ishin mirë.Po pres me padurim kur do të vi, Arta me Jolën.
Në Sidar erdhi një shqiptar,meqënëse nuk kishte ku të vente e mora për të fjetur në dhomë,si mua që më mbështetën miqtë e kunatit edhe unë duhet ta mbështesja atë.Në bisedën që bëra me të më tha,që ishte nga Vlora,shtëpinë e kishte në Skelë dhe kishte marë dipllomën për doktor.

E shtunë 25 maj 1991
Po pres me padurim, të më telefonojnë nga shtëpia.Nuk e di, pse nuk po më marin?

E dielë 26 maj 1991
Lëviza shtëpinë se atje ku ishte e zinte dielli dhe çova poshtë një peme.Kur do të vi gruaja pesë dite do të hash drekë me ne, më tha Aleksi.Unë paradite nuk vajta në punë,sepse isha pak pa qejf dhe ai më pyeti, pse nuk erdha në punë paradite.

E martë 28 maj 1991
Sot punova dhe prashita kopshtin me lule të vilës ku rri unë.Në darkë mora në telefon vëllanë që studion në Francë dhe i dhashë prapë numrin e punës e prefiksin e Greqisë,sepse nuk ja kisha dhënë mirë.Vëllai nga Franca kishte marë telefon,por unë sapo kisha ikur nga puna.Në telefon kishte folur Aleksi dhe i tha që të marë nesër në orën tetë e mëgjezit.Kur vajta unë në orën tetë Aleksi më tha:hajde se do të të them një lajm të gëzuar,mori vëllai yt që është në Francë.

E mërkurë 29 maj 1991
Fola në telefon me vëllanë që është në Francë,më mori ai me numrin që i dhashë.I thashë: që të pyes Artën, nëqoftëse ka marë vizë dhe kur të vi të marë një çertifikatë të Jolës se do ta pagëzojmë.
Në mëgjez dallohej posta e marinës,rruga dhe kthesat e Fajeos,kurse pas tyre ndodhet Vlora dhe njerzit e mi të dashur.

E premte 31 maj 1991
Në mëngjez takova rastesisht një grek që shkonte në Sarandë.I thashë: që meqënëse do të shkosh në Sarandë të të jap një letër për kunatin që kam atje.Letrën nuk arita ta përfundoj,sepse erdhi autobuzi dhe e dërgova të pa përfunduar.
U mbyll muaji dhe unë akoma nuk jam paguar.I thashë Aleksit që dua të dërgoj disa gjëra në shtëpi dhe më duhen pare.Më tha që të vemi të psonisim bashkë në super-market, ç’farë do.Nuk e kuptoj pse nuk më paguan dhe pse duhet të vemi bashkë të psonisim?

E shtunë 1qershor 1991
Kam parë në ëndër Jolën dhe nuk e di si është?Vajti një muaj që kam ikur nga njerzit e mi te dashur.Më ka marë malli dhe i shikoj në ëndër.Eshtë hera e parë që jam larguar kaq kohë nga shtëpia.Letrën që ja kisha dhënë grekut e kishte lënë të hotel”Butrinti”,ku kishte fjetur dhe atje do ta merte kunati.
Gruaja e Aleksit më solli disa rroba,ku kishte pantallona dhe këmisha të cilat ishin shumë të përdorura.Kur vajta pasdite në punë,Aleksi më tha:që pse nuk erdhe të venim të psonisim për ato që do dërgoje në Shqipëri?


E diel 2 qershor 1991
Fola për herë të parë pas një muaji me Artën,me prindërit dhe me motrën.U gëzova shumë që ishin mirë.Më vonë më mori vëllai nga Franca.Isha shumë i kënaqur dhe “fluturoja” nga gëzimi.Kur më mori në telefon, Arta u ndërpre linja,qava dhe u preka shume.Letrën që u kam dërguar me postë nuk e kanë marë akoma.Vajta me gruan e Aleksit në super-market dhe bleva disa gjëra për t’i dërguar në Shqipëri.Aleksit i thashë që dua të dërgoj pare në Shqipëri.Unë i thashë për 5 mijë dhrahmi,por ai më tha që do të jap 10 mijë dhrahmi.Nuk e kuptoj pse nuk më paguan për punën,por jam detyruar që për çdo nevojë timen t’i kërkoj atij pare?Se di ku e ka qellimin që nuk më paguan?
Meqënëse do të shkojë një grua në Sarandë që është komshi me kunatin,bëra një letër për kunatin dhe për shtëpinë.

E hënë 3 qershor 1991
Mora fotografitë që kemi dalë(i shikoj here pas here, kur jam i mërzitur dhe “marë” forcë) dhe ja tregova Aleksit dhe gruas së tij(Lenicës).Për ty Arta, Lenica tha :që është e mirë,kurse Aleksi tha: që jeni ndryshe nga shqiptarët e tjerë.Nuk e di si i dallojnë shqiptarët dhe ku ndryshojmë ne nga shqiptarët e tjerë?
Aleksi më bleu një manjetofon që bënte 10000 dhrahmi.Në vend që të më jap rrogën më blen.Nuk e kuptoj ku e ka qëllimin?

E martë 4 qershor 1991
Vajta me Aleksin në Ajo Stefano.Eshtë një fshat i vogël turistik disa km nga Sidari.Aty më dhanë dylbi dhe pashë postën e marines,rrugët dhe kthesat e Fajeos,malin e Çikës si dhe fshatin Palasë.Sado që isha larg dylbitë mi sollën afër ato vende që i kam shkelur kur isha fëmijë.

E mërkurë 5 qershor 1991
Darkë hëngra me Aleksin në një restorant kinez.Gjatë darkës Aleksi më tha që ka dy vëllezër, një vëlla dhe një motër.Më pyeti se ç’farë do të blesh, për shtëpi Unë i thashë: që do blej frigorifer,televizor,sobë dhe kalorifer.I thashë: që paratë që do të marë dua t’i fus në bank

E enjte 6 qershor 1991
Bëra banjo dielli,meqënëse ndënja shumë në diell,u skuqa shumë.Shëtita në det me kanoe dhe biçikletë deti.Ishin gjëra shumë të mira,që ne në Vlorë nuk i kishim.Nuk e di arsyen që nuk i kishim?Meqënëse ata që jepnin me qira kanoet dhe biçikletat e detit i njihja mi jepnin pa pare.

E premte 7 qershor 1991
U bë plot një muaj, që kam filluar punë te Aleksi dhe akoma nuk më ka thënë gjë për rrogën.Nuk e di pse nuk më paguan?Lenica më bleu një pale atlete dhe një texhere për të gatuar.
Më kishte kërkuar Liljana(motra),por unë nuk isha aty.Nuk e di pse më kërkoi?

E diel 9 qershor 1991
Pres të flas në telefon me njerzit e mi të dashur.Më morën paradite në telefon,por nuk dëgjohej mire dhe do të marin prapë në orën 7 të darkës.
Jam shtrirë në krevat dhe dëgjoj Radio-Tiranën.Mendja më vete tek Jola,si do të jetë,sa është rritur,do të më njoh mua kur të vi këtu?Po Arta, gruaja ime e dashur,ç’farë bën sot?E ndjen mungesën time?Se unë e ndjej shumë mungesën e Jolës dhe të Artës.
Babai mori prapë në telefon,por unë prita shumë dhe pastaj ika.Fola në telefon me Andrianin.

E hënë 10 qershor 1991
Pashë në ëndër mamanë,Artën dhe Jolën.Jola mu duk,sikur ishte ritur dhe sa më pa mua u ngrit në këmbë dhe më përqafoi.
Sa here që shtrihem në krevat mendja më vete tek ju.Si jeni,ç’farë bëni?Nuk është gjë jeta pa njerzit e tu të dashur-Arta!Kur do të vi ajo ditë që të kem Jolën dhe ty në krahët e mi?
Aleksi më dha 10000 dhrahmi dhe më tha,që nuk duhet t’i prishësh,por t’i kursesh që të blesh ndonjë gjë,se je familjar.Kur do të vi gruaja këtu,do të vish të hash tek ne,kështu nuk do të prishësh pare.Unë sikur jam fëmijë dhe më meson Aleksi?Nuk e kuptoj ku e ka qëllim?

E martë 11 qershor 1991
Pashë në ëndër, Artën.Kaloi shumë vështirësi, për të ardhur te mua.Me tu takuar u përqafuam fort me njëri-tjetrin.Arta!Nuk e di në do të vish këtu?Une po pres nga dita në ditë,sepse vetëm nuk kalohet.Më ka mare malli për ty dhe për Jolën.Pse nuk më ke mare në telefon?

E mërkur 12 qershor 1991

Në ëndër pashë sikur isha në Shqipëri dhe u takova me të gjithë.Paradite më morën në telefon, Arta me mamanë,por unë nuk dëgjoja mirë dhe biseda u ndërpre.Arta dhe mamaja më thanë:pse nuk kisha dërguar më shumë gjëra për Jolën?Por unë nuk dërgova shumë gjëra gjëra, për Jolën,sepse pres që të vi këtu dhe dërgova për nipërit e mi dhe për mbesat e tua-Arta.
Dëgjova në radio, ndeshjen e futbollit të “Flamurtarit”me “Apolloninë”.U gëzova shumë, që “Flamurtari”doli kampion i vendit,e meritonte se kishte disa vjet që ishte në majat e futbollit shqiptar.Sa do të doja dhe unë të shikoja këtë deshje!
Lajmet i ndjek regullisht dhe jam i informuar për gjëndjen në Shqipëri.


E enjte 13 qershor 1991
Dëgjova në lajme, që PPSH ndëroi emrin dhe u bë PSSH,por emri u ndërua po njerzit, që përbënin PPSH ngelën po ata,problemi është të ndryshojnë ide.
Kur ri shtrirë dhe dëgjoj Radio-Tiranën më duket për një moment sikur jam në Shqipëri.
Kur do të vish Arta?Nuk ka kuptim jeta pa gruan e dashur.Pres nga dita në ditë, që të më thuash në telefon që more vizë.

E premte 14 qershor 1991
U futa në det, për herë të parë.Mbasdite aty ku punoja erdhi një dallandyshe,shpresoj se ardhja e saj do të më sjellë lajmin e mirë, të marjes së vizës nga Arta.Po pres nga dita në ditë, që të marë këtë lajm.
Para se të fle gjumë,në mendjen time xhiron vetëm një emër-Arta.

E shtunë 15 qershor 1991
Përditë shikoj me dylbi malin e Çikës,rrugët dhe kthesat e Fajeos.
Vajta për herë të parë me një shok shqiptar, në disko.Ndenjëm nja gjysëm ore dhe ikim.Të merej mendja nga dritat dhe nga zhurma.
Po pres të më marin në telefon, nga shtëpia.Të shohim nesër?Pres me padurim lajmin e marjes së vizës nga Arta.

E diel 16 qershor 1991
Fola në telefon me Andrianin.Edhe atë nuk e kishin marë në telefon nga shtëpia.Përse vallë?Andriani më tha,që ka dërguar një pako në Shqipëri.

E hënë 17 qershor 1991
Pardite, më morën telefon nga shtëpa,por unë nuk isha aty,kisha dalë me Aleksin.Grekja që punon aty më tha,që nuk dëgjohej mirë.Nuk e di kush mori Arta apo Liljana?Prita se mos më mernin në telefon mbasdite,por më kot.
Ç’farë po bëhet me ty, Arta?Kur do të vish këtu?Pa ty, më duket sikur jetoj kot.

E martë 18 qershor 1991
Kam parë në ëndër Artën.Ishte e shqetësuar dhe e zemëruar me mamanë.Nuk e di si do jetë?
Sot dukej më e qartë Fajeua dhe mali i Çikës.Pashë me dylbi Palasën, dukeshin 2÷3 shtëpi.
Mbasdite telefoni ra nja dy here, e ngrita receptorin,por asgjë.Të kenë marë vallë, nga Vlora?Nuk e di?
Dje, në darkë duke pastruar makinat gjeta, një palë syze dielli.Deri tani nuk ka ardhur njeri t’i kërkoj.Po nuk erdhi njeri t’i kërkoj do të më ngelen mua.
Bleva një palë shapka 600 dhrahmi.

E mërkur 19 qershor 1991
Dëgjova në lajme që Shqipëria u pranua në KSBE.Kjo është një gjarje e shënuar për Shqipërinë.Mbase tani do të ndryshojnë gjërat në Shqipëri?
Edhe sot, nuk më morën telefon nga shtëpia. Nuk e di se ç’bëhet? Përditë shikoj kalendarin dhe numëroj ditët që kanë ngelur për tu kthyer në Shqipëri, që të jem afër me njerzit e mi të dashur.

E enjte 20 qershor 1991
U bë një muaj e gjysëm që jam larg Artës dhe Jolës, prindërve dhe të afërmëve të mi të dashur.
I thashë Lenicës, që të më blej një pantallonë xhins, meqënëse do të vente në qytetin e Korfuzit,por kur erdhi nuk e kishte blerë.Të ketë haruar?! Nuk e di.

E premte 21 qershor 1991
Dëgjova në lajme ligjin mbi ndryshimin e dhënies së vizave.Besoj që kjo punë do të regullohet dhe Artën time të dashur dhe Jolën çupën time të bukur do t’i kem në gjirin tim.

E shtunë 22 qershor 1991
Në lajme dëgjova për ardhjen në Shqipëri te sekretarit të jashtëm të Amerikës Xhejms Bejkerit dhe ju bë një pritje madhështore.Kjo është një ngjarje tjetër e shënuar për popullin e shumëvuajtur shqiptar.Besoj se ardhja e tij do të kontriboj në zhvillimin e Shqipërisë në të gjitha drejtimet dhe nuk do të detyrohemi ne,që të lëmë familjet dhe të ikim në mërgrim.
Fola në telefon me Andrianin dhe më tha:që nuk ka folur me shtëpinë.Aleksi më mori një manjetofon tjetër,më i bukur se i pari.Dhamë të parin dhe morëm këtë me 12 mijë dhrahmi.Këtë ma bëri dhuratë, Aleksi,ka mundësi të më blejë një orë.Tëshohim?

E diel 23 qershor 1991
Nuk më morën telefon nga shtëpia.Nuk e di përse?Arturi më tha,që linjat ishin të zëna.
Në radio dëgjova këngën e refugjatit.Ajo thoshte,që refugjati gjithçka ka atje,por diçka i mungon.Ashtu është vërtet.Jeta pa fëmijën,gruan dhe të afërmit nuk të duket asgjë,Jola ime u bë 10 muajshe.Unë nuk e di si është bërë tani,ka filluar të flas,ka filluar të hedh hapat e pare?Kur do të vi dita që t’i kem në gjirin tim, Artën dhe Jolën?

E hënë 24 qershor 1991
Rifillova plazhin pas disa ditë ndëprerje.Kur futem në det dhe ri shtrirë mbi dyshek deti, përballë kam Shqipërinë dhe mendja më shkon te Arta, Jola, prindërit, motrën, kunatin dhe nipërit.Si janë, ç’farë bëjnë?
Pasdite nga ora1715,sikur më morën në telefon nga Shqipëria,ngrita receptorin por asgjë nuk dëgjohej.Prita mos mirnin,por nuk morën.Pres me padurim të lajmin se ç’farë është bërë me vizën e Artës.

E martë 25 qershor 1991
Morën, telefon nga shtëpia.Më tha, vajza greke,që foli në telefon, që nusja mund të vi në fillim të muajit.Nuk e di sa e vërtet do të jetë?Mallkova veten që ika shpejt nga puna.Do të kisha marë vesh saktësisht dhe tani do të isha i qetë.Do të pres nesër në telefon.

E mërkur 26 qershor 1991
Pashë në ëndër Jolën.Mu duk se ishte ritur.Unë i fola,por ajo nuk më njohu.Pastaj më doli gjumi.
Në orën 8oo më mori Arturin në telefon dhe më dha lajmin e shumëpritur:Arta dhe Jola, do të vinë të shtunën.U gëzova, jashtëzakonisht shumë.Erdhi dita, që të kem në krahët e mi, Artën dhe Jolën e bukur!
Sot në plazh, bëra një xhiro me ballon.Balloni tërhiqet nga motoskafi dhe ngrihesh lart.Ishte një gjë shumë e bukur.Meqënëse, grekun që kishte ballonin e njihja, xhiron ma bëri, pa pare.

E enjte 27 qershor 1991
Pas afro një muaji, fola në telefon me Artën.Ajo më tha,që nuk do të vi të shtunën,por më datë 1 korik dhe do të ri aty tre muaj.U gëzova shumë,sepse do të kem, Artën dhe Jolën, në krahët e mi për tre muaj.

E premte 28 qershor 1991
Vajta me Aleksin në një manastir.për të marë një antenë televizori.Atje vajtëm tek dy plaka,të cilat Aleksi i ka mikesha.Ishin shumë të mira.Aleksi u tha atyre, se do të pagëzojmë vajzën e Aleksandrit dhe nusen e tij.Shumë mirë,thanë ato.Aleksi u tha për mua,që Aleksandri është shqiptar dhe punon me mua,është djalë shumë i mire.Një nga plakat më tha:ju ndihmoft zoti.

E shtunë 29 qershor 1991
Vendosa tubot e ujit, në banjë.Erdhi dhe Aleksi dhe i pa si kisha vendosur.Ai shprehu interesim që çdo gjë të jetë e regullt,kur të vish t’i Arta.
Besoj, se sot ke mbritur në Sarandë dhe shikon Korfuzin, ku do të rish tre muaj.

E diel 30 qershor 1991
Këtu fryn erë.Nuk e di, a do të fryj nesër, kur do të vi Arta?Kam merak se mos e zë deti.
Unë, çdo gjë e kam bërë gati.Nuk e di, a do t’i pëlqej Artës të ri këtu?Kur do të vi do ma thotë.

E hënë 1 korik 1991
Kjo është dita më e gëzuar.Pres, të më vi gruaja ime e dashur së bashu me Jolën e bukur.Vallë, a do të më njohi Jola?
Sot, i dhamë të gjitha makinat,kështu për të të mar ty, Arta, ngeli një makinë jo e bukur.Pyetëm në telefon, se kur vinë trageti nga Saranda dhe na thanë: në orën 1730.Unë do të nisem nga Sidari në orën 1600.Aleksi më dha, 20000 dhrahmi për të bërë pazar.Vazhdon të mi jap paret, me atë mënyrë dhe nuk më jep rrogën.Përse vallë?

E martë 2 korik 1991
Dita e parë, që u gdhim të tre bashkë unë,Jola dhe Arta.Arta pastroi dhe sistemoi shtëpinë,jo se nuk ishte e pastër.Aleksi nuk më tha, gjë për pagëzimin.Kur ishte Arta me vajzën në Shqipëri më “hëngri” veshët, që të sjell çertifikatën e lindjes,kurse tani nuk më thotë gjë.

E premte 5 korik 1991
U njoha me një kosovar nga Ferizaj e Kosovës,i cili quhej Fadil dhe kishte emigruar në Zvicër dhe punonte si kamarier në një restorant.Ishte i kënaqur, me ato që më thoshte.Më pyeti, për gjëndjen në Shqipëri dhe më tha:ne në Kosovë i kemi ato që ka Evropa,por vuajmë të kemi flamurin tonë.

E premte 9 korik 1991
Duke bërë xhiro pas pune me Fadilin,pamë një piktor që u bënte protretin njerzëve të ndryshëm,kundrejt një shume.I afrohemi dhe i flet Fadili anglisht dhe ai i tha:që jam nga Kosova.Dhe ne i thamë, që jemi shqiptar dhe biseduam shqip.Midis të tjerave, që na tha piktori,mua më bëri përshtypje kjo:me paratë që mbledh këtu, do të ndihmojë një grua që i ka vdekur burri.Unë u çudita shumë me atë që bënte ai dhe mendoja a mund ta bëjë një gjë të tillë, një piktor nga Shqipëria?

E enjte 11 korik 1991
Aleksi më dha 20000 drahmi.Unë sikur jam “fëmijë”dhe Aleksin e kam “baba”dhe më jep para.Edhe tani që erdhi gruaja bashkë me vajzën vazhdon të njëtën gjë.Pse nuk më jep rrogën?Po të isha grek do të vepronte kështu??

E djelë 14 korik 1991
Vajtëm në plash ku njohëm me një greke që quhej Tashia,e cila jepte me qira shezllone.Tashia na tha,që është e ndarë nga burri ka një vajzë dhe jeton me nënën e saj plakë.Në behar jepte me qira shezllone,kurse në dimër merej me punët bujqësore në pronat e saj.

E mërkur 17 korik 1991
Unë vajta në punë dhe Arta vajti në plazh tek, Tashia.Arta më tha,që Tashia i kishte propozuar, që vajza e saj të pagëzojë Jolën.Unë i thashë që ,pronari i Aleksandrit ka thënë, që do të pagëzojë vajzën.Ajo më pyeti, po i ka thënë tani që erdhe t’i dhe unë i thashë, që deri tani si ka thënë gjë.T’i thotë Aleksandri, pronarit, nëqoftëse do ta pagëzojë vajzën.

E shtunë 20 korik 1991
“Baba” Aleksi më dha 5000 dhrahmi.Vajtëm me Artën dhe Jolën në një panair që shisnin çdo gjë dhe me çmime të mira.Me ato para që më dha Aleksi dhe ato që kisha unë blemë një palë këpucë,një radio dore dhe lule artificiale.

E diel 27 korik 1991
Sot, pagëzova Jolën me emrin Jolanda,e pagëzoi vajza e Tashisë.I thashë dhe Aleksit për ta pagëzuar,por ai më thoshte ca arsye që për mua ishin “budallallaqe”,kështu vendosa, që Jolën ta pagëzojë vajza e Tashisë.

E premte 1 gusht 1991
“Baba” Aleksi më dha 20000 dhrahmi.Mirë,kur isha vetëm mi jepte paratë me atë mënyrë se isha”familjarë”,por edhe tani që më erdhi gruaja bashkë me vajzën vazhdon të njëjtën gjë?

E martë 5 gusht 1991
Vajta i thashë Aleksit:nuk do të më japësh rrogën,për muajt që kam punuar?Zbrit ato që më ke dhënë dhe më jep ato që më takojnë.Ai më tha:unë të dhashë shtëpi,nuk paguan korent dhe ujë.Unë i thashë,që këto gjëra t’i mi thoje në fillim dhe jo tani që të kërkojë të më paguash.Pse nuk më the që puna jote është e barasvlefshme me vlerën e shtëpisë?Mua po të më interesonte do të qëndroja në punë tek tua.Tani e kuptova qëllimin e tij që nuk më paguante.


E shtunë 28 gusht 1991
Arta kishte ditëlindjen një ditë përpara.Për ta festuar, vajtëm bashkë me Fadilin dhe të shoqen e tij në lokalin S.O.S bar.Për ditëlindje e shoqja e Fadilit i dhuroi Artës një varëse floriri.




Pamje nga bregdeti i Korfuzit

E martë 17 shtator 1991
Artës i erdhi një letër nga baba Mihali, ku midis të tjerave shkruante:të vish shpejt në Shqipëri, që të mos të humbasësh punën.U çudita, me ato që shkruante vjehri,ajo është e martuar dhe nuk është e vogël.Mua nuk më edhi mire,por ai është prind dhe ka merak për vajzën e vet.

E hënë 23 shtator 1991
Sot përcolla Artën me Jolën-Jolandën.Kur ikën ndjeva një boshllëk,në shtëpi kur u ktheva, çdo gjë më dukej bosh. U shtriva për të fjetur,por ndenja shtrirë vetëm 10 minuta dhe dola,vajta të rija në plazh te Tashia,e cila më solli për drekë peshk barbun.U mësova me Artën dhe Jolën- Jolandën.Nuk e di a do të mësohem pa ato sa kohë do të rri këtu?
Aleksi më tha,që unë nuk kam më punë dhe sot është dita e fundit që punova tek Aleksi.
Nuk e di si do të ketë aritur Arta me çupën?

E martë 24 shtator 1991
Punova tek gazonjerat(kanë një dhomë për të fjetur si dhe guzhinë) e Tashisë,ajo më tha,që unë do të paguaj për çdo punë.Drekë hëngra nga Tashia.

E mërkur 25 shtator 1991
Punova në plazh tek shezllonet.Drekën dhe darkën e hëngra te Tashia.
Tek Aleksi vete çdo darkë që pyes se mos më kanë marë telefon.

E enjte 26 shtator 1991
Sot punova në shtëpinë e Tashisë.Bëra disa rafte për të vendosur arka,sepse Tashia ka një dyqan të vogël fruta-perime, që funksionon vetëm në periudhën turistike.

E premte 27 shtator 1991
Punova në shtëpi tek Tashia dhe pastruam bashkë me atë gazonjerat.
Nuk e di, a të kujtohet Arta që punove tek gazonjerat?

E shtunë 28 shtator 1991
Sot punova te gazonjerat e Tashisë dhe pastaj vajta në pastrim ulliri me një shqiptar ,që quhej, Renato.Meqënëse, poshtë ullinjve vendosin rjeta që të bien ullinjtë e bërë,sepse ullinjtë këtu janë shumë të lartë.Prandaj,brënda dhe përreth rjetës duhet të jenë të pastra nga barishtet dhe shkuret.


E diel 29 shtator 1991
Vazhdova të punoj edhe sot në pastrim ulliri.Duhet të hiqja barishtet dhe shkuret,që edhe atje ku nuk kishte rrjetë toka të jetë të jetë e pastër,në mënyrë që ulliri që bie të shikohet.
Më thanë që kishin marë në telefon,më duket se ishte Andriani.


E hënë 30 shtator 1991
U mbush një javë që iku Arta me vajzën.E ndiej mungesën e tyre.
Sot punova në plash, tek shezllonet, nuk i dhashë të gjitha shezllonet,sepse nuk kishte shumë njerëz.
Fola në telefon me Arturin.Më tha,që kishte dhënë temën dhe kishte dalë mirë.
Mora vesh,që Aleksi kishte mare në punë një shqiptar për të punuar vetëm paradite.Nuk e kuptoj pse më ndoqi mua?Këtej tha që nuk kam më punë dhe pastaj mori njeri tjetër.E tregoi veten që nuk është njeri i mire.Kur vete të pyes mos më kanë marë në telefon më thotë:nuk dua të të humbas, dua të vi në dimër në Shqipëri.Çuditem si nuk ka cipë ky njeri,nga puna më ndoqi dhe kërkon që të vi me mua në Shqipëri!
Unë jam, shumë i mërzitur.Dua të iki në Shqipëri.

E martë 1 tetor 1991
Punova, tek gazonjerat Tashisë.Hapa një kanal afërsisht 10m të gjatë.Pasi mbarova punë,vajta në plazh ku ndënja deri në orën gjashtë.Me 2000 dhrahmi bleva një formë për të ndënjur në shtëpi.

E mërkur 2 tetor 1991
Punova tek Spirua,që ka dyqan me artikuj të ndryshëm dhe i regullova një çati.Drekën e hëngra tek Spirua.Hëngra një drekë, shumë të mire.Më pagoi për punën që bëra me 5000dhrahmi.

E enjte 3 tetor 1991
Punova te shezllonet në plash dhe tek gazonjerat e Tashisë.
Sot fryn shumë erë dhe Shqipëria duket shumë qartë,sa me sy dallohen fshatrat.Pas 18 ditësh do të jem edhe unë në Shqipëri.

E premte 4 tetor 1991
Sot punova tek gazonjerat e Tashisë.Mbulova kanalin që kisha hapur,ndihmova në pastrim dhe mblodha shezllonet e hapura në plazh.
Fadili më dërgoi një letër, me telefaks nga Zvicra.Më thoshte,që është gati të financojë, për të blerë bashkë me mua tokë në Shqipëri.Më pyeste për ty,Arta dhe për Jolën.

E shtunë 5 tetor 1991
Punova tek pronari që ka bar “Palazo”.Mëgjezin dhe drekën e hëngra si anglezët, në lokal.

E diel 6 tetor 1991
Përsëri punova tek pronari që ka bar “Palazo”,mëgjezin dhe drekën e hëngra shumë të mire.Më pagoi për punë që i bëra 6000 dhrahmi.
Fola me Arturin në telefon.Kishte folur me shtëpinë dhe ishin mire.

E hënë 7 tetor 1991
Punova tek shezllonet në plazh dhe pastaj mblodha bar dhe e dogja tek Tashia.

E martë 8 tetor 1991
Nuk gjeta punë dhe ndënja tërë ditën në shtëpi.U mërzita shumë.Numëroj sa ditë më kanë ngelur,kur do të jem pranë njerzve të mi të dashur.

E mërkur 9 tetor 1991
Edhe sot pa punë dhe vajta në plazh nga Tashia,drekën e hëngra atje.

E enjte 10 tetor 1991
Punova tek Tashia,i regullova tjegullat e kasolles dhe drekë hëngra atje.
Edhe 10 ditë më kanë ngelur derisa të iki në Shqipëri.

E premte 11 tetor 1991
Nuk punova dhe tërë ditën ndënja në plash,drekën e hëngra tek Tashia.

E shtunë 12 tetor 1991
Pashë në ëndër Jolën-Jolandën duke u larë,mu duk e dobësuar.
Punova tek gazonjerat e Tashisë dhe hëngra drekë te Tashia,kishte pjekur pulë.Pastaj vajta dhe mblodha shezllonet e Tashisë dhe të Andres.Andrea do të më jap 1000dhrahmi.

E diel 13 tetor 1991
Sot po bie shi,kështu që nuk punova.Në mëngjez vajta nga Tashia,pimë kafe dhe qumësht,drekën do ta ha atje.
Edhe një javë më ndan nga Arta dhe Jola-Jolanda që t’i kem në krahët e mi.
I thashë, Tashisë në darkë,që do të iki në Shqipëri.Ajo më tha:që mos ik tani,por më vonë,sepse këtu, tani fillon puna dhe mund të nxjerësh ndonjë lekë.Por unë e kam vendosur që do të iki në Shqipëri.

E hënë 14 tetor 1991
Sot do të punoja tek shezllonet në plazh,por koha është e keqe,kështu që edhe sot jam pa punë.Drekë do të ha tek Tashia.

E martë 15 tetor 1991
Gjithë natën ka rënë shi.Bubullimat,binin njëra pas tjetrës dhe më dukej sikur binin afër shtëpisë.
Punova tek Nikua(burri i motrës së Tashisë),preva disa degë ulliri dhe drekën e hëngra atje.Më dha për punën që bëra 3000 dhrahmi.
Më duket se më kanë zënë emrin në Shqipëri,sepse mu skuq veshi.

E mërkur 16 tetor 1991
Punova te shezllonet në plazh.Sot jam shumë i kënaqur,sepse më vajti dita e punës 6000 dhrahmi.
Para se të fle të kujtoj ty dhe vajzën.Si do të më prisni?Si do të kalojmë ditët e para të ardhjes sime?
Në këtë datë në Shqipëri, përkujtohej ditëlindja e Enver Hoxhës.

E enjte 17 tetor 1991
Sot punova tek një plak në Perulladhes,tek e cila pastrova ullinj.Mund të kem 2÷3 ditë punë.Eshtë plak e mirë dhe mua më kujton nonën(fjalë italishte që do të thotë:gjyshe,që përdoret në zonën e bregdetit) time të dashur.
Edhe 4 ditë më ndajnë nga ty –Arta dhe vajza.

E premte 18 tetor 1991
Punova në Perulladhes në pastrim ulliri.Darkën e hëngra nga Tashia.

E shtunë 19 tetor 1991
Përsëri punova në Perulladhes.Ajo plaka në të cilën punova më nxori mallin e nonës,sepse kishin disa gjëra të përbashkëta.Unë hëngra drekë me atë në pemët e ullinjve dhe më kujtonin ato kohë,kur unë isha i vogël që haja bukë me nonën në “horafja”(kopsht larg shtëpisë në të cilën kooperativa ua jepte anëtarve të saj).Plaka për punën, që i bëra më dha 11000dhrahmi.

E diel 20 tetor 1991
Sot nuk punova.Drekën e hëngra tek Tashia.
Nesër nuk do të iki në Shqipëri.Do të iki bashkë me Gogon(shqiptar nga qyteti i Sarandës),meqënëse ai nuk mund të vi më datë 21 se punon,do të ikim më 24.

E hënë 21 tetor 1991
Nuk gjeta punë.Këtu tërë natën ka frytur dhe ka rënë shi.

E martë 22 tetor 1991
Vajta në Korfuz,çova biçikletën që më dha Tashia.Njëkohësisht pashë dhe qytetin e Korfuzit.Më bënë përshtypje, shtëpitë e vjetra,të cilat ishin si shtëpitë italiane, që i kisha parë në televizor.Siç duket, ka ndikuar shumë kultura italiane.

E mërkur 23 tetor 1991
Nisem, për në Shqipëri,ku më presin njerzit e mi të dashur.

E hënë 11 nëntor 1991
Rikthem, përsëri në Sidar.Shkova në Korfuz me tragetin”Aleksandri”.Kur mbrita në Korfuz,kthyen shumë shqiptar,sepse kishin viza fallco.Unë u tremba,sepse kishin kaluar shumë pasaporta dhe nuk më thërisnin emrin,por nga dy pasaportat e fundit njëra ishte imja,që ishte e saktë,ndërsa tjetra ishte me vizë fallco.Për një orë e çerek mbrita në Korfuz.
Kur vajta unë në orën 1530,nuk kishte autobuz për në Sidar,kishte në orën 1930.
Në stacion të autobuzave,takova shumë shqiptar.Sa të vente ora, dola një xhiro në Korfuz,por ngatërova rrugën sa mezi u orientova, që vajta tek stacioni i autobuzëve.Në orën 2040arita në Sidar, tek shtëpia e Tashisë.U çudit kur më pa.Fasulet dhe mjalti që i çova unë,i pëlqeu shumë.Fjeta tek gazonjerat,(kanë një dhomë për të fjetur dhe guzhinë për të gatuar) e Tashisë.

E martë 12 nëntor 1991
Punova, në ullinjtë e Tashisë,krasita ullinj. Një rrënjë ulliri do ta paguaj 700 Drh,më tha.
Sot, krasita shtatë rrënjë ullinj.

E mërkur 13 nëntor 1991
Edhe sot, vazhdova punën tek ullinjtë e Tashisë.Krasita dymbëdhjetë rrënjë ullinj.Drekë dhe darkë hëngra, tek Tashia.

E enjte 14 nëntor 1991
Përsëri, punova në krasitje tek ullinjtë e Tashisë dhe krasita katër rrënjë ullinj.Duke prerë një degë ulliri,më bie në këmbë,më doli gjak dhe mu enjt.Kështu, u detyrova të ndërpres punën.

E premte 15 nëntor 1991
Vazhdova punën në krasitjen e ullinjve të Tashisë.Krasita dy rrënjë ullinj.Filloi shiu dhe e ndërpreva punën.Këmbën, që vrava dje e kam më mirë.

E shtunë 16 nëntor 1991
Tërë, natën ka rënë shi i rrëmbyshëm.Nuk më zuri gjumi,sepse më hanin mushkonjat.Në punë nuk vajta,sepse toka ishte bërë baltë nga shiu.

E diel 17 nëntor 1991
Përsëri, ra shi natën dhe vazhdon të bjerë dhe nuk mund, të punoj.

E hënë 18 nëntor 1991
Natën përsëri, ra shi,por në mëgjez u hap koha,kështu, që vajta në punë dhe krasita pesë rrënjë ullinj.
Kur i shikoja ata ullinj të lartë,mendoja, se nuk do të hipja dot dhe s’do t’i krasitja,por, kur mendon paratë që do të marësh, arin çdo gjë.

E martë 19 nëntor 1991
Punova, tek Tashia.Preva drutë e ullirit,që kisha krasitur.Pastaj, hëngra disa kokra fiq(të cilat ishin akoma shumë të ëmbla) dhe shegë.

E mërkur 20 nëntor 1991
Edhe sot, punova në pastrim ulliri së bashku me Tashinë.Tashia nuk të linte të rije, që të bëje pushim.
Në darkë, hëngra bukë me vaj.

E enjte 21 nëntor 1991
Shqiptari, që fle me mua në dhomë,psonisi një pulë,birrë dhe fanta,kështu, që sot do të ha një drekë të mirë.Unë u mora, me pregatitjen e pulës.

E premte 22 nëntor 1991

Punova me shqiptarin, në pastrim ulliri tek ullinjtë e Tashisë.Nuk e di, në do t’i paguaj këto ditë që kam punuar?

E shtunë 23 nëntor 1991
Nuk punova.Tërë ditën ra shi.

E diel 24 nëntor 1991
Meqënëse, është ditë pushimi,nuk punova.Nuk e di, a do të punoj këtë javë?

E hënë 25 nëntor 1991
Gjeta, punë në ndërtim.Sot trasportova me kovë zhavor mbi një taracë.U lodha shumë.Aty, do të punoj disa ditë.

E martë 26 nëntor 1991
Sot,nuk punova,sepse gjithë paraditen ra shumë shi.E ndjeva veten shumë të vetmuar,i vetëm larg njerzëve të mi të dashur.
Nga, mesi i dhjetorit do të kthehem, në Shqipëri,sepse s’mund të duroj dot vetëm.

E mërkur 27 nëntor 1991
Punova, atje ku kisha transportuar, zhavor.Bëra beton.Atje, ku punoj është lokal dhe quhet “Lambanda”.Pronari i lokalit më dha disa shishe pije të llojeve të ndryshme.

E enjte 28 nëntor 1991
Sot, në Shqipëri festohet dita e flamurit dhe sistemi komunist, na bëri, që të ikim nga vendi ynë.Sa do të doja të isha në Vlorë!
Unë, përsëri punova, tek lokali “Lambanda”.U lodha,por hëngra dhe piva mirë.Provova, tre llojë birrash dhe pronari më dha, dy shishe pije të ndryshme.

E premte 29 nëntor 1991
Në Shqipëri, sot festohet dita e çlirimit nga pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre.Vazhdoj, të punoj tek lokali “Lambanda”.Kam bërë tërë ditën, beton.

E shtunë 30 nëntor 1991
Punova përsëri, tek lokali “Lambanda”.Sot, nuk u lodha shumë.Në drekë, piva verë dhe më zuri një çikë.
Me Tashinë, vendosëm,që të nisemi, për në Shqipëri më 17 dhjetor.

E diel 1 dhjetor 1991
Nuk vajta në punë.Pastrova dhomën ku fle dhe pastaj ndihmova Tashinë, për të mbledhur ullinj.Duke mbledhur ullinj hëngra dhe disa kokra mandarina.
Kam parë, në ëndër Jolën-Jolandën.Si do të jetë vallë?

E hënë 2 dhjetor 1991
Përsëri, punova tek lokali “Lambanda”.Transportova zhavor me kova në katin e dytë.
Në gjumë, shoh ëndra të ndryshme nga shtëpia.Nuk e di si jeni?

E martë 3 dhjetor 1991
Punova, tek lokali”Lambanda”.Grekët, janë të poshtër,sepse punët më të vështira më thoshnin, që t’i bëja unë.Në drekë, hëngra bashkë me ata,bukë me djathë dhe ullinj.

E mërkur 4 dhjetor 1991
Vazhdoj të punoj, tek lokali”Lambanda”.Si zakonisht,punët më të vështira, grekët, mi lënë mua,prandaj dhe lodhem.
Sot, fleta gjumë pa ngrënë,sepse prita Tashinë në shtëpi,por erdhi vonë,kështu, që ika.Për darkë, hëngra dy portokalle.

E premte 6 dhjetor 1991
Sot nuk punova,sepse është jortia e “Shën Nikollës”,hëngra dhe një copë bukë, që jep, kisha me këtë rast.
Vajta në super-market”Kosqinas” dhe bleva disa gjëra për në Shqipëri.

E shtunë 7 dhjetor 1991
Koha është e keqe.Fryn erë dhe bie shi.Nuk punova.

E hënë 9 dhjetor 1991
Nuk gjeta punë.Këtu bën shumë ftohtë,ka ngrirë uji.Në malet e Korfuzit ka rënë dëborë.
Nuk e di në Vlorë, ç’bëhet?Nga lajmet, që ndëgjoj mungojnë gjërat ushqimore.Jam shumë i mërzitur.
Nga ora 11oo filloi të bjerë dëborë,e cila vazhdoi afro një orë.Në dhomën ku rri unë bën shumë ftohtë,majat e këmbëve i kam akull,sepse ato janë vetëm, për behar.Për drekë, hëngra një kuti konserve.Në orën 1500filloi të bjerë prapë dëborë,e cila ra tërë natën dhe nga dreka filloi të shkrijë.

E mërkur 11 dhjetor 1991
Nuk gjeta punë.Këtu, bënë shumë ftohtë.Akoma, nuk ka shkrirë dëbora që ra para disa ditësh.
Vajta, nga Tashia dhe e ndihmova, për të marë dru.Atje, hëngra drekë dhe darkë,për drekë, kishte bërë pulë me patate.Tashia, më dha një shishe vaj,disa çamkak si dhe dy palë çorape grash, për Artën.

E premte 13 dhjetor 1991
Punova, tek lokali”Lambanda”.Kështu, për sot e nxora ditën e punës.Për drekë, hëngra, bukë me vaj.
Tashia, mendonte,që mund të vente, në Shqipëri me kartën e identitetit.Kur, vajti të pyes i thanë:që Shqipëria, nuk është në BE dhe për të shkuar atje, duhet të nxjerë pasaport dhe të mare vizë,kështu, që në Shqipëri do të iki vetëm.

E shtunë 14 dhjetor 1991
Përsëri punova, tek lokali”Lambanda”.Pra,punova gjithsej njëmbëdhjetë ditë dhe nuk dola keq.

E diel 15 dhjetor 1991
Sot, nuk vajta në punë,sepse pregatitem për të ikur, në Shqipëri.Vajta dhe ndihmova Tashinë, që të mbledh ullinj.Drekë hëngra atje.

E hënë 16 dhjetor 1991
Nisem, për në Shqipëri.Dal, që të mar autobuzin,e prita,por ai nuk erdhi.Bënte shumë ftohtë,saqë, duart nuk i lëvizja dot.Kështu, sot nuk ika.Të shohim, a do të iki nesër?

E hënë 27 korik 1992
Hodha për vizë,për vete,motrën dhe kunatin në Ambasadën Greke në Tiranë.Kur na doli viza, u nisëm për në Greqi,por këtë herë, vajtëm në Athinë.Motra me kunatin,vajtën tek një kushërirë të parë të kunatit në Kato Patisja,kurse unë, vajta, në një hotel në Omonia.Një natë fjeta në hotel,pastaj shkova tek kushërira ime e parë, që është në Pire.Pas, nja dy ditësh erdhi edhe motra me kunatin.
Dje në Shqipëri, u bënë zgjedhjet,të cilat i fitoi PD me shumicë të madhe votash.Në Vlorë, kur erdhi G.P. foli për”çekun e bardhë” dhe çdo gjë në”zero”.Të shohim, ato që tha, në emër të PD do t’i realzojnë?




Rruga Patision




Akropoli


E premte 15 gusht 1992
Sot, në Greqi, festohet”dita e Shën Marisë”.Këto ditë, më shumë kam qënë pa punë,sesa me punë.Shtëpia e kushërirës, është e vjetër dhe me shumë dhoma.
Më dha, një dhomë mua, bashkë me motrën dhe kunatin, me 30000 dhrahmi.

E hënë 22 gusht 1992
Gjeta, më në fund punë.Do të punoj si kamirier, në një restorant.Dyqani, është afër shtëpisë, ku banoj.

E martë 23 gusht 1992
Filloj, punë si kamarier.Pronari është nga Janina dhe dyqani është, te porti i Pireut,ku vinë shumë, turistë.Punën, do ta kem një javë paradite dhe një javë pasdite.Do të më paguaj, çdo javë.

E diel 28 gusht 1992
Do të punoj deri, të martën paradite, që të mësoj punën,sepse paradite nuk ka aq shumë punë, sa ka mbasdite.Në dyqan, serviret kafe,çaj,pije të ndryshme,sallatra të ndryshme si dhe suflaqe.

E shtunë 11 shtator 1992
Vazhdoj, të punoj tek lokali.Kur, jam pasdite, pronari i dyqanit më thotë:mer ç’farëdo.Unë, meqë, jam turpshëm nuk mar vet dhe detyrohet, ai vetë të më jap.

E hënë 20 shtator 1992
Sot ishte, dita e fundit e punës.Meqë dyqani, mbështetej te turistët,pakësimi i tyre solli dhe uljen e punës së dyqanit,kështu, që unë nuk isha më i nevojshëm.






Pireu


E diel 26 shtator 1992
Që kur ika nga dyqani, nuk kam punuar, asnjë ditë.Shyqyr, që në Pire, bëhet Pazar të dielave dhe “çeplendisem”.

E martë 5 tetor 1992
Vazhdoj, të jem pa punë.Jam shumë i mërzitur,sa ndonjëherë them:po unë, pse erdha, në Greqi?

E mërkur 13 tetor 1992
Më gjeti punë një shqiptar tek, një grek,që bën punë ndërtimi jashtë, Athinës.Do të vi, nesër me makinë, në orën 700.

E enjte 14 tetor 1992
Greku, erdhi më mori në orën 700 dhe ikim.Greku, ishte mbi 30 vjeç dhe quhej Stefan.Vajtëm, në Markopulo(fshat jashtë Athinës) dhe atje ku punuam ishte familje, arvanitase,tek të cilët vendosëm pllaka.

E hënë 25 tetor 1992
Jorgo greku, më gjeti një punë në një servic makinash në Perama, e cila bënte kryesisht, servic të makinave”mazda”,por dhe të makinave të markave të tjera.Puna
fillon, në orën 900 dhe mbaron në orën 1700, me 900000 dhrahmi në muaj,pa siguracion.

E mërkur 27 tetor 1992
Në telefon, që fola me Artën më tha:që do të vi bashkë me vajzën, nga nëntori,prandaj, më duhet të gjej shtëpi.





Pireu


E diel 7 nëntor 1992
Dola, të kërkoj shtëpi.Pas shumë të kërkuar,më në fund, gjeta një gazonjerë në rrugën, Psaron, me 30000 dhrahmi.Eshtë një ndërtesë dykatshe,relativisht e re.I zoti i shtëpisë jetonte në katin e dytë,kurse katin e parë e kishte dhënë me qira, në një çift grek.Kishte punuar, në anije dhe me paratë e mbledhura,tani që kishte dalë në pension,bëri shtëpinë, për të jetuar vetë dhe për të dhënë një pjesë të saj me qira.Që të mbyll shtëpinë, duhet të jap një qira,prandaj do të vete nesër të çojë lekët.

E shtunë 13 nëntor 1992
Pasi, dhashë paratë dhe mora çelsat e shtëpisë,duhet të merja një krevat dopio.Për këtë vajta në tregun e Pireut, ku shesin vjetërsira dhe bleva një krevat dopio të vjetër,me 10000 dhrahmi.Vajza, me që ishte e vogël do të flinte midis nesh.Dyshek për krevatin do të mar nga ato, që nxjerin në mbeturina.

E diel 21 nëntor 1992
Sot, erdhi Arta me vajzën,e solli babai im.Do flemë, nga Liljana dhe nesër do flemë nga shtëpia jonë.Unë vazhdoj të punoj, te servici në Perama.

E shtunë 9 dhjetor 1992
Vajtëm, tek një kushërira ime,për t’i thënë, që të gjente ndojnë punë, për Artën.Ajo na tha:që zonja, ku punoj unë,do një njeri, disa ditë për vjehrin,sepse vjehra e saj ka thyer dorën.Vjehri, është me parkinson.

E hënë 11 dhjetor 1992
Erdhi, kushërira ime dhe i tha, Artës,që zonja ku punoj,është dakort.Vjehri i saj, rinte, në Moskato,kështu, që Arta, mund të vente që nesër tek vjehri i saj.Por, problem ishte ku do e linim vajzën,se dhe unë do të veja në punë.Kështu,që vajzën e çova të rinte me fëmijët e Liljanës.Mirë, që është afër Liljana,që zgjidhem.

E hënë 7 janar 1993
Me ndihmën, e grekut, Jorgo,regulluam, që vajzën ta çonim në një çerdhe me drekë, të bashkisë.Kushërira ime, i gjeti dhe punë të tjera, Artës,kështu, që Arta çonte vajzën, në çerdhe dhe ikte në punë.

E shtunë 19 shkurt 1993
Meqënëse,ra puna në servicin që punoja, në Perama,të parin, që do të hiqnin nga puna,isha unë.Më hoqën nga puna dhe ngela pa punë.Shyqyr, që punon Arta.

E enjte 4 mars 1993
Gjatë kohës, që ngela pa punë,unë kërkoja ditë për ditë dhe sot gjeta punë, në një furë buke.Atje, do të bëj punime të ndryshme ndërtimi dhe do të filloj, nesër.Pronari më tha:që sill edhe një njeri tjetër.

E premte 5 mars 1993
Sot fillova punë, te furi i bukës dhe mora dhe burrin e Liljanës.Më bëri përshtypje kjo:nga jashtë dyqani, dukej në regull,kurse atje ku punoja unë ishte, “përibret”.Në kohën e monizmit, shëndetësia të vinte gjobë, për atë gjëndje.

E mërkur 10 mars 1993
Erdhi, më takoi burri i çupës së dajos,që siç themi ne, në Shqipëri,”e rëmbeu gruan” dhe më propozoi, që të marim një shtëpi bashkë.Kishte gjetur një shtëpi, në pallat të vjetër, në Drapecona,me dy dhoma dhe kuzhinë,kundrejt shumës 50000 dhrahmi.Shtëpisë, i kishin bërë regullime.Unë, rashë dakort,që të marim shtëpinë bashkë.

E hënë 15 mars 1993
Meqënëse, mora shtëpi me burrin e kushërirës, u bëra “hasëm”me dajon.Nuk e kuptoj, pse bëra gabim,që mora shtëpi me të?Nuk duhet ta mbështesja,përderisa, ai e kërkoi?Unë mendoj, se me kalimin e kohës dajos, do t’i bien “nervat” dhe do të bëhet, me vajzën dhe dhëndrin.

E martë 11 prill 1993
Unë, vazhdoj të punoj, në furin e bukës,ku bëj, punime të ndryshme dhe pa siguracion.Po të kishte marë grekë,se janë disa punë që janë për usta,jo vetëm do i paguante më shumë,por do t’i vinte edhe siguracion.Një, kushëri grek i Artës më gjeti një punë, në Athinë,me më pak lekë,por me siguracion.Unë, nuk vajta,sepse merja më shumë, te furi i bukës.Koha do të tregoj,po bëra mirë?Pronari i furit të bukës,më çoi te një miku i tij dhe bleva një televizor me ngjyra”VOXSON”.

E diel 15 prill 1993
Sot, festuam pashkët.Në kohën e monizmit nuk i dinim këto gjëra,por kur erdhëm këtu i mësuam, nga grekët.Pronari, ku punoj unë,më dha një qengj, nga Zelanda.Për të festuar, pashkët, vajtëm nga Liljana,e cila jeton, në shtëpinë e Jorgos,ku çova edhe qëngjin.Qëngjin e poqëm, në hell, në një pallat,që ndërtohej, përballë shtëpisë së Liljanës.


E diel 22 maj 1993ja
Vajtëm në plazh, se ishte kohë e ngrohtë,për herë të parë, në vendin e quajtur”Bocalaqa”që është, në Pire.

E shtunë 29 korik 1993
Nesër, do të ikim, në Shqipëri,ku do të qëndrojmë një muaj.

E hënë 3 shtator 1993
Pardje, u kthyem, nga Shqipëria.Një gjë më bëri përshtypje, në Shqipëri:me ndryshimin e sistemit,nuk ishte ai rregull, që ishte më përpara dhe njerzit ishin shpërfytëruar.

E mërkur 11 shtator 1993
Vajza dajos ka ditë, që i ka lidhur “urat”me nënën e saj.Nuk do të jetë e largët dita,që do të lidhet edhe me dajon.

E martë 2 tetor 1993
Vajza e dajos dhe burri i saj, e gjetën me dajon dhe gruan e tij.Mua më bëri përshtypje, akuza e dajos karshi meje,që unë”kisha qëllim të ndaja vajzën e tj nga burri”.Kështu,që vajza e dajos do të iki,do të vejë në një shtëpi, që i gjetën prindërit dhe mua do të më ngelet e gjithë shtëpia.

E mërkur 17 tetor 1993
Sot, iku vajza e dajos dhe mua më ngeli, e gjithë shtëpia.Për mua, nuk bënë mirë, që ikën,unë për ata ika nga shtëpia që kisha,që tu vija në ndihmë dhe u bëra”hasëm” me dajon,se unë isha mirë atje ku isha dhe paguaja më pak,kurse ata bënë, siç u tha dajua dhe nusja e dajos dhe mua më lanë, në”baltë”

E mërkur 31 dhjetor 1993
Për të kaluar vitin e ri,do të vemi nga Liljana, meqënëse, është afër nga atje ku ri unë,se viti i ri kalohet me “kallaballëk”

E shtunë 3 janar 1994
Viti që kaloi,ndesha vështrësi nga më të ndryshmet.Tani, që po shkruaj, këto shënime,shyqyr zoti, jam në punë,si unë dhe Arta.Unë, vazhdoj të punoj, tek furi i bukës, që nga muaji mars.

E diel 14 shkurt 1994
Vajtëm, në Moskato, që të shikonim karnavalet.Mbaj mend, kur isha i vogël,më duket në fillim të prillit,që simbolizonte ardhjen e pranverës,bëheshin edhe, në Vlorë karnavale.Në karnavale,më duket se ishte, trupa e Estradës Profesioniste,por mua më është fiksuar, figura e komikut Leka Kruta.Më vonë, nuk u bënë,nuk e di arsyen, që nuk bënë më?





Pireu

E diel 5 qershor 1994
Shkuam, për herë të parë në plazh,për këtë vit, bashkë me Artën dhe vajzën,në vendin e quajtur”Bocalaqa”, në Pire.Deti ishte i ftohtë,por i pastër.Unë, u futa dy herë, në det,kurse Arta me vajzën nuk u futën, se kishin ftohtë.

E shtunë 1 gusht 1994
Sot, do të ikim, në Shqipëri,me autobuzin, që të çon, në Kakavijë.Autobuzin, do ta marim nga stacioni, në Kifisu.Nga Kakavija, do të marim një taksi, për në Vlorë.

E martë 12 shtator 1994
Sot, erdhi babai i Artës dhe do të ri deri, në Krishtlindje.Mirë,që te pallati përballë nesh,ri një pensionist nga Saranda,të shkëmbej dy llafe, që të mos mërzitet,se ne jemi të ikur.

E premte 14 shtator 1994
Kur u ktheva nga pushimet,pronari i furit të bukës kishte blerë në atë zonë një furë të vjetër.Kështu, që unë do të punoj, në prishjen e furit të vjetër dhe ndërtimin e furit të ri.Që të mos vinte përditë, Vasili(pronari) që të kontrollonte punën ma dha”ergolavi”.”Ergolavi” i thënçin,megjithatë, unë jam i kënaqur se nuk jam pa punë.

E diel 16 shtator 1994
Meqënëse, koha ishte e ngrohtë,vajtëm në plazh unë,vajza dhe vjehri tek vendi, që quhet”Bocalaqa”,ndërsa Arta ndënji në shtëpi.

E martë 18 shtator 1994
Sot, fillova të prish furin.Nga bloza u nxiva.Sado që u shkunda,prapë ngeli.Kur bëra dush, trupi vazhdonte të nxirte blozë.

E enjte 8 tetor 1994
Vjehri, ngrihet çdo mëgjez dhe më bën çaj,se unë, iki pa ngrënë në punë.Kur kthehem nga puna,në vend që të shplodhem dëgjoj “historitë” që tregon vjehri.Se ç’më duhet mua ato që thotë,por meqënëse është “mysafir” i bëj qejfin duke ja aprovuar ato, që thotë.

E hënë 19 tetor 1994
Një gjë më bën përshtypje te vjehri: që bota është zhvilluar nuk është ajo e viteve 80,kurse ai ka nostalgji për disa gjëra të kaluara.Unë për mos të bërë debat me të,aprovoj ato që thotë, mëqënëse, brënda në vetvete, jam kundër.Fatkeqësisht, ato mendime që ka vjehri,i ka edhe Ara.

E shtunë 14 nëntor 1994
Sot, vjehri më tha:primë biletë se dua të iki në Shqipëri.U mërzita këtu,jam vetëm,ju ikni në punë dhe vajza vete në kopsht,kurse në Shqipëri dal me shokët dhe bëj muhabet.U mundua Arta, që t’i kthente mëndjen,që të rinte deri në krishtlindje,por më kot,ai e kishte vendosur që të ikte.I thashë Artës,mos e shtëngo që të qëndroj,do që të iki, se atje dihet më mirë.

E hënë 16 nëntor 1994
I preva biletë dhe vjehri iku sot, në darkë.Arta u mërzit pak,që nuk ja plotësoi dëshirën,që të rinte për të bërë, krishtëlindjet dhe pastaj të ikte.

E diel 22 nëntor 1994
Meqënëse vjehri iku,dhoma ku flinte nuk përdorej,se ne, vetëm një dhomë përdorim dhe kuzhinën,prandaj dua të gjej një shtëpi më të vogël dhe më ekonomike.Dhoma përdoret vetëm,kur vinë vizitor.Të mbajmë, gjithë atë shtëpi nuk më duket e llogjikshme.Duhet të gjej një shtëpi,që dhoma e gjumit të jetë e madhe dhe një pjesë të saj, ta bëjmë dhomë pritje.

E shtunë 4 dhjetor 1994
Komëshinjt grekë, më thanë,për një shtëpi në atë pallat,por është e pabanuar dhe duhet të bëhen disa regullime dhe do lyer.Do të bisedojmë me zonjën e shtëpisë dhe do të themi.

E diel 12 dhjetor 1994
Ata biseduan me zonjën e shtëpisë,e cila është dakort, të më jap shtëpinë me qira dhe do të vi të mërkurën për të më dhënë çelsin.Ato që kanë shtëpinë, janë dy motra beqare,kanë qënë rrobaqepse dhe kanë ardhur nga Azia e vogël.

E mërkur 15 dhjetor 1994
Sot, erdhi zonja e shtëpisë dhe më dha çelsin.Shtëpia është në “isojo”,ose siç themi ne, në Shqipëri, në katin e parë.Shtëpia është ashtu, siç e doja unë,me dhomë gjumi të madhe,që një pjesë të saj mund ta bëj dhomë pritje.Me pamjen e parë, që pashë shtëpinë,do regulluar sepse është e vjetër.

E enjte 16 dhjetor 1994
Kur u ktheva nga puna,vajta nga shtëpia ta shikoj më mirë si është.Kur ç’të shikoj:disa pjesë të murit ishin fryrë nga lagështira.Rëzova pjesët e fryra,që të thaheshin dhe pastaj t’i suvatoja.

E diel 19 dhjetor 1994
U mora me suvatimet.I mbarova të gjitha dhe për të stukuar suvatimet që bëra,duhet të thaheshin.

E enjte 5 janar 1995
Sot, stukova suvatimet që kisha bërë,si dhe stukime të tjera që duheshin bërë.Stukimet thaheshin shpejt dhe do t’i kruaja me letër zmeril dhe pastaj do t’i lyej.

E shtunë 7 janar 1995
Përfundova së lyeri shtëpinë,mendoj se ka dalë mirë me ato që bëra unë.Nesër do të vimë këtu.

E premte 13 janar 1995
Pasi, prisha furrin e vjetër dhe u bë një furrë i ri,Vasili më tha:këtu mbaroi puna,por meqënëse, je punëtor do të mar përgjithmonë te furri ku jam unë.

E hënë 16 janar 1995
Vajta gjithë gëzim te furri, që ishte Vasili,për të biseduar se kur do të filloja punë.Kur ç’të shikoj:shqiptarin, që unë e kisha marë në punë,punonte atje,si duket me më pak pare, se mua dhe me greqishte të çalë.Atij, ajo i intresonte dhe jo unë.Grekët, janë të pabesë dhe të djallëzuar.Unë, tek ai kam punuar me ndershmëri.Ai e pa, që mua nuk më erdhi mirë dhe më tha:hajde pasdite, që tu bësh shërbim makinerive të bukës.Unë i thashë,që jam familjar dhe dua një punë stabël,kështu, që nuk mund të vi.

E diel 22 janar 1995
Një shqiptar më tha,për një punë në Perama,në një anije, që bënte rimont.Duhet, të kruaja bojën e anijes, që është në kontakt me ujin.Ajo bojë është kanceroze,që të mos ngjiten midhjet,megjithatë do të vete se një javë është.


E enjte 31 janar 1995
Kunati më tha:atje ku punoj unë,duan një mekanik pasdite,do tu them, për ty.

E enjte 7 shkurt 1995
Po mbushen afro tre vjet këtu, në Athinë.Vajza është ritur dhe shkon në kopësht,ku i pëlqen shumë,kurse Arta vazhdon të punoj në pastrim shtëpish,ndërsa, unë punoj pasdite, në një rent a car, si mekanik,pa IKA.

E diel 18 shkurt 1995
Vajtëm, vizitë te kunati i kunatit,që rinin në Moskato, që mbanin një plak, në shtëpinë e tij,që ua rekomandoi Arta.Me këtë rast pamë edhe karnavalet, që zhvilloheshin, në Moskato.

E hënë 26 shkurt 1995
Një zonjë, që punon Arta i tha:mos ke ndonjë të njohur të ri brënda në një shtëpi dhe të shoqëroj plakun,i cili bën transfuzion gjaku.Artës i vajti në mëndje, për gruan e Koços,që është në Shqipëri dhe e mori në telefon.

E shtunë 3 mars 1995
Erdhi gruaja e Koços dhe nesër do ta çoj Arta,te shtëpia ku do të punoj.

E shtunë 10 mars 1995
Meqënëse,gruaja e Koços kishte pushim,do të vinte në shtëpinë tonë.Për këtë vajta tek stacioni i autobuzit për, ta pritur.

E shtunë 7 prill 1995
Vajti, një muaj që ka filluar punë, gruaja e Koços dhe akoma nuk e ka mësuar rrugën të vi tek ne,kështu, që u detyrova, që ta mar nga stacioni, që do të zbres.

E shtunë 28 prill 1995
Si zakonisht,kur vinë tek ne e prita tek stacioni.Gruaja e Koços, ishte mërzitur shumë dhe unë i thashë:ke të drejtë të mërzitesh,se të mungojnë fëmijët dhe burri,prandaj bëj durim sa të mbledhësh ndonjë lekë dhe të ikësh në Shqipëri.T’i të paktën ke ne,por unë që isha vetëm në Korfuz,ç’farë duhet të bëja?

E mërkurë 15 maj 1995
Te puna, që punoja mbasdite,meqënëse, ra puna pronari më tha:që nuk të duam më.Ngela pa punë dhe mora gazetën”Super angjelies”,në të cilën pashë mos gjeja ndonjë punë.Më në fund gjeta një numër telefoni,të cilën e mora dhe më thanë,që të vete nesër në orën 8, në Tavro.

E enjte 16 maj 1995
Vajta, në Tavro në orën 8.Puna është e tillë,që duhet të jesh shitës abulant dhe nuk lejohet të rish në një vend që të vi klienti,por duhet të vesh t’i, tek klienti.Në mëngjez na bënin seminar,si duhet të shisnim artikujt, tek klientët,pastaj na dhanë artikujt,një bllok dhe ikëm.Nga ato, që do të shisnim vetëm 20% do të mbaja unë.Pra,duhet të bridhja për të shitur sa më shumë artikuj,gjë që nuk vlen,por jam i detyruar të qëndroj në atë punë,se nuk kam punë tjetër.

E martë 12 qershor 1995
E pashë, që me të “bredhur” nuk po nxirja ditën e punës,vendosa që të shes në një rrugë afër tregut, të Pireut.Aty më gjeti Koçua,i cili kishte ardhur në Greqi, që të takonte gruan.Pastaj, ika me të dhe vajtëm në shtëpi për të ngrënë drekë.Meqënëse,Arta ishte në punë, përgatita drekën dhe hëngrëm.
Dita e fundit që punova atje,nuk ja vlen, “eteria” i mirte paratë e saj nga artikujt, që shisja,kurse unë nuk e nxirja ditën e punës,por “bridhja”, për “eterin”.

E shtunë 16 qershor 1995
Kur, punoja te furri u njoha me një usta grek,që shtronte pllaka.I dhashë telefonin dhe po të kishte nevojë për “krahë pune”,të më mirte në telefon.Sot, mori në telefon Miltua,kështu quhet ustai grek dhe më tha:të hënën do të vi të të mar,se do të shtrojmë pllaka.

E hënë 18 qershor 1995
Erdhi, më mori Miltua me motor dhe vajtëm atje ku do punonim.Sot, bëra beton me betonier,rërë me çimento,ose siç thonë grekët”çimento gonia”,me të cilën do vazhdojmë edhe nesër dhe pastaj do të shtrojmë pllaka.

E premte 22 qershor 1995
Sot, ishte dita e fundit që punova me Milton.Kur, mbaruam punë më tha:do t’i them dhëndrit tim,i cili ka një “eteri”që bën reklama,në Athinë.

E enjte 28 qershor 1995
Më mori, në telefon Miltua dhe më dha adresën e “eteris” së dhëndrit dhe më tha,që ai të pret nesër.

E premte 29 qershor 1995
Vajta, te dhëndri i Miltos dhe ju prezantova.Ai, quhej Niko dhe ishte më i vogël se mua.Meqënëse do të zgjerohej,deshte të lyente dhe bënte disa punë të ndryshme.Pashë, ç’farë duhej dhe vajta i mora në dyqan.

E hënë 1 korik 1995
Sot fillova punë, në “Giant”.Eshtë “eteri” që meret me reklama.Nuk kishte shumë, që kishte filluar punë dhe donte të zgjerohej,kështu ishte shansi im, që të punoja.

E premte 5 gusht 1995
Pasi, mbarova nga punët, që bëra, në “Giant”,Nikua, më tha:do të punosh për gjithmonë, në “Giant” dhe do të bësh punë të ndryshme,më tha, gjithashtu, që do të më vendos në IKA.Të shohim?Besoj, se tani u sigurova me punë.

E mërkurë 3 shtator 1995
U ktheva të dielën, nga Shqipëria.Sot, vajta në Kifisia, mora një milion dhrahmi,për t’ja dhënë, Nikos.Unë, do të kryhej dhe punët e jashtme të “eteris”,me këmbë nuk mund të bëhen,kështu, që Nikua do të më blej, një motor.

E premte 26 shtator 1995
Për, të më kontrolluar dhe për tu thënë njerzëve të ndryshëm atje ku shkoja dhe të thoja, ato që më thoshte,më kishte dhënë një celular.Celulari, më ka ngarkuar psikologjikisht,nëpërmjet celularit, më shtrëngon jashtëzakonisht shumë,që unë të isha shumë këmbëngulës dhe të realizoja me doemos ato, që kishte thënë, ai.

E diel 3 tetor 1995
Mora gazetën”Hrsiefqeria”,mos gjeja ndonjë punë pasdite, në ndonjë”suflaxidhiko” ,meqënëse, motorin e merja në shtëpi.Motorin, e përdor me patentë ndërkombëtare.
Në gazetë, gjeta një “suflaxidhiko” ,që kërkonte “dhianomea” dhe që është afër shtëpisë, ku banoj.

E premte 8 tetor 1995
Kur, erdha nga puna,Arta më tha,që e kishte marë, në telefon kushëriri i parë, nga Tirana,i cili kishte ardhur në Greqi dhe duhet të veja tek stacioni i autobuzave, në Kifiso,që ta merja.

E shtunë 9 tetor 1995
Sot, çova kushëririn e parë të Artës në Akropoli dhe në zonat përreth Akropolit.Kur, hipëm, në një kodër afër Akropolit shikohej, Kalithea,Pireu etj.

E shtunë 23 tetor 1995
Erdhi, kushëriri i parë i Artës, nga Tirana,por këtë radhë bashkë me gruan.U mërzita pak.Nuk e pa radhën e parë, që erdhi,që unë kisha një dhomë për të fjetur edhe atë e përdorja si sallon?Hajde de, të kishin ardhur për hall,por ata kishin ardhur për qejf!

E enjte 4 nëntor 1995
Në suflaxidhiko, ku punoja,pronari më pyeti:a ka në Shqipëri”cipura”(një lloj peshku,që ne i themi koce,por që ritet artficialisht)?Dhe unë, i thashë:andej nga jam unë, jo vetëm kam parë,por dhe kam ngrënë dhe jo të ushqyer në rezervat,por”elefteri vosqi”(kullotje të lirë)Unë, bëj çudi me disa shqiptar,që tu vi keq grekëve,thonë, këto gjëra dhe nuk thonë arsyet e vërteta.Me ato, që thonë shqiptarët,grekët na quajnë një popull që nuk ka kulturë etj,gjë që nuk është e vërtet.Sado, unë i thashë grekut,atij i ngeli ai mendim.Ka shqiptar,sidomos në zonat e thella malore, të Shqipërisë, që nuk kanë parë det me sy,por të tregojnë arsyen e vërtet, përse ka ndodhur kjo gjë.

E premte 31 dhjetor 1995
Për, të pritur vitin e ri do të vemi në darkë, nga shtëpia e Liljanës,që të na gjej viti i ri bashkë,se dhe vetëm nuk kalohet.

E hënë 23 shkurt 1996
Meqënëse,është “kathari dheftera”(e hëna e pastër) vajtëm, në Niqia në vendin e quajtur, “Dheksameni”,ku festohet ajo ditë.Vendi është në, një kodër,ku bashkia e ka regulluar dhe e mirëmban.Atje, ngrihen dhe balona.Kjo festë organizohet, nga bashkia dhe ka “llaganë”(një lloj buke, që bëhet për këtë ditë),verë,fasule,ullinj,hallvë dhe kallamar.Pas kësaj dite njerzit, që mbajnë “kreshmë” duhet të hanë “nistisima”,në mënyrë që të pastrohet trupi.Bashkë me ne, erdhi dhe Agroni me Frosën dhe vajza e tyre.

E diel 3 prill 1996
Sot, ishin pashkët dhe për ta festuar,vajtëm në një vend, që quhej “Ajo Sotira” dhe është disa km larg Pireut, në rrugën që vete për në Korintho.Ishte kohë e bukur dhe dukej ndryshimi me atmosferën e rënduar të Pireut.Ne, vajtëm atje, me makinën e Agronit,kurse kunati me “Fordin”, e përdorur që kishte blerë.

E premte 26 maj 1996
U “josha”, nga përqindjet e larta, që japin “firmat” në Shqipëri dhe do të nisem në darkë.Paratë do t’i çojë te ,“Gjallica”.

E shtunë 10 korik 1996
Meqënëse,kunati punonte, mora “Fordin” e tij dhe vajtëm në plazh në Lutraqi,bashkë me Liljanën dhe fëmijët e saj.Meqë, fëmijët e saj dhe fëmija im ishin të vegjël dhe një çikë shtrënguar, na mori makina.

E shtunë 17 korik 1996
Përsëri, kunati punonte dhe mora makinën dhe vajtëm në Lutraqi.Plazhi, ishte i pastër,por i ftohtë,si duket ka burime, sepse mbi plazh, ndodhen male.

E enjte 30 korik 1996
Sado, që jam korekt dhe përpiqem për “eterin”,kur vinë puna për të paguar, më paguan me shumë vonesë.Këtë gjë ma bënte,kur unë fillova të punoj, në “eteri”,këtë gjë më bën dhe tani.Grekët i pagoi,sado që midis tyre kishte dhe beqarë,kurse mua që isha familjarë nuk më pagoi.Ky njeri haron, që më duhet të paguaj qira,drita,ujë dhe telefon?Përse vepron kështu?Apo sepse jam i huaj?

E shtunë 2 gusht 1996
Sot, në darkë, do të nisem për në Shqipëri,ku do të ri një muaj.Nikua, është njeri që më streson për çdo gjë,po të ishte ndonjë grek, nuk do e duronte.Rogën do ta mar, kur të kthehem nga Shqipëria.

E enjte 4 shtator 1996
Sot, kur po veja në një punë, në Kalithea, me “papaqin”(motor me 50 kuaj fuqi),më ndaloi një polic.Më kërkoi, dokumentat e motorit dhe kur pa patentën ndërkombëtare shqiptare, më tha:kjo patentë nuk njihet, në Greqi dhe më vuri 15000 dhrahmi gjobë.

E premte 5 shtator 1996
Arta, doli të kërkoj shtëpi,sesi i dukej që jetonte në “isojo”.Gjeti një shtëpi afër, ku jetonim ne.Shtëpia, ishte dykatshe dhe i zoti i shtëpisë, jetonte në katin e parë.Shtëpia është, siç thonë këtu,”monokatiqia”.Shtëpia ishte e lyer dhe ishin bërë disa regullime,kështu p.sh, në kuzhinë ishin bërë dollape etj.Nesër, do të çojmë disa gjëra dhe të dielën do të ikim përfundimisht.

E enjte 18 tetor 1996
Nikua më tha,që do të vemi nesër, në Shqipëri,që të shikojmë gjëndjen, mos bëj ndonjë punë.Ndërkoh, ai kishte biseduar,më duket me drejtorin e shitjes, së fabrikës së cigareve, “Karela”

E hënë 20 nëntor 1996
Më 19 tetor, nisemi me avion, për në Shqipëri, me “Olimpikun” dhe për një orë e gjysëm arijmë në Rinas,ku mar një taksi dhe shkojmë në hotel”Tirana”.Të nesërmen, vajta në Vlorë,për të marë makinën e babait,se do të shkonim në Shkodër.Kur do të ktheheshim për në Greqi,mua nuk më lanë të kthehesha dhe ngela në Shqipëri.Kunetrit dhe një shok i tyre,bënin tregëti me anije me Greqinë.Prita sa erdhi anija, në Vlorë dhe hipa fshehurazi në të.Anija, do të ngarkonte çimento “Iraklis” në Patra.Kur, arita në Patra,zbres fshehurazi nga anija.Marë një taksi,ku i them, të më çojë tek stacioni dhe presë biletë, për në Athinë.

E premte 24 nëntor 1996
U çudita, me Nikon,se kishte apo nuk kishte para do t’i plotësonte dëshirat e tij.Ishte, p.sh “kail”, që të mos më pagunte mua dhe të plotësonte dëshirat e tij.Harxhonte shumë para ,vajta i fola dhe i thashë:ashtu si po vepron t’i do ta çosh “eterinë”,drejt falimentimit.

E diel 9 shkurt 1997
Më, datë 6 ika nga”Giant”.Gjatë kohës, që punova atje me njërin nga njerzit më të poshtër të ruzullit tokësor,isha shumë i ngarkuar psikologjikisht.N.N.,kështu, quhej pronari”Giant”,ishte një dhelpër e vërtet.Me N. bëmë shumë plane,për të bërë reklama në Shqipëri,por të gjitha dolën një “flluskë sapuni”.Ai ishte një njeri, që fliste shumë dhe punë asgjë.
Grekët, janë njerëz të pabesë,jo të gjithë, ka edhe njerëz të besës.Të afrojnë dhe të mbajnë afër vetëm kur kanë nevojë,kur mbarojnë nevojën e tyre,bëjnë sikur nuk të njohin.Një tip i tillë ishte dhe N.N.Tek ky njeri, ishin mbledhur të gjitha veset e këqia, që kanë njerzit.Ai ishte shumë racist.Me largimin, nga “Giant” u çlirova nga një stres që kisha gjatë gjithë kohës, që punoja atje.

E hënë 10 shkurt 1997
Me ndihmën e Krenarit (një shoku im i punës në Shqipëri),më gjeti punë në një që shiste peshk, në”Laiqi”.Besoj, se do të jetë njeri i mirë.

E martë 11 shkurt 1997
Sot, Krenari ,më çoi tek shitësi i peshkut,i cili, quhej Tasho dhe fillova punë.Në punë, duhet të veja në orën 400 të mëngjezit, të blenim peshk në tregtar të ndryshëm dhe pastaj të venim në”Laiqi”.Ai, kishte qënë emigrant në Gjermani dhe ishte kthyer, nga Gjermania, bashkë me gruan,kishin marë një leje, për shitje peshku, në”Laiqi”.

E shtunë 15 shkurt 1997
Sot, vajta në orën 300 në “shkallën e peshkut”.Çdo, të shtunë, shkoj shpejt, në”shkallë”.Meqënëse, të hënën, është”kathari dheftera”(e hëna e pastër),grekët konsumojnë shumë gjëra deti dhe pastaj mbajnë”kreshmë” deri në pashkët.U çudita shumë, kur ai mori kallamarë të ngrirë,i shkriu në ujë dhe i shiti me çmim, sikur të ishin të freskëta.Ç’farë bëhet për të fituar!

E hënë 17 shkurt 1997
Sot ishte”kathari dheftera”dhe vajtëm, në Niqia, në vendin, që quhej”Dheksameni”.Pasi hëngrëm, ato që jepen me këtë rast, vajtëm me çunat e Liljanës, të cilët, do të ngrinin balon.

E martë 24 shkurt 1997
Dje, fola me prindrit në Vlorë dhe më thanë, që “firmat” falimentuan. Në Vlorë, njerzit bëjnë dy herë në ditë demostrata paqeje në ” Sheshin e flamurit “ dhe kërkojnë parat e tyre.Unë, bëj çudi që vitin e kaluar kryeministri shqiptar S.B. tha: që paratë e “firmave” janë të pastra .Firmat mësuan popullin “dembel”, e mësuan të marë lekë, pa punuar. “Firmat”, që ekzistuan edhe me “bekimin” e PD, e çuan Shqipërinë, shumë prapa.Nuk është zhvillim ndërtimi i disa pallateve dhe i kafeneve, por ndërtimi i fabrikave dhe i uzinave, që të punojnë njerzit.Shqiptarët së bashku me emigrantët humbën shumë para në “ firma “. Po t’i kishte shfrytëzuar si duhet qeveria paratë e emigrantëve ( se ka shumë emigrantë në krahasim me popullsinë ), Shqipëria do të ishte zhvilluar.

E diel 2 mars 1997
Në telefon, që fola me prindërit më thanë:që në Vlorë u festuan karnavalet,por në vend që të kishte “armata”,kishte kafshë,si gomarë etj. dhe në çdo kafshë kishte të varur një tabelë të presidentit,kryeministrit etj.Më thanë gjithashtu,që disa student të universitetit”Ismail Qemali” ishin futur në grevë urie,ku midis të cilëve ishte edhe nipi i babait.Në Vlorë ishin vrarë tre vetë,midis të vrarëve ishte Artur Rustemi,i cili kishte marë pjesë në lëvizjet demokratike të viteve 90-91.

E premte 27 mars 1997
Me humbje e parave dhe gjëndjen kaotike në Shqipëri,që shteti ra sikur të ishte “ndërtuar prej kartoni”,sot dëgjova në lajme:që një anije italiane u përplas në kanalin e Otrantos me një anije shqiptare që vinte nga Vlora,ku u mbytën afro 90 veta.

E martë 31 mars 1997
Ngela përsëri, pa punë.Me shitësin e peshkut u ndava miqësisht.Ai më tha:nuk më del të të paguaj edhe ty,sepse nuk po shes peshk.Kur më mori në punë më tha:që më do përgjithmonë.Nuk e di a janë të vërteta,ato që më më tha, apo i bënë sistemi kapitalist të gënjejnë?

E premte 10 prill 1997
Gjatë kësaj kohe, merja gazetën “Hrisi efqeria”,për të gjetur punë.Pardje, mora në telefon një “eteri”, që vendos porta siguracioni dhe vajta sot,ku takova pronarin dhe më tha:që nesër do më kthej, përgjigje.

E hënë 13 prill 1997
Më mori të shtunën në telefon, pronari i portave dhe më tha:të vish të hënën, të fillosh punë.”Eteria” quhet “Open”,meret me porta siguracioni dhe porta automatike për garazh.Ajo gjëndet në, “Ajo Dhimitri” dhe që të vete atje atje duhet të marë dy autobuza.Mua,bashkë me një, grek, më vuri që të merem me servicet e ndryshme që dilnin.
E diel 26 prill 1997
Sot, ishin pashkët dhe shkuam jashtë Athinës,në Hasja.Kunati shkoi me makinën e tij,kurse unë, me Artën dhe vajzën,shkuam me makinën e babait,të cilët kishin ardhur për të bërë pashkët.Me makinën e tyre erdhi dhe Agroni me Frosën dhe vajzën.Pasi hëngrëm ato që kishim marë,unë vajta të mbledh lakra dhe ikëm pasdite.

E mërkur 29 prill 1997
Në bisedën, që bëra me prindërit më thanë:që gjendja në Vlorë është kaotike.Depot e ushtrisë u hapën dhe u morën armë të ndryshme.”Larushët”(kështu i quanin në Vlorë,njerzit që kishte dërguar S.B.),i zhveshën lakuriq dhe u dhanë rroba të tjera,i përcollën, deri te ura e Mifolit dhe u thanë:mos hajdeni më.Ata ishin studentë,çobanë etj.kryesisht nga veriu i Shqipërisë,që S.B. i kishte paguar 400 dollar,për të ardhur në Vlorë.Këtë rast e shfrytëzoi opozita,F.N.,S.Gj.,N.C., në mitingun e organizuar në “Sheshin e flamurit”,F.N u tha vlonjatëve:që paratë e “firmave” do t’i merni 100%.

E hënë 10 maj 1997
Mora, në telefon prindërit dhe më thanë:që në hyrje të Tepelenës, u dolën disa njerëz me automatik,i vunë automatikun përpara xhamit dhe duke bërtitur i thanë:hap rrugën,bjer çelsat dhe ik në Vlorë, me këmbë.Këto i shikoi dhe i ndëgjoi një i moshuar,që ishte pak më tutje dhe u thotë:po ju atë plakun gjetët, që është me plakën.Atë plakun e ndëgjuan dhe më thanë:ik xhaxha.Me sa kuptova,unë tha babai ,ndalonin vetëm makina, me targa të Vlorës,se diçka, kishte ndodhur midis vlonjatëve dhe tepelenësve.

E diel 30 maj 1997
Vajtëm në plazh. në Vula,në një plazh me para.Dukej ndryshimi i plazhit nga ai pa para,sepse çdo gjë ishte organizuar mirë.Vajtëm paradite në plazh dhe ikëm pasdite.Për të ngrënë morëm në “kantinën”e plazhit(dyqan ku shiten tost,sanduiç,pije freskuese etj).Meqënëse ishte hera e parë që bënim plazh,u lyhem me vaj që të mos digjemi.

E diel 14 qershor 1997
Shkuam në Lutraqi për të bërë plazh.Atje vajtëm me “Fordin” e kunatit.Në Lutraqi bashkë me ne ishte kunati,Lefteria dhe fëmijët e saj.Atje ku punon kunati,meqënëse në “Ford” hipëm të gjithë,grekët thoshnin me shaka “Fordi është si autobuz”.

E diel 4 korik 1997
Për të bërë plazh shkuam në Freatidha,që është afër Pireut.

E hënë 10 gusht 1997
Meqënëse,nuk vajta në Shqipëri,sepse prindërit më thanë:që situata në Shqipëri nuk është e mirë.Kështu që kisha pronotuar një dhomë në Tolo,që është 10 km nga Nafplio.Për dhomën do të paguaj 6000 dhrahmi dhe do të qëndroj 15 ditë.Morëm autobuzin në stacionin e autobuzave në Kifiso dhe për dy orë aritëm në Nafplio.Pastaj shkuam në Tolo në dhomën e pronetuar.Ajo është një ndërtesë dykatëshe,që të zotët eshtëpisë e kishin hotel të njohur nga shteti dhe e jepnin me qira.Unë dhe Liljana morëm nga një dhomë në katin e parë me kuzhinë të përbashkët.
E mërkur 12 gusht 1997
Sot vajtëm në Nafplio,i cili ka qënë kryeqyteti i Greqisë.Në Nafplio vajtëm në kështjellën e qytetit,ku pamë dhe qelinë ku ishte mbajtur Marko Boçari.Nga kështjella dukej ishulli i Burxhit,emri i të cilit vjen nga fjala shqipe ,që do të thotë burg.

E shtunë 15 gusht 1997
Në Epidavro në amfiteatrin e tij,më bëri përshtypje madhësia e tij.Në muzeun e amfiteatrit, që e vizituam ciceronja na tha:amfiteatri ka një kapacitet prej 14000 vendesh dhe është në gjendje të mirë,sepse ka qënë i mbuluar nga dheu derisa u zbulua.Këtu çdo behar jepen çfaqje nga teatro të ndryshme etj.

E enjte 20 gusht 1997
Nga Portohili,me një anije të vogël,që punon vetëm në behar dhe është bërë si “autobuz”,për të transportuar turistë, shkuam në ishullin e Speces,në vendin ku ka lindur Laskarina Bubulina.Më duket se ka origjinë arvanitase.Në ishull, nuk lejoheshin makinat dhe transporti bëhej me karoca.Pasi hëngrëm drekë në një restorant, u kthyem pasdite në Tolo.

E diel 15 shtator 1997
Në telefon, kur fola me prindërit më thanë:që gjëndja në Vlorë është normalizuar dhe se në Shqipëri u bënë zgjedhjet dhe fitoiPS.Të shohim çdo të bëjë PS,sepse në Vlorë premtoi nëpërmjet kryetarit të saj F.N.?

E diel 11 prill 1998
Sot, vajta me këmbë në një vend, që quhet Skisto ,për të mbledhur lakra.Vendi ku vajta të mbledh lakra,është afro 2 km nga shtëpia ku banoj.

E hënë 12 prill 1998

Sot, kisha ditëlindjen dhe për ta festuar u mblodhëm te shtëpia e Liljanës.Po sot u mbushën një vit që kam filluar punë në “eterin” “Open”.Pronari përveç rogës më dha një shpërblim prej 30000 dhrahmi,sepse është i kënaqur nga puna ime.

E mërkur 14 prill 1998
Gjatë kësaj kohe në Greqi ka filluar një fushatë raciste kundër shqiptarve dhe flamur mbajtës i kësaj fushate është televizioni.Ajo i paraqet shqiptarët si “kriminel” dhe grekët me armë në dorë që thonë:do marim ligjin në dorë.Një vend ku ka lindur demokracia dhe është anëtare e BE,si lejohen të dalin të tilla gjëra në televizon?Siç thotë dhe një fjalë e urtë popullore”në një pyll,nuk janë të gjithë drurët të drejtë,por ka dhe të shtrembër”.Ka shqiptar që janë kriminel,ashtu siç ka edhe grek,por të dalësh në televizion dhe të thuash që 90% e shqiptarve janë kriminel.Si lejohen që të thuhen gjëra të tilla në televizor?Gabimin që bëjnë grekët,është se ata i konsiderojnë të gjithë njerzit njësoj.Ato nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë.Të mirë apo të keq,ne jemi komshinjtë natyral të Greqisë dhe nuk duhet të sillen kështu.Një popull e tregon kulturën dhe demokracinë e tij në tilla raste.Edhe policia nuk ngeli prapa,Me operacionet “Fshesa”,mblidhte shqiptar.Polici po të dyshonte që ishe shqiptar,të ndalonte dhe të kërkonte dokumentat dhe po qe se nuk i kishe ato që kërkonte polici,të çonin në “kluvë” dhe kur mbushej “kluva” ,të çonin në polici.”Pre” e policive grek kanë rënë fëmijë,gra dhe burra të moshuar.Të gjitha këto ndodhin në një vend ku grekët trumbetojnë me të madhe:nga ne lindi demokracia.Grekët bëjnë sikur janë”qëndra e botës” , vlerësojnë veten e tyre dhe nënvleftësojnë të tjerët.Të vlersosh veten dhe të nënvleftësosh të tjerët është injorancë.Një gjë më bëri përshtypje: në televizion,ku flitej për Australinë.Një qytetar grek tha:kur ne kishim “politizmon”,ata ishin “majë pemëve”.Grekët krenohen me të kaluarën, kurse në BE që është, evropianët e quajnë “delen e zezë të Evropës”.Sot as që mund të krahësohet me Australinë.Unë çuditem si i transmeton televizioni, thënie të tilla?

E diel 18 prill 1998
Sot, ishin pashkët dhe për të festuar pashkët kishin ardhur prindërit nga Vlora,kurse vjehra kishte disa ditë që kishte ardhur.Për të festuar pashkët vajtëm në vendin e quajtur “Ajo Sotira”,që është jashtë Athinës në rrugën që vete për në Thiva.Morëm edhe “psistierën” që kisha bërë unë.

E shtunë 24 prill 1998
Bëj çudi me grekun që punoj.Atje ku bëjmë riparime,në vend ta bëj sa më të thjeshtë,e ndërlikon.Eshtë njësoj sikur,”të kapësh veshin e djathtë me dorën e majtë,kur mund ta kapësh me dorën e djathtë”.Kur i them ndonjë gjë,për ta bërë punën sa më thjesht dhe më shpejt,nuk e ul “hundën”,por e bënë ashtu si e ka ai në mëndje.

E hënë 16 maj 1998
Pronari ku punoj,na bëri një eskursion jashtë Athinës,në Kremasta,që është afër KarpenisitNë Kremasta e ka shtëpinë e prindërve një punonjës i”eteris” ,kurse ne fjetëm në një hotel të fshatit.Mua më dha një “Skodë”të re që e përdorte për punë,kurse të tjerët me makinat e tyre dhe morën edhe ata që nuk kishin patentë.


E premte 26 maj 1998
Sapo dola nga puna në orën 1645,ndalon një makinë dhe më pyet sa është ora .Dhe unë me mirësjellje i them që është 1645.Pastaj më pyet:nga je?-grek je,më thotë.Jo i them,jam nga Himara.Këta njerëz,që ishin dy në makinë,ishin polica jo me uniformë.Më kërkuan dokumente dhe meqënëse unë kisha një fotokopje të një karte që na kishin dhënë këtu në Greqi,më morën në makinë dhe më çuan në polici.Aty më futën në dhomën e izolimit, bashkë me dy shqiptar dhe një armen.Para se të më fusnin në dhomën e izolimit,i jap policit të dhënat e mia dhe mar në telefon Artën që të më sjell dokumentat.Që në orën 1720 që mora Artën në telefon,e deri sa erdhi Arta në orën 1830 që më solli dokumentat,isha në akth shumë të madh.Edhe njëherë pashë racizmin e grekëve ndaj shqiptarve.Na futën në dhomën e izolimit,duke mos na dhënë asnjë sqarim se ç’farë do të bëhej me ne.Me sa di unë të drejtat e njeriut nuk janë kështu.Pse vepron kështu një vend që thotë:nga ne ka lindur demokracia dhe është anëtar i BE?Djali që ishte nga Armenia kërkonte të merte në telefon.Policët grekë na thanë:që për një çikë do dilni.Por ajo një çikë u bënë pesë orë të plota,derisa na erdhi përgjigjja nga “asfalia” që nuk ishim persona të “rezikshëm”.Më bëri shumë përshtypje kjo:ndërsa ne shqiptarve,policët grekë na i kërkuan të gjitha dokumentet,armenit nuk i kërkuan asnjë lloj dukumenti dhe megjithatë e liruan së bashku me ne.Eshtë për të ardhur keq që Greqia “mbahet” si shtet demokrat,policia të veproj në mënyrë të tillë.Pse veprojnë në mënyrë të tillë ndaj shqiptarve,policët grekë?Kalova edhe një herë një ditë shumë të vështirë.
E hënë 19 qershor 1998
Sot, vendosëm një portë elektronike,për ta parë klientët në zyrën e “eteris”.Një punëtor i “eteris”,që është nga një fshat i Pirgos dhe më i vogël se mua më thotë:unë di më mirë se tya.Unë e mbajta atë që më tha përbrënda,se nuk ja vlente të bëja debat.Nga një njeri që ka mbaruar 7-vjeçaren,ç’farë mund të presësh?Unë pyes veten,po të ishte grek,do të guxonte të thoshte kështu?


E diel 25 qershor 1998
Isha në Larisa,për të vendosur disa porta të mëdha që hapen me telekomand në një spital që po ndërtohet atje.Atje zumë një hotel,se do të rinim 10 ditë.Portat që do të vendosnim,ishin italiane.Meqënëse ishin porta të mëdha”fletët” e portës ishin me numra.U çudita shumë,që njërin e mbanin për usta,u binte portave me makinë për t’i sjellë drejt.Në pasdite rinim te “platia” e Larisës,derisa hanim darkën.

E hënë 26 qershor 1998
Na dërguan në Larisa mua dhe grekun që punojmë bashkë si “specialist”,sepse ata që kishte dërguar pronari për t’i vendosur i thanë:janë të vështira.Kur i thashë pronarit:nuk ishin kaq të vështira sa thanë,e pashë që nuk i erdhi mirë.Si ka mundësi mendonte me vete,që shqiptari nuk tha: që ishin të vështira,kurse ustai grek i tha janë të vështira, për tu vendosur.
Sot, kur dola nga puna pashë një nënë shqiptare që i fliste djalit të saj të vogël greqisht.Unë çuditem me disa shqiptar,që u flasin fëmijëve greqisht.Ç’farë duan të tregojnë?Po se mësoi gjuhën shqipe kur i flasin prindërit,se gjuhën greke do ta mësoj në shkollë,kur do ta mësoj?Për mua fajin e kanë prindërit,se ata duhet tu mësojnë fëmijve”gjuhën e nënës”.Kur do të riten këta fëmijë dhe kur do shkojnë në Shqipëri të takojnë të afërmit e tyre,do të rinë si “guak”,nëqoftëse nuk dinë gjuhën shqipe.

E diel 8 korik 1998
Sot, vajtëm për të bërë plazh në Lutraqi.Kur u kthyem pasdite na doli shpirti,sepse kishte shumë”qinësi”.Sidomos në vendin e quajtur “Kaqa Shkalla”,makinat ishin ndaluar dhe lëviznin shumë ngandalë.

E premte 16 gusht 1998
Meqënëse,Ilia iku nga Saranda dhe vajti në Tiranë,e ndihmova në transportimin e plaçkave në shtëpinë që zuri në Tiranë.Më bëri përshtypje kjo:nuk trasportova atë që duhej atë radhë më bërtiti si “harbut”,sikur bëra ndonjë gabim të madh dhe sikur e kisha për “detyrë”,që ta ndihmoja në trasportimin e plaçkave.

E diel 22 shtator 1998
Kur isha në Shqipëri në gusht,vendosa që të bëj një ndërtim,për këtë duheshin lekë shqiptare.Meqënëse,unë kisha dhrahmi,i thashë Koços të më jepte lekë shqiptare dhe unë do të hap në emrin tënd një llogari bankare dhe do t’i hedh dhrahmi të barazvlefshme me lekët që do të më japësh.Meqë, ai mi dha lekët i thashë:për çdo lek që do të japësh, mer një vërtetim nga ai që i jep paratë,ai më tha patjetër.

E diel 5 tetor 1998
“Eteria” nga “Ajo Dhimitri” që ishte do transferohet në Eliniko.Kështu, që nesër në mëngjez duhet të çohem më shpejt se kur veja në “Ajo Dhimtri”,që të arij autobuzin që shkon atje.


E premte 8 nëntor 1998
Ca kohë më përpara,kisha dërguar një letër në Kanada, te zoti Dh. G.,i cili meret me emigracionin, në Kanada.Sot më erdhi një kartolinë nga ana e tij, ku më thoshte:ju falenderoj për letrën dhe uroj t’ju takoj në Kanada.


E premte 24 dhjetor 1998
Për të festuar krishtlindjet erdhën Koçua bashkë me gruan dhe Ilia.Unë i kërkova Koços vërtetimin e lekëve që kishte dhënë,por “luani i shtëpisë” u nxeh dhe iku duke mos ndënjur as për krishtlindjet.Nuk e di që bëra gabim që i kërkova vëtetimin,ashtu më tha,Arta,unë mendoj se ishte normale t’i kërkoja vërtetim për lekët e dhëna.

E shtunë 2 janar 1999
U mbyll edhe një vit tjetër këtu në Greqi.Ky vit që shkoi ishte një vit i mirë me disa përjashtime,për ne,për sa i përket shëndetit dhe kursimit të parave.Shtëpia ku jetojmë nuk është e përshtatshme Nga avujt e gazit që përdorim për ngrohje, në tavan ka pika uji dhe pikojnë mbi mbulesën e krevatit dopio.Shtëpia ku jetojmë është shumë e ftohtë,prandaj këtë vit duhet të ikim patjetër nga kjo shtëpi.Tani që vjen pranvera edhe shtyhet,por në behar nga që ngrohet taraca bën shumë vapë.
Këtë vit hyra unë i pari në shtëpi.Sipas zakonit grek te porta e shtëpisë kur hyra,shtypa një shegë që viti të vejë mbarë.Të shikojmë si do të jetë ky vit?

E diel 8 mars 1999
Sot, erdhi Ilia me vjehrin e tij.Në Tiranë, doktorët i thanë të afërmëve të tij,që dyshojnë për kancer.Prandaj e sollën në Athinë, që të vizitohet te doktorat që janë specialist në janë në një spital që meren me të tilla sëmundje.

E mërkur 21 pril 1999
Vjehrit të Ilias kur u vizitua i dhanë disa gjilpëra,të cilat përdoreshin për herë të parë te kjo sëmundje.Kur mbaroi gjilpërat,erdhi prapë në Athinë dhe u shtrua po te ai spital që të bëjë kimioterapi.Meqënëse,kimioterapinë nuk e bënte në spitalin që ishte shtruar,vente Arta që e çonte në një vend tjetër.

E premte 30 prill 1999
Kur doli nga spitali doktori që e kishte në patronazh i tha:duhet të rish 10 ditë këtu në Athinë dhe pastaj të ikësh në Shqipëri.Ilia bashkë me gruan e tij,mendoni të zinin hotel,por unë i thashë: që në hotel nuk janë kushtet si në shtëpi,prandaj do të rini këtu, pak shtrënguar se jemi shumë veta.

E shtunë 8 maj 1999
Sot, poqa peshk në “psistierën” që kisha bërë unë.Unë, mendoj se po të kishin vajtur në hotel,do ta ndjenin veten të vetmuar dhe kjo nuk i bënte mirë vjehrit të Ilias.

E shtunë 12 qershor 1999
Më datë 1 të këtij muaji,ndëruam përsëri shtëpi.Këtë radhë morëm shtëpi në një pallat me 70000 dhrahmi në muaj.Arta kishte kohë që kërkonte,unë kisha marë gazetën”Hrisi efqeria”,për të gjetur shtëpi afër zonës ku banonim,por kur u them që jam shqiptar më thoshnin:e “niqasëm”shtëpinë.Në pallat u japin me vështirësi shtëpi shqiptarve,se kanë “frikë”.Për të marë shtëpi në pallat takuam shumë njerëz,sikur do të na jepte shtëpinë falas.Mirë, që zonja që i kishte dhënë me qira shtëpinë Liljanës,i njihte të zotët e shtëpisë dhe u bë garant.

E premte 8 korik 1999
Bleva një makinë “Nisan”,e cila është model i vitit 1981.Makina është e vjetër dhe Artës nuk i pëlqeu,deshte të bleja një makinë më të re,por unë i thashë:e bleva të vjetër,se dua ta përdor për punën, që do bëj vetë.Kaq vjet në emigracion dhe pas kaq vitesh më në fund bleva makinë.

E diel 17 korik 1999
Tani që kisha makinë,vajtëm për të bërë plazh në Porto Gjermano.Pasi aritëm atje,pashë një litar që dukej i zezë nga bregu i detit,që përdorej për të lidhur motoskafin.Nga kurioziteti vajta me not deri atje kur ç’të shikoj,disa midhje.U ktheva në breg,për të marë një qeskë dhe shkova përsëri për t’i marë.Ishin afërsisht 3 kile dhe do t’i gatuaj me një recetë që kam lexuar.

E enjte 11 shkurt 1999
Meqënëse,unë e dija mirë greqishten,vajta me Ilian në një ndëmarje që kishte goma,sepse në Shqipëri merej me shitje gomash.

E diel 24 korik 1999
Vajtëm në Halkidha.ku bëmë plazh.Në urën që të çon në Halkidha,hidheshin nga ura,një lloj sporti,që lidhnin njerzit mirë para se të hidheshin nga ura.Një gjë të tillë e provova,mendoje sikur do të bije në det,por ripi me të cilën të kishin lidhur nuk e lejonte një gjë të tillë.Në fillim ke frikë,por pastaj të pëlqen.

E mërkur 7 shtator 1999
Kam që dje që nuk vete në punë.Vajta u vizitova në një doktor në IKA dhe më dha një rekomandim për në komision,i cili është të premten.

E hënë 12 shtator 1999
.Dola të premten në komision dhe më dhanë 15 ditë raport.Tani, që jam me raport do të interesohem se ç’farë dokumenta duhen për garanci,që t’ja u dërgoj prindrëve të Artës për të nxjerë vizë,se mamaja e Artës duhet të vijë në Athinë,që të bëj operacion.

E shtunë 22 shtator 1999
Vajta në Thiva,se Ilia do të takonte kumbarin e tij.Bashkë me ne erdhi edhe vjehri.Gjatë kësaj kohe e çova me makinë vjehrën tek një doktor privat,për të parë që ishte e njënjtë me diagnozën që i kishin thënë doktorët shqiptar.Diagnoza ishte e njënjtë me atë të doktrëve shqiptar dhe ai tha:doktorët shqiptar janë të mirë,por nuk kanë aparatura.Ilia me anë të një të njohturi të tij,bëri që vjehra të shtrohet në spitalin e “Zanios”,që është këtu në Pire.

E mërkur 26 shtator 1999
Që të mos paguante spitalin ku u shtrua,meqënëse gjante me mamanë time,ajo i dha librin e shëndetësis,që kishte nxjerë në Greqi,kurse Ilia dha një “faqelaqi”doktorit që do bënte operacionin.

E enjte 9 tetor 1999
Sot, doli nga spitali mamaja e Artës dhe do të qëndroj tek ne deri në fund të muajit.

E mërkur 16 dhjetor 1999
Shtrohem në spitalin e Nikias,ku më bëjnë të gjitha analizat dhe nuk më gjejnë asgjë.Kisha ndëgjuar se po të mernin “lëng” në palcën e shtyllës kurizore,mund të të preknin ndonjë nerv dhe të ngelesh i paralizuar,por unë e bëra.Më thanë, që të shkoj pas 1-2 muajsh.Problemi vazhdon dhe vështirësohem akoma.

E premte 1 janar 2000
Vitin e ri e festojmë të gjithë bashkë,me prindërit që kishin ardhur nga Vlora dhe Arturi nga Franca.Kaluam shumë mirë.

E diel 3 janar 2000
Sot,vajtëm në një vend jashtë Athinës,afër fshatit Vila,meqënëse kishte dëborë,lozëm duke qëlluar njëri-tjetrin me topa dëbore.Ishte dhe Adriani bashkë me prindërit.

E diel 14 prill 2000
Sot, erdhi Ilia me makinë,për të marë ca goma që i duhen për në Shqipëri.Nesër do të vete me të,meqënëse jam me raport dhe kuptoj më mirë greqishten.

E enjte 9 maj 2000
Vazhdoj të jem me raport dhe mendoj që të bëj një punë pa pesha,po mësoj teorinë e qarkullimit grek,për të marë patentën greke dhe të punoj taksi.Kishte ardhur dhe Ilia dhe kur vajti të ndez makinën,motorinua i paraqiti problem dhe erdhi më tha mua.Unë e lashë të mësuarin dhe shkova me të.E çova në një servis dhe për ta bërë më lirë dhe më shpejt,i thashë atij që kishte servicin,ç’farë pjesësh duhen për motorinon dhe ku do t’i marë.Pastaj shkova me Iliën me makinën e tij,për të marë pjesët e motorinës te dyqani ku na tha ai.

E shtunë 15 qershor 2000
Sot, fillova punë si shofer taksie.Makina është “Opel” me naftë,jo dhe kaq e re.Ai që ka taksinë është pronar i një dyqani argjendarie,në Nikia dhe qiranë e taksis ma dha 7000 dhrahmi.

E mërkur 9 shtator 2000
Në orën 900kalova një krizë të fortë nga krahu i djathtë.Liljana me Artën më çuan me taksi në një spital, në Egalio,sepse ai “efemireve”.Doktorët dyshonin për gurë ose rërë në veshka.Analizat dolën shumë mirë dhe po atë ditë ika nga spitali.Unë mendoj se ishte ftohur ajo pjesë,i djersitur si isha,mu tha djersa nga dritarja e makinës.E them këtë,se kur më vuri Arta pece të ngrohta,u qetësova plotësisht.
U bë një vit nga sëmundja,që më zuri këmbën dhe dorën e majtë.Mendimet e doktorëve janë të ndryshme,disa më thonë që do të keqësohem.Por unë kam vënë re,jam në gjëndje të mirë dhe nuk kam çoroditje nervi.
Gjatë kohës që shtrohesha në spital,që të mos mërzitesha shkruajta dhe përktheva nga greqishtja disa fabula,të cilat dua t’i botoj me rasti e 10 vjetorit të lindjes së Jolës.

E premte 11 shtator 2000
Si sot para 10 vjetësh në orën 730 lindi Jola- Jolanda.Ditëlindjen e Jolës do ta mbëjmë të dielën pasdite,që të mblidhen dhe shoqet e saj.

E shtunë 19 shtator 2000
Më 15 qershor fillova punë,si shofer taksie,të cilën e ndëpreva më 11 shtator,sepse më shkaktont shqetësime në këmbë dhe makina nuk ishte në gjëndje të mirë teknike.

E enjte 6 tetor 2000
Vajta për vizitë në”jatrio”,tek profesor M.D.Pa grafitë që i çova unë dhe më tha:nga koka nuk ke gjë,ty të janë prishur rënjat e nervave.Më dha për të bërë dy analiza,një gjaku dhe një “elektromiografima”.Pë vizitën pagova 35000 dhrahmi.Mua dhe Artës,na u duk sikur kapi problemin tim.Për këtë koha do të tregoj?

E hënë 10 tetor 2000
Shkova në spitalin Ejinitio dhe bëra analizën e gjakut,e cila më kushtoi 15000 dhrahmi.Pasdite bëra “elektromiografima”,e cila më kushtoi 45000 dhrahmi.Jam në ankth derisa të marë përgjigjet dhe t’i çojë tek profesori.

E premte 14 tetor 2000
Mora një analizë që tregon sa është vitamina E.Nga analiza del që vitamina E është nën normë 690,nga 700-2200 që duhet të jetë.Tani pres dhe përgjigjen e një analize,që tregon nivelet e kortzonit në trup.Të shohim se ç’farë do të ndal?

E martë 18 tetor 2000
Sot, mora analizën,që tregon nivelet e kortizonit në trup.Me ç’farë pashë ka ndryshime,por do i shikoj profesori dhe ai do të më thotë.Nuk e duroj më këtë gjëndje,jam bërë shumë nevrik.Besoj se doktori do të më jap ndonjë kurë.

E mërkur 19 tetor 2000
Sot, vajta tek profesori,i cili më pa analizat dhe më tha:që mungesa e vitaminës E,shkakton një çrregullim dhe një sforcim të indeve nervore.Më tha gjithashtu,që kjo do të frenohet,por vështirë të riparohet.Duhet të bësh fizioterapi,biçikletë stacionare dhe të bësh lëvizje,në mënyrë që të shtrihen indet nervore,të cilat janë mbledhur.U mërzita jashtëzakonisht shumë me ato, që më tha profesori.Greqia më bëri “gjysmak”,nga shëndeti.Koha do të tregoj, nëse unë do të bëhem më mirë apo më keq,seç jam tani?

E martë 25 tetor 2000
Kam filluar që të bëj fiskultur dhe njëkohësisht të pi vitaminën E.Nuk e di sa do të vazhdoj kjo gjëndje?Arta më jep shumë kurajo duke më thënë:që do të bëhesh mirë dhe kjo më gëzon.

E premte 3 nëntor 2000
Sot, është një ditë e bukur dhe e ngrohtë.Përsa i përket sëmundjes,unë kam filluar të bëj fiskulturë.Ndryshimet janë të vogla në krahasim me gjëndjen,që isha para se të veja tek doktori.Gjatë kësaj kohe më ka marë njëherë në telefon mamaja dhe dy herë Arturi nga Franca,më kanë pytur për gjëndjen time.Me sa kuptoj unë, kjo është një sëmundje, që do kohë të shërohet dhe duhet të jesh këmbëngulës dhe optimist..Kur ta ndjej veten më mirë se tani,do të filloj të kërkoj punë.

E diel 12 nëntor 2000


Eshtë një e diel e bukur dhe ngrohtë me temperatur 27oc.Vendosëm që të vemi në plazh,por më përpara se të venim në plazh,unë vajta për të mbledhur ullinj në Glifadh.Kam mbledhur dhe herë të tjera dhe Artës i pëlqyen shumë ullinjtë që mblodha.Pastaj u nisëm për në plazh në Vula.Deti ishte i ngrohtë dhe i pastër,por në rërë kishte shumë bishta cigaresh.Sëmundja ime vazhdon dhe nuk e di sa do të vazhdoj akoma?Po do të mallkosh një njeri,mund ta mallkosh me sëmundjen që kam unë.

E shtunë 26 nëntor 2000
Gjatë kësaj kohe merja gazetën”Hrisi efqeria”,për të kërkuar punë, si shofer taksie.Sëmundja vazhdon,por jam i detyruar të punoj,se vetëm me rogën që mer Arta,nuk dilet.Kur je emigrant pasiguria është më e madhe,duhet të paguhet qiraja,dritat,uji,telefoni dhe “frontistirua”.Më në fund pas shumë telefonava që bëra,gjeta një taksi afër zonës ku banoj.Pronar i taksisë është dhe njëkohësisht nënkryetar i sindikatës së shoferëve të taksive të Athinës.Taksinë e kemi dy veta dhe e punojmë me turne,ortaku im është grua.Taksia që punoj është e markës “Opel”,afro një vjeçare.Qiranë e kam 10000 dhrahmi në ditë dhe punoj 12 orë.Që kur kam filluar punë edhe të folurit më është regulluar pak,besoj se do ta hedh sëmundjen.Koha do të tregoj?
Dje në darkë, thyeva pak stopin e krahut të majtë,duke bërë mbrapa,kjo është kryesisht për fajin tim.

E shtunë 2 janar 2001
Sot, ishte një ditë e bukur me diell.Vitin e ri e bëmë për herë të parë(pas kaq vitesh në Greqi) në shtëpinë tonë,së bashku me Artën dhe Jolën.Kaluam shumë mirë dhe pastaj ikëm me taksi, ku mora pasagjer dhe nxora 65000 dhrahmi.Desha të venim në shtëpi,por paraja të shtyn ne dolëm për të bërë një xhiro me taksi dhe Arta deshte të rinte akoma dhe më thoshte:ta fillosh vitin e ri me pare.
Unë vazhdoj të kem sëmundjen,e cila ka përparuar te goja dhe flas si i dehur.Të shohim se ç’farë do të sjellë viti dhe shekulli i ri,sepse “këmbë” për herë të parë bëri Jola?Arta më jep kurajo dhe më thotë:që do të shërohesh.Tani arij të kërcej dy herë me këmbën e majtë.Para se të veja te doktori,nuk mund të hidhesha dot.Sëmundja më ka rëzuar psikologjikisht.Duhet të bëj përpjekje,që të ndalë nga kjo gjëndje.Më datë 17 kam takim me doktorin dhe pres me padurim se ç’farë do të më thotë?
Më datë 1 ,kur fillova punë me taksi për vitin e ri,mar një djalë nga Amfiali dhe më thotë:kam “këmbë” të mbarë.

E diel 3 janar 2001
Meqënëse,ishte ditë e bukur,vajtëm me Liljanën,kunatin dhe fëmijët e tyre,në një mal ku kishte rënë dëborë,i cili është afër me fshatin Vila.Unë bëra një njeri prej dëbore.

E premte 22 janar 2001
Më datë 17 kisha takim me doktorin,por më lajmëruan që doktori nuk do të jetë,se ka pësuar një aksident me makinë.Kur mora pas disa ditësh telefon më thanë:që iku përgjithmonë në Amerikë.Nuk pata fatin të veja në takimin që kisha me doktorin.Unë besoj se ai do ta gjente shkakun.

E diel 14 shkurt 2001
Një gjë më bën përshtypje në taksi,kur marë pasagjer nga vende të ndryshme,si rusë, filipinezë etj,më përshëndesin mua dhe më thonë ku do të shkojnë dhe llafose me njëri- tjetrin në gjuhën e tyre,kurse shqiptarët llafosen me mua greqisht.Unë i kuptoj që janë shqiptar dhe u them:jam shqiptar,prandaj flisni shqip.

E martë 25 mars 2001
Mua më duket që sëmundja përparon.Për parandalimin e sëmundjes ,tek një doktor që u vizitova më dha Neurodin dhe Rilusek.Edhe për të shkruajtur nuk shkruaj mirë.Ndiej pulpime,puthuajse në të gjithë trupin,për të folur nuk flas mirë ,meqënëse me ilaçet më është fuqizuar zëri.Kur lodhem,çoroditja është më e madhe.Gabimi im është se kam vajtur në shumë doktor,por asnjëri nuk e ka gjetur shkakun dhe më japin ilaçe të ndryshme,prandaj më 16 prill do të shkoj të vizitohem, në Francë.

E premte 12 prill 2001
Sot, mbusha 40 vjeç dhe për të festuar ditëlindjen,kanë ardhur prindërit nga Vlora dhe kanë sjellë,për ditëlindjen dhe një qëngj të therur.Unë nuk jam shumë i gëzuar,sepse sëmundja ime vazhdon.Duket që dhe shkrimi nuk është i mirë.


E martë 5 maj 2001
Dje dorëzova taksinë.Grekja, që kam ortake bën ç’farë të dojë,se unë jam shqiptar dhe nuk i “kuptoj” gjërat.Taksinë e dorëzova për dy arsye.Së pari,kur mbushet serbatori me naftë ,pompa e distributorit ka dy shkallë shpejtësie,të ngandaltë dhe të shpejtë.Ajo e mbushte serbatorin me shkallën e shpejtë,si rjedhim nafta bënte shkumë dhe manometri tregonte që serbatori,ishte plotë.Unë e lija serbatorin gjithmonë,plotë.Së dyti,kur ika në Francë,bëri riparimet e taksisë dhe ato që kishte bërë ajo, me paratë që i kisha dhënë pronarit për garanci dhe më tha :kaq bënë riparimet tua.Unë pyeta në një vend tjetër dhe më thanë,një çmim më të shumë më të ulët se sa më kishte thënë ajo.

E martë 13 qershor 2001
Nga data 16 prill deri më 12 qershor isha në Francë.Më datë 16 dhe 17 prill Arturi,kishte mbyllur takim me dy doktora në Paris.Në Greqi tek një doktor që u vizitova,më tha:që ke sëmundjen sharko,e cila të paralizon dhe më dha dy ilaçe të forta.Në Paris, profesor Menigeri më tha:me siguri që nuk ke sharko dhe kjo sëmundja që ke t’i,është e vështirë,prandaj do të vish prapë më 26 gusht.Më dha tre ilaçe dhe për një muaj e kuptova që zëri është më mirë se në Greqi,kurse te të tjerat nuk shikoj ndonjë ndryshim.Në Francë mirë kalova,por si familja jote,nuk ka.Franca ka tjetër kulturë.

E mërkur 14 qershor 2001
Mëqënëse,punën në taksi e filloj në orën 1600,vajta aty afër ku banoj,për të lyer kangjella,me bojë vaji.Ishte një ditë shumë e nxehtë me një diell përvëlues,që ndigjte si “saç”.

E diel 18 qershor 2001
Për herë të parë,vajta në plazh bashkë me Jolën, në Freatidha.Unë, nuk është se jam një tip,që qesh kollaj,por sëmundja e shton akoma më shumë.Shkruaj,jo vetëm me vështirësi ,por edhe nuk shkruaj mirë.

E mërkur 13 korik 2001
Në 18 qershor shkova në Shqipëri,ku ndënja deri në ditët e para të muajit korik.Sëmundja përparon.Njerzit e Artës u treguan shumë indiferentë,me mua.Kur kishte ardhur Ilia, në Greqi, i kisha dhënë disa shkrime dhe përkthime dhe i thashë:pyet në një shtëpi botuese,por ai i botoi .U çudita shumë,kur më solli librat.Unë, nuk i thashë që ta botoj,por të pyes.Kur e pashë librin,nuk më pëlqeu,por për ta mos ofenduar,se ai i pagoi lekët dhe i thashë,mirë është bërë.


E premte 6 shtator 2001
Më 17 korik vajta përsëri në Shqipëri.Gjëndja e sëmundjes vazhdon të jetë po ajo,mua më duket më keq.Kam dridhje të kokës ,që nuk e kisha dhe shkrimi është bërë më i keq.Në Vlorë nuk kalova mirë.Më 26 gusht shkova në Francë,për vizitë tek prof. Meniger,i cili kishte humbur çdo të dhënë për mua dhe më dha tre ilaçe të tjera.Ai më tha: që liorezali,mund të ketë sjellë dridhjen e kokës.Një doktor libanez,që më çoi Arturi më tha:që mund të jetë psikologjike.Vete në shumë doktor, që të gjej shkakun e sëmundjes,por te ata që kam vajtur më kanë dhënë mendime të ndryshme.Doktorët të çmendin.


E premte 27 shtator 2001

Në datë 17 shtator hoqa bajamet në spitalin e Nikias,pse më ishin infektuar dhe mendoja mos kishin lidhje me sëmundjen e nervave,gjë që nuk u vërtetua.Sot doktori në spitalin e Nikias ,që i pa bajamet më tha:bajamet janë shumë mirë.
Në datën 1 tetor,mund të shtrohem në spitalin Ejintio,për problemin e nervave.Të shohim se ç’farë do dalë?

E premte 17 nëntor 2001
Më datë 7 nëntor vajta për vizitë mjeksore në “jatrion” e tij,tek një doktor që quhej A.P.,i cili më dha,për të bërë dy analiza,një për të gjetur nivelin e bakrit në gjak dhe tjetra urinë.Nga analizat, që pa më datën 15 nxori si përfundim,qëqë sëmundja ime e ka emrin multisistem.Ai pa diagnozën që kishte nxjerë prof. Meniger dhe tha atë diagnozë ,që kishte nxjerë dhe ai.Koha do të tregoj ,sa e drejtë është diagonaza që nxori?Për këtë sëmundje nuk ka ilaçe,që të shërohet,por ilaçe që të mbahet sëmundja në atë stad dhe më dha një recetë me ilaçe.


E diel 10 dhjetor 2001
Më datë 21 nëntor u shtrova në spitalin”Ejinitjo”,ku ndënja 15 ditë.Më bënë analiza,të cilat do të vazhdojnë edhe këtë javë.Javën e dytë të shtrimit në spital nuk isha dhe kaq mirë,duket edhe nga të shkruajturit e ditarit,shkrimi nuk është i mirë.


E diel 4 janar 2002
Më 31 dhjetor vajtëm tek Liljana bashkë me Jolën,sepse Arta ishte me dhimbje koke.
Sot, ra dëborë edhe këtu, në Pire.Kaq vjet që kam në Pire,për herë të parë,shikoj të bie dëborë,këtu.Sa ka ndryshuar klima?Unë do të shkoj në datën 8 ose9,në spitalin “Ejinitio”,për të bërë një analizë,e cila do të nxjerë nëqoftëse është “multi sistem” dhe ç’farë ilaçi duhet për këtë dhe përgjigjen do ta marë brënda ditës.
Shkrimi nuk është i mirë.

E enjte 15 janar 2002
Shkova në spitalin”Ejinitio” dhe bëra analizën,e cila tregoi që është “multi sistem”.
Po sot pasdite,vajta në një dyqan jep me qira taksi,por qiraja ishte e lartë.Me atë qira duhet të punoje më shumë se 12 orë dhe të mos të nxirje për veten tënde ditën e punës,por të punoje për atë që e jepte taksinë me qira.Pastaj pamë një makinë pak të përdorur,të markës”Citroen” me 1100kf,ngjyrë gri dhe e jepte 22000000 dhrahmi,Artës i pëlqeu.

E diel 3 shkurt 2002

Mora para disa ditësh gazetën”Hrisi efqeria”,për të gjetur punë,si shofer taksie.Mora telefon një numër dhe më tha pronari që ka taksinë:që jemi në Haravji të Pireut dhe më dha adresën se ku rinte.Sot, vajta në Haravji,për të takuar pronarin e taksisë.Taksia është e modelit “Nisan”,bëra marëveshjen dhe nesër pasdite filloj punë.Do të punoj gjithmonë pasdite,megjithëse punë ka më shumë paradite,pranova dhe qiranë e taksisë do ta kem 8000dhrahmi.


E hënë 5 mars 2002
Kam porositur një makinë të re “Hundai atos” ,e cila është 1000kf dhe për brënda Athinës është shumë e mirë,është makinë e vogël dhe gjen parkim kollaj.Nga 1 marsi në Greqi,nuk përdoret dhrahmi,por përdoret euro,vlera e 1 euro është 340,47 dhrahmi.

E martë 13 mars 2002
Dje mora makinën,targa e së cilës është YMY4156.Jola u kënaq shumë.
Sëmundja ime vazhdon dhe shkrimi që shkruaj ditarin,nuk është i mirë.

E mërkur 21 mars 2002
Taksinë e dorëzova,sepse më datë 19 kalova me semafor të kuq dhe “ergodhoti” mori shkak nga kjo,më pa dhe të sëmurë.Jam shumë i mërzitur.Sëmundja vazhdon.Nuk e di, se ç’farë do të bëjë për punë?

E diel 1 prill 2002
Taksi nuk punoj që nga data19,sepse kalova me semafor të kuq.Puna në taksi nuk më bëri mirë,për sëmundjen.Me ç’farë pyeta,për sëmundjen që kam,nuk duhet të ri ulur,por të lëviz,prandaj mora “ksisto”,për të shitur.
Sëmundja ime vazhdon dhe e shkruara në ditarin që mbaj ,nuk është e mirë.

E enjte 26 prill 2002
Që nga data 10 prill kam më shumë dridhje të kokës.Shkruaj me vështirësi dhe shkronjat nuk i bëj të qarta.Kjo sëmundje,më ka kapur disa lëvizje,jam si fëmijë i vogël,që mëson të eci.

E shtunë 10 maj 2002
“Ksistot”,që mora për të shitur,i çova në “praktorio”,ku i mora.Jo vetëm,që nuk nxirja ditën e punës,por edhe u “telendisa”,kot fare.Njerzit me heqjen nga qarkullimi të dhrahmisë dhe qarkullimit të euros,nuk para blinin,prandaj mendova të lëviz vetë,pa shitur “ksisto”.

E hënë 10 qershor 2002
Dje, vajtëm në plazh për herë të parë.Deti ishte i pastër,por i ftohtë.
Sëmundja ime vazhdon.Jam si një fëmijë i vogël,që sapo mëson të eci dhe të flas.Me ç’farë kam lexuar dhe me ç’farë më kanë thënë doktorët,përgjegjës për këto,është truri i vogël.Teorikisht kështu është,por janë disa shënja që tregojnë të kundërtën.Koha do të tregoj,po qëndrojnë ato?Më 19 qershor do të shkoj në Francë dhe do të ri një muaj.

E premte 26 korik 2002
Meqënëse, Arturi,që punon si inxhinier në Francë,kishte ritur kapacitetin e një furi pjekje mbeturinash nga kafshët e therura dhe i kishin dhënë,shpërblim.Me shpërblimin bleu tokën dhe bëri shtëpi.Kur vajta unë e kishte bërë si “karabina”,e kishte mbuluar,kishte vënë dyer dhe dritare.Unë nuk di ndojnë shqiptar,në Athinë, të bëjë gjëra të tilla?Dhe kur kishin shqiptarët ndojnë makinë të mirë,grekët thoshnin:u bë edhe alvanosi me makinë.Kam vrejtur,që grekët janë xhelos,për ndonjë shqiptar,që është mirë ekonomikisht.Kjo për mendimin tim, vinë nga injoranca.Shqiptarët që erdhën në Greqi,ju futën punës,vajtën në punë që nuk venin grekët dhe ishin pa pretendime,gratë shqiptare i “shkrimbën”shtëpitë greke.Për mendimin tim,grekët janë dembelë,në Francë punët e ndryshme që kishin në shtëpi ,përpiqeshin t’i bënin vetë si p.sh. korje të barit,kurse këtu në Greqi ,grekët për të korur barin marin, emigrantë.

E diel 16 shtator 2002
Sëmundja vazhdon.Më ka kapur këmbën dhe dorën e djathtë.Shkrimi është bërë më i keq dhe nuk kuptohet,prandaj nuk shkruaj më në ditar ,derisa shkronjat të bëhen të kuptueshme.

E diel 4 shtator 2005
Dje u kthyem nga Shqipëria.Vajtëm në Dhërmi një javë,bashkë me Arturin me gruan dhe fëmijët e tij.Kaluam shumë mirë.Mirë që ishte Arturi,që më mbanin bashkë me Artën,që të zbrisja shkallët që të çonin nbë det,se vetëm me Artën nuk do e merja guximin të veja në Dhërmi.Po të kishte shkalla, kangjella,mund të zbrisja dhe pa ndihmën e tyre.Drekën e hanim në restorant,pronari i të cilët kishte dhe dhomat ku flinim.

E shtunë 1 tetor 2005
Kam, që në qershor që kam filluar fizoterapi.Kam përmirësime të vogla,kështu më duket mua,kurse për fizioterapetët,përmirësimet janë të mëdha.
Në vitin 2001,kur vajta për vizitë tek një doktor,më dha ilaçe,të cilat i piva afro dy vjet,pastaj nuk i piva më,se nuk shikoja ndonjë përmirësim,mund të them se më bën më keq dhe tani pi vetëm vitamin E.Kur vajta në spitalin “Ejinitjo” për tu vizituar doktori më tha:nëqoftëse nga ilaçet nuk pate përmirësime,mos i pi.Unë i thashë,që kam kohë që nuk i pi dhe ajo më tha:shumë mirë ke bërë.

E hënë 7 nëntor 2005
Para një viti,babai vajti në Tiranë,për të vulusur çertifikatat në M.P.J. .Në Tiranë takoi Iliën dhe hëngrën drekë bashkë,ku midis të tjerave i tha:po të më kishte ndodhur mua,ajo që i ndodhi Aleksandrit,Adelina do të më kishte ndarë.U çudita shumë me ato që kishte thënë Ilia.Me atë që tha Ilia,duket sikur martesa e Artës me mua kishte interesin në themel,kurse unë,nuk u nisa nga interesi.Kur martohesh,unë nuk e di të bëhet ndonjë kontratë ku të thotë:që po u sëmur burri,duhet të të ndaj gruaja.Po të bëja ashtu siç u shpreh Ilia,unë duhej ta kisha ndarë Artën se ka migrenë.Sikur e kisha fajin që u sëmura?Hajde de të isha “dembel”,por unë në vend që të shikoja veten time,që të bëhesha mirë,mësova për të marë patentën greke dhe punova si shofer taksie.

E hënë 12 nëntor 2005
Në mars të 2003,përdora bastunin për të ecur,sepse nuk kisha ekuilibër dhe këmba e djathtë u bë si e majta.Mëqënëse unë,nuk mund të ngisja makinën,Arta u fut në kurs të mësonte makinën dhe ka afro dy vjet që e nget ajo makinën.

E martë 1 janar 2006
Sëmundja vazhdon.Klinika ku bëj fizioterapi është private dhe quhet”Aneliksi”,pranon dhe nga IKA.I ka të gjitha kushtet për invalidët.Deri tani kam bërë 42 fizoterapi.Atje më çon Arta me makinë,është larg nga Pireu afro një kilometër e ca.

E premte 16 mars 2006
Vazhdoj të bëj fizioterapi.Ka dhe pishinë,por unë do të bëj ushtrime në pishinë pak më vonë,që të ngrohet koha.

E diel 14 prill 2006
Sot, ishin pashkët.Për pashkët kishin ardhur edhe prindërit ngaVlora.I kishim bërë gjërat gati nga shtëpia dhe vajtëm në Hasja,në një vend të bukur,afër rrugës automobilistike.Atje ku ishim, shikonim Parnithën dhe shumë shqiptar,që piqnin qegjin.

E premte 16 maj 2006
Para një viti kisha bërë një kërkesë për “epidhoma”,se me ato “ensima” që kisha mund të përfitoja,kurse për të marë pension minimal duheshin 1500 “ensima”,unë nuk i kisha,kështu që u detyrova t’i plotësoja vetë.Te të gjithë pronarët që kam punuar,pëveç taksisë ku i vendosja vetë “ensimat” në punët e tjera pronarët më thoshnin,do të vëmë “ensima”,por nuk më vinin,më gënjenin.Vetëm pronari i portave siguruese më vuri “ensima”,por edhe ai për nja tre muaj, nuk më vinte gjithë muajin që unë punoja,por disa ditë.Nuk e di, që në ndonjë vend të BE,do të vepronin kështu?

E mërkur 5 qershor 2006
Meqënëse,nuk i plotësoja të 1500 “ensimat”,për të marë pesnion minimal,Liljana,u interesua te një që punonte,i cili kishte një laborator kimik,”sikur punoja atje”,që të plotësoja “ensimat”.Më të shumtat e parava, do t’i jepte babai,që merte nga greku pension,kurse kompesimin me më pak pare,do ta bëja unë.


E shtunë 8 qershor 2006
Nesër do të iki në Shqipëri dhe do të ri deri në fund të gushtit.Të lëviz,se këtu në Greqi ri i mbyllur në pallat,kurse në Shqipëri kam prindërit që mund të flas dhe të ndalë në obor.

E diel 12 korik 2006
Për të bërë plazh,vajtëm,në Qeratea,ku ishte dhe Agroni me Frosën dhe vajzën e tyre.Bashkë me Agronin kishte ardhur dhe babai, bashkë me tre motrat e Agronit.


E hënë 6 shtator 2006
Dje u kthyem të tre nga Shqipëria.Ajo që bëri përshtypje në Vlorë,ishte se kishte shumë makina dhe për të vajtur në plazh të dilte”shpirti”.Të gjithë kaloin nga rruga Vlorë-Skelë,sepse rruga Transballkanike ishte tërë gropa.Ku do të shkojë kjo gjëndje?Atje ku banoj unë,sa kalonte një makinë,ngrihej pluhur dhe mamaja ime “e shkretë”,ngeli me leckë dhe fshesë në dorëNë atë rrugë kalojnë makina të tonazhit dhe e prishin.Kështu do ta bëjë PD,Shqipërinë si Europa?
Shumë vite më parë,në kohën e monizmit,flitej pë një rrugë,që do të fillonte tek Qafa e Koçiut dhe më duket se do të dilte te ish-fabrika e tullave,që të mos futeshin makinat në qytet.Por të gjitha qeveritë,si ajo socialiste dhe ajo demokratike nuk e”vunë ujët në zjar”.Vimë se kemi prindërit,se me ato që harxhoj në Shqipëri,mund të qëndroj në Athinë ose në ndonjë ishull të Greqisë dhe të kaloj shumë herë më mirë.

E enjte 20 tetor 2006
Sot, Arta çoi në IKA,kërkesën për pension.Në IKA i thanë:që pensioni do të filloj, që sot që u dorëzua kërkesa.

E premte 18 janar 2007
Sëmundja vazhdon.Të folurit dhe shkrimi kanë përmirësime.Fizioterapia që bëj,për ekuilibrin,pati disa përmirësime të vogla në fillim,kur fillova fizioterapinë dhe ka ngelur në vend.Nuk jam i kënaqur nga e fizioterpistët ,në “Aneliksi”.Vajta një vit e gjysëm dhe bastunin nuk e kam hequr akoma.Çdo i sëmurë,duhet të ketë një fizioterapist,kurse në “Aneliksi”,ndodh e kundërta.

E shtunë 2 shkurt 2007
Mora në telefon, dje në IKA dhe më thanë,që të pyesësh,te zyra e pensioneve.Unë them ,që duhet të shkojmë për të pyetur,kurse Arta thotë: që duhet të marim telefon.

E mërkur 13 shkurt 2007
Mora në telefon, në IKA,për pensioni dhe më thanë:të pyes të premten.Vajti një javë dhe akoma po më sorollasin.Kur Arta vajti në IKA i thanë:që për dy muaj e gjysëm,do t’i dalë pensioni.U bënë afër katër muaj që e kam dorëzuar kërkesën për pension dhe akoma asgjë.

E shtunë 16 shkurt 2007
Në telefon, që mora dje në IKA më thanë:që dosja është në”mitro”,që të bëhet numërimi i “ensimave”.
Të gjitha këto që ndodhin me pensionin si dhe më përpara,që kishte vajtur për për problemin tim,Arta u lodh shumë psikoligjikisht.

E mërkur 27 shkurt 2007
Mora në telefon, për pensionin dhe më thanë:që do ta shikoj “esijitis”.Dalja e pensionit u zgjat jashtëzakonisht,shumë.
Të dielën Arta ishte me migrenë dhe gatova,unë.Meqënëse,jam shumë i avasht me bastunin,ndënja shumë në këmbë,pothuajse gjithë paraditen.

E premte 2 mars 2007
Në telefon, që mora në IKA-n qëndrore në Pire më thanë:që nuk ka dërguar dosjen IKA e “Ajia Sofis”.Më në fund më treguan të vërtetën,se gjithë këtë kohë më thoshnin gënjeshtra.Ç’farë shteti i poshtër?

E martë 13 mars 2007
Dje Liljana,vajti në IKA në “Ajia Sofia”,”esimat” do të shikohen edhe atje.Sado të zgjas,nuk e di.
Më bën përshtypje indiferentizmi i Koços,për ato që i them unë.

E enjte 30 mars 2007
Para tre ditëve erdhi Ilia në Greqi dhe më thotë:unë do çmendesha,me një burrë të sëmurë dhe të mbyllur mes katër mureve.U çudita me atë që tha,nuk i ktheva përgjigje,por e mbajta përmbrenda.

E martë 4 prill 2007
Dje Liljana, vajti në IKA,në “Ajia Sofia”.Në dosjen time,ajo që meret me dosjen,vuri një shënim.Të shohim se ç’farë do të bëhet?
Dje, kisha fizioterapi dhe më çoi Miltua,sepse Arta nuk më çon më,se kështu më tha.

E shtunë 8 prill 2007
Kur Ilia vajti në shtëpi tek Liljana,i tha:i thashë Artës,që t’i marë një shtëpi në Tiranë,por ajo nuk pranoi.Unë u çudita me fjalët e “babait”,që si thotë Arta,është “i zgjuar” dhe “i mënçur”,të ketë thënë një gjë të tillë.Ai vinte në shtëpi,në Greqi dhe më takonte,pa pikë turpi.Kështu veprojnë vetëm “mafiozët”Nuk arij ta kuptoj Ilian.Kur unë isha mirë me shëndet,pse nuk ja tha motrës,një gjë të tillë?Po tani,që unë jam sëmurë e bën një gjë të tillë?Kjo tregon se shikon shumë interesin!


E diel 9 prill 2007
Fola në telefon me mamanë dhe më tha, se ç’farë i kishte thënë Koçua,që Arta do të shikoj punën e saj,se nuk e ka shijuar jetën,por edhe Aleksandrin do ta shikoj etj.Nuk e kuptoj ku e ka qëllimin,”luani i shtëpisë”?

E enjte 13 prill 2007
Ilia në telefon i tha Liljanës,ku ishte dhe Jola:më mirë të çmendet motra ime,se unë kam grua dhe fëmijë.Liljana dhe Jola u çuditën nga kjo thënie e Ilias.Sido që të ishte puna,më vjen keq që Ilia ka folur,kështu.A flitet kështu për motrën,duke e ditur, që ajo e ka si”perëndi”?


E enjte 20 prill 2007
Të hënën, Liljana vajti në IKA-n qëndrore në Pire dhe në IKA-ën e “Ajia Sofia”.Në “Ajia Sofia” kishte takuar drejtorin e IKA-ës.Për të dalë pensioni do dalë,por të dalë sa më shpjet,se u zgjat jashtëzakonisht shumë.
Bëj çudi me indiferintizmin e vëllezrëve të Artës.Ato që unë u them unë,nuk i marin parasysh,e mbajnë veten,për të “mençur dhe të “zgjuar”,por të mbivlerësosh veten dhe të nënvlerësosh të tjerët,është “injorancë”.


E hënë 4 maj 2007
Liljana,kur vajti në IKA në “Ajia Sofia” i thanë:i kemi kërkuar diçka “lojistrit” dhe do e dërgojmë në IKA-ën qëndrore,të Pireut,në zyrën e pensioneve.Prandaj, unë mora në telefon Ilektrën,për ta kujtuar,Pronari që u shkruajta “sikur punoja”,vdiq dhe u detyrova të shkruhem “gjoja sikur punoja” në një çift shqiptar,që kishin një “eteri” pastrimi.


E martë 11 maj 2007
Dosja ime e pensionit ka ikur nga “Ajia “Sofia” dhe ka vajtur në IKA-ën qëndrore në Pire,në zyrën e pensioneve.Liljana dhe unë që mora në telefon,na thanë për 10 ditë.Të shohim?

E enjte 13 maj 2007
Arta mori në telefon Koçon dhe i tha:do të më ndihmosh-po,i tha ai.Do të më ndihmosh, që të ndahem me Aleksandrin.Besoj se Koçua,nuk do të nxitohet dhe do të ketë “dy pare mend”.


E shtunë 26 maj 2007
Sot, Arta iku në Shqipëri.Unë e kisha thënë që në mars,që ka problem psikologjik,por nuk më besonin.Mua më quajnë shkaktar,që u bë Arta kështu,por unë di të them këtë:që jeta dhe vështirësitë e njohin më mirë njeriun.Në një bisedë telefonike,që bëri me Jolën,Koçua,la të nënkuptohej,që unë jam shkaktari dhe po u nda nga mua, do të bëhet mirë.Për mua e ka jashtëzakonisht gabim.Koha do të tregoj.


E shtunë 2 qershor 2007
Vëllezrit e Artës janë shumë indiferentë.Vajti një javë,që ka ikur Arta dhe nuk kanë marë një telefon,të paktën të marin në telefon vajzën,se për mua as që u bëhet,”vonë”.Kur isha mirë dhe nuk kisha problem shëndetësor,më “serviloseshin”,sepse isha mirë.Kurse tani,që unë jam sëmurë,nuk sillen si më përpara,si babai dhe vëllezrit e Artës,sepse motra e tyre punon dhe nget makinën.Shikojnë shumë interesin.

E martë 5 qershor 2007
Në IKA-an qëndrore në Pire,Liljanës i thanë:kërkesa është bërë për “paraplijik”,prandaj dhe vonohet të ndalë pensioni dhe të marësh telefon pas 10 ditësh,ka dritë për këtë çështje dhe duhet të bëni durim.
Tani e mora vesh,pse nuk kishte dalë akoma pensioni.Vetëm drejtoresha e IKA-ës në Nikia,i kishte thënë Artës para ca kohe:ma lanë mua,të nxjerë “gjarpëri nga vrima”.Puna qëndron kështu:kur punova taksi,për herë të parë,vura “ensima” dhe njëkohësisht,isha me raport.Unë nuk e dija që kur je me raport,nuk duhen të vendosen”ensima”.Kur çova dokumentat në IKA,që të filloja punë,nuk më thanë:që je me raport dhe nuk lejohet të punosh dhe të vësh “ensima”.Ku ta dija unë?Ata në IKA,që janë për këtë punë,nuk më thanë gjë dhe unë tani vuaj gabimet e tyre dhe një zgjatje mjaft e madhe,për daljen e pensionit.

E hënë 11 qershor 2007
Në telefon, që fola me prindërit më thanë:që më 25 maj na erdhi një fletëthirje gjyqi,për ndarjen tënde me Artën.Unë mendoja se “zoti” Koço,nuk do të nxitohej dhe të vente me “vrap”te avokati,spse nuk kishte arsye për ndarje dhe nuk është kaq e lehtë të ndash një çift,por ndola i gabuar.Arta iku nga Athina më 26 ,si ka mundësi,që fletthirja erdhi më 25 maj?I “mençuri”,”zoti”Koço,që mer flakë “si kashta” ,u nxitua dhe bëri kërkesën për ndareje.Unë di,që kur ndahen një çift bashkëshortor,të dy e kanë fajin,por për “zotin” Koço,unë e kisha fajin,prandaj si “hundëpërpjet” dhe “egoist,që është,vajti menjëherë te avokati.Prishja e familjes bëhet menjëherë,por ribashkimi do të jetë me pasoja.Eshtë si “xhami i thyer sado që të ngjitet,vija e thyerjes do të mbetet”.


E premte 15 qershor 20007

Arta më tha:që për gjyqin më dha Koçua 450000lek.U revoltova jashtë mase dhe mora në telefon Ilian.Më vjen “keq”,që Koçua harxhoi kaq lek.Ai nuk e kuptoi ironinë time dhe si i “zgjuar” dhe i “mençur”,që është më tha:s’ka gjë, mjafton që Arta të bëhet mirë.Pra,ai mendon se po u nda Arta nga mua do të bëhet mirë.Grekët kanë një shprehje që thotë:kunja pu se kunaje.Me këtë kuptova,që “këshilli familjar” është i “mëndjes”,që unë jam “shkaktari”,që Arta është bërë kështu.


E premte 28 qershor 2007
Dosja për pension,ka ikur nga IKA qëndrore e Pireut,që më 15 qershor dhe ka vajtur në rrugën Pireos,ku janë “epitropit” (komisionet mjeko-ligjore).
Më 26 korik është seanca e parë,e gjyqit të ndarjes.Bëj çudi me “zotin” Koço,mirë Arta që kërkonte ta ndihmonte për ndarje,sepse kështu i thoshte mëndja,po atë ku çonte”mushka”,në vend që t’i qetësonte gjërat,se është një fëmijë në mes,që vete në vit të tretë në lice dhe nuk do shqetësime,sepse varet e ardhmja e saj,vajti me “vrap” te avokati.Por si egoist,që është, nuk i mendoi këto gjëra dhe bëri atë që i tha”mëndja” e tij.Me ç’farë surati do të më takoj ,sepse gjërat nuk janë ashtu si i mendon “zoti” Koço.


E mërkur 17 korik 2007
Më 31 korik,do të ndal në komision në spitalin e tretë të IKA-ës.Kot mirja në telefon, në IKA në rrugën Pireos.Shtet mizerje, që është?Jo,të dërgonin një lajmërim,që dosja u ka vajtur që në qershor.Kam dy vjet që pres të më dalë pensioni.Po je i huaj dhe po nuk ke ndërhyrje nga grek,të sorollatin,kështu e pësova dhe unë.

E shtunë 20 korik 2007
Nga fillimi gushtit do të iki në Shqipëri,që të qetësohem,se këto muaj kam qënë shumë i ngarkuar psikologjikisht.

E enjte 25 korik 2007
Në Athinë, bën shumë vapë dhe temperatura sot do vejë 450C.
Arta, me që ka qënë fëmija i vogël,i kanë qëndruar shumë në “kokë”,babai dhe vëllezrit.Sidomos Ilia,ka qënë i “ashpër” dhe kur u martua fitoi “lirinë”.

E shtunë 27 korik 2007
Jeta dhe vështirësitë,tregojnë se sa i aftë është njeriu,sepse jeta nuk është “vaj”,por ka edhe “dallgë”dhe Arta u tregua e dobët.Por,mua më vjen keq me babanë dhe vëllezrit e Artës,të cilët nuk u treguan gjakftohtë,por u nxituan jashtëzakonisht shumë.

E diel 28 korik 2007
Më 31 korik do të më vizitojnë doktorët në spitalin e tretë të IKA-ës,do të shkruajnë gjëndjen time në dosje dhe do ta dërgojnë në IKA,në rrugën Pireos.
Më thonë,që jam me “fat” që u martova me Artën,sidomos vjehra.Ajo më ka thënë edhe llafe të tjera më përpara,por unë nuk ja mirja për bazë.Unë sikur nuk isha punëtor dh nikoqir dhe më”mblodhi”,Arta.

E hënë 29 korik 2007
Pres që të më marë në telefon,shoferi i taksisë,për të më thënë,se kur di ikim në Vlorë.

E mërkur 6 gusht 2007
Kam ardhur në Vlorë,që më datë 1 gusht.Arta vajti nga shtëpia e prindërëve të saj,kurse unë nga shtëpia e prindërëve të mi.Që kur kam ardhur në Vlorë,nuk kanë marë asnjë telefon babai dhe vëllai i Artës,që të pyesin si është puna,që Arta ka kërkuar,ndarje.Por,si egoist që janë,nuk e ulin “hundën”,harojnë që është në mes një fëmijë në moshën kritike, të adoleshencës dhe presin me “thikë”,të 20 vjetët e martesës.Me këtë qëndrim që mbajnë,mesa kuptoj unë,ata kanë vendosur qëArta të ndahet dhe të prishin familjen.

E martë 12 gusht 2007
Dje Arturi iku në Dhërmi,kurse Arta ka ikur në Durës,tek Ilia, që ka gabin atje.Jola iku në Palasë,bashkë me çupat e Koços,se i ka ftuar,kurse unë ndënja në shtëpi.Më 23 gusht do të iki në Greqi.


E diel 7 shtator 2007
Më 10 shtator është gjyqi i ndarjes në bazë të kërkesë-padisë.Vëllezrit e Artës i”gënjen mendja”,se duan të plotësojnë një tek të Artës,siç thonë, dhe pasi të ndahet,unë ,mund të bashkëjetoja me të.Kurse Ilia,kur erdhi në Athinë më tha:dhe të ndahet s’ka gjë,ka shumë raste që janë ndarë dhe janë martuar përsëri me to.Që të fliste kështu,duket që nuk kishte konsideratë,për mua, dhe më mendonte të “mbetur”.

E hënë 22 shtator 2007
Ka 15 ditë,që më ka ardhur një lajmërim nga IKA,ku më thotë:që më datë 24 shtator,duhet të vete në komision.Më në fund pas një kohe të gjatë,do të ndal në komision.Po të kesh njeri që të interesohet,nuk do zgjaste kaq shumë,unë që nuk kisha njeri,që të interesohej,u zgjat jashtëzakonisht shumë.

E diel 12 tetor 2007
Nga fundi i shtatorit isha në Shqipëri,se më 1 tetor është gjyqi i pajtimit me Artën.Babai im kishte siguruar akt-padinë,që të shikoja,se ç’farë akuza kishte bërë Arta,karshi meje,që “zoti” Koço ja kishte aprovuar,kurse Ilia qëndroi “indiferentë”,se nuk i ndihej si do të venit punët dhe la të dukej i “keq” Koçua.Midis akuzave gënjeshtra,më bëri përshtypje një që thoshte:kam ikur disa herë nga shtëpia.Dhe unë pyes:po të kishte ikur nga shtëpia,do të ishte bërë problem.Mua më vjen çudi me “zotin” Koço,nuk i lexoi ato që shkruante akt-padia,apo i kishte sytë e “zëna”?”Ikje” quhet edhe gjatë ditës me makinë?E vetmja “ikje” ka qënë në vitin 2006,për pashkët.Iku me vajzën me makinë,në orën 1900,më tha që do të vi në darkë,por erdhi të nesërmen,në orën 5 të mëgjezit.Nëqoftëse ajo quhet “ikje”,se unë e di ndryshe dhe kur e pyeta,pse erdhe në këtë orë?Ajo më tha:isha kurioze të shikoja “epitafion”deri në fund dhe ndihmova Anilën,në pastrim.Unë gjatë kësaj kohe “u çmenda”,mora disa herë në celular dhe më thoshte,që do vi dhe si përfundim erdhi në orën 500 të mëngjezit.Si lejoi “zoti” Koço,të shkruhen gjëra të tilla ?Kur isha në Vlorë,mora në telefon vjehrin,por ai kishte dalë.Ai as që “begenisi” që të më merte në telefon,përderisa e kërkova.I thashë babait që të vente te gruaja e Koços,që t’i thoshte se ç’farë po bëni,por u bëra pishman dhe i thashë babait,që të mos vejë,se edhe ajo të njënjtën mëndje do ketë si të “zotit”Koço.Megjithatë,babai vajti dhe ajo i tha:mos e diskuto që do të ndahen,shikoni Aleksandrin se Arta mirë është etj.Pra,”këshilli familjar” kishte vendosur që Arta të ndahej nga mua,se sipas tyre unë isha “shkaktari”,që Arta ishte bërë kështu dhe ndarja do t’i bënte mirë.A janë në regull nga “trutë e kokës”,me këto që bëjnë?Koha do të tregoj.
Fola në telefon me vajzën dhe duke qarë më tha:mori në telefon dajo Koço dhe më tha:që mami do të ndahet nga babi,do të mari shtëpi tjetër etj.U revoltova shumë dhe u thashë prindërve:po ky njeri është në vete!Ai foli me vajzën,sikur të ishte”pronë” e motrës së tij.Të mbivlerësosh veten dhe të nënvlerësosh të tjerët,është injorancë.Këtë gjë e kanë bërë kryesisht mamaja dhe vëllezrit e Artës,vëllezrit e Artës këtë gjë nuk e shprehnin direkt,por nënkuptohej me veprimet e tyre,sidomos kur nuk ngisja makinën dhe nuk sillja pare në shtëpi,se kur isha mirë,nuk “guxonin” të vepronin kështu.

E premte 17 tetor 2007
Më bëri përshtypje,ajo që tha Arta:mirë thotë Koçua,ata të gjithë janë të “ligj”.Edhe unë i thashë:si e la motrën të martohej me një njeri të “lig”?Apo tani që u sëmura,u bëra i “lig”?Po jam unë i “lig”,është dhe mbesa e tij e “lig”.

E diel 26 tetor 2007
Më 22 tetor,kishim gjyqin e ndarjes,ku Arta në gjyq përfaqësohej nga avokati,kurse unë nuk përfaqësohesha nga asnjë,se më dukej budallallak kjo gjë që bënin njerzit e Artës.Shkruajta vërejtjet që kisha,për akt-padinë dhe ja dorëzova gjykatses së çështjes.Interesant është fakti,që megjithëse “këshilli familjar” ka vendosur që Arta të ndahet,ne flemë në të njënjtin krevat!!!Besoj se është rast i rallë në botë!Koçua nuk e shikon një gjë të tillë,apo i kanë “pëlcitur sytë” dhe nga egoizmi,nuk di ç’farë bën?


E martë 5 nëntor 2007
Dje, fola në telefon me kunatën e Koços,që është këtu në Athinë dhe i thashë:që Koçua vajti te avokati,që të ndaheshim.Ajo më tha,që zbatoi një kërkesë të Artës.Unë i thashë,që nuk kështu,se që të prishësh një familje nuk është kaq e kollajshme,ai po të kishte “dy pare mend”,do të pyeste për shkaqet e ndarjes dhe jo të vente me “vrap” te avokati.Për ç’farë arsye do të bëhet ndarja,nuk e kuptoj?Por ai realizoi ,atë që kishte në kokë që në vitin 2003.Ai nuk mendoi,së pari, që kam 20 vjet martuar me Artën,nuk isha ndonjë “dembel” dhe se nuk jam sjellë “keq” me motrën e tij.Së dyti, është një fëmijë në mes dhe është në moshën kritike të adoleshencës,është në vit të tretë në lice dhe nuk do shqetësime.Por si egoist që është,mendoi,Aleksandri ja ka nevojën Artës dhe s’mund të jetë gjithë jetën e saj”infermierja” e tij,prandaj vajti me “vrap” te avokati.Mua më vjen çudi me babanë e Artës,që nuk e frenoi “luanin e shtëpisë”,apo është vetëm për të treguar “historira”.Me sa kuptoj unë,ata shikojnë shumë interesin.


E shtunë 9 nëntor 2007
Më 3 dhjetor është gjyqi i ndarjes,i cili është shtyrë disa herë dhe besoj se kështu do të vazhdoj,derisa të mbyllet.Me ato fakte të gënjeshtra dhe qesharake ,nuk meret gjyqi.Koçua kaq i lig është,që në vend të mbyll gjyqin,për të mos ta bërë “rezil” motrën,e vazhdon.Se ç’farë do të fitoj ai e di?Ai mendon se i bën mirë Artës,kurse në të vërtet ,i bënë jashtzakonisht keq.


E shtunë 16 nëntor 2007
Dje, mora në telefon,në IKA-ën qëndrore të Pireut dhe më thanë:që ka ndalë vendimi,për marjen e pensionit.Kështu që do të vete të hënën,që të marë paratë.

E enjte 21 nëntor 2007
Vajta të hënën në IKA-ën qëndrore ,të Pireut dhe më thanë:që çekun do ta marësh më 27 nëntor.Ç’farë burakracie?

E enjte 28 nëntor 2007
Dje, mora çekun e pensionit,i cili fillonte që ditën që dorëzova dokumentat.Unë jam i kënaqur me aq para sa mora,se nuk kisha shumë”ensima”,nga “hiçja,mall dhe Birçja”.

E hënë 1 dhjetor 2007
Dje, mora në telefon “zotin”Koço ,i cili midis të tjerave më tha:kur ishe në Vlorë nuk erdhe të më takoje.U çudita shumë.”Haron ai,që unë jam me bastun ,si “kokë e madhe”që është, nuk “begenisi” të më merte në telefon,por kërkonte nga mua të kisha vajtur ta takoja.Unë,sipas mendimit të tij isha”nevojtar”,kurse ai si egoist që është, i binte”hunda”të më merte telefon.

E diel 7 dhjetor 2007
Më 3 dhjetor,u bë gjyqi i ndarjes dhe më 16 dhjetor do të meret vendimi.Unë bëj çudi, me njerzit e Artës,që mendojnë,që po të ndahet nga mua,do të bëhet,mirë.
Pres që të iki në Shqipëri ,që të interesohem vetë për ndonjë shtëpi botuese,se ato që më botoi Ilia,ishin për “ibret” dhe si thotë dhe një fjalë e urtë popullore,”i zoti e nxjer gomarin nga balta”, do të shkojë vetë.

E enjte 24 dhjetor 2007
Dje, erdha nga Shqipëria.Të premten erdhi vjehra në shtëpi,në Vlorë.Unë mendoj se e ka dërguar vjehri,për të “tatuar pulsin”.Gjatë qëndrimit në Vlorë,u interesova për shtëpi botuese.

E hënë 11 janar 2008
Vajta pyeta për pensionin dhe më thanë:me çekun që more, paratë e pensionit janë deri më 22 shkurt.”Epidhomën”,doktorët në IKA,ma shënuan,por në IKA më dhanë vetëm pensionin.Nuk e di ç’farë duhet të bëjë,që të marë dhe “epidhomën”?

E premte 15 janar 2008
Sot, fola në telefon me “zotin”Koço dhe i thashë të më bëj një nder:në akt-paditin thuhej:meqënëse,vajza është e lidhur me mamanë,të ri me të.Unë jam dakort,që të bëhet,si shkruhet në akt-padinë.

E mërkur 20 janar 2008

Sa herë,që vinte Ilia në Athinë ,i thoshte ndonjë gjë Artës dhe kur veja e ndërpriste muhabetin,kurse unë bëja sikur “nuk kuptoja”.
Ai si”mafioz” që është,qëndroi indiferentë,sepse nuk dihej si do të vente puna dhe ja la Koços “budallait” të ishte “flamurtari”,për çdo gjë,kurse Mihali “nuk ngatërohej”.

E diel 24 janar 2008
Ndarja ime me Artën,ka vajtur në gjykatën e Kasacionit,në Vlorë.Unë mendoj,që nuk do të ketë ndarje,kështu do të vazhdoj derisa të harohet.Njerzit e Artës them unë,menduan kështu:ky është pa pension,me bastun dhe Arta s’mund të jetë “infermiere” e tij,prandaj “zoti” Koço vajti me “vrap” te avokati.Dje, Artën e morën në telefon vëllezrit.Ilia,pyeti Jolën për mua,pas një viti.Ç’farë hipokriti?-por i bën hesapet,jashtëzakonisht gabim.

E shtunë 7 shkurt 2008
Për mendimin tim,fajin kryesor e ka Ilia,se ai erdhi në Athinë,por siç thonë grekët ,ai më”shkruajti”,nuk i mori në konsideratë,ato që i thashë unë,se si tha dhe “zoti” Koço mua më konsideronin “budalla”,kurse veten e tij të “zgjuar”.

E enjte 12 shkurt 2008
Unë dua,që Jola të studioj në Francë.Mirë po,ajo më tha:po u nda mami nga ty,unë nuk shkoj të studioj në Francë.Me papjekurinë e “zoti” Koço më prishi gjithë planet e mia,por unë i thashë:mos ki merak,se ndarje nuk do të ketë,ishte një “nxitim” i “zotit” Koço dhe i “këshillit familjar”.Detyra jote,është të mësosh,të tjerat mi lërë mua.
Djali i Liljanës,që studion në atë qytet,ku do të vejë edhe Jola,,kishte vajtur në shkollën që do të vejë Jola dhe dërgoi në Athinë,ato që kërkonte shkolla.

E shtunë 26 shkurt 2008
Në telefon, që foli Arta,me babanë e saj,ajo midis të tjerave i tha:është babai i fëmijës.Unë, nuk e di se ç’farë i thoshte,në telefon,por u mërzita.Ai,që kur isha mirë nga shëndeti,i fliste fjalë të mira Artës,për mua,tani nuk e di se ç’farë i thoshte në telefon,për mua?

E diel 7 mars 2008
I thashë Jolës të ndërgoj një mesazh,në celularin e Ilias,ku të thoshte:me egoizmin dhe indiferentizmin,po prishni një familje,por, mos merni më “qafë” mamin.


E premte 12 mars 2008
Më morën nga IKA në telefon,për të marë “apofasin”e gjyqit në bazë të kundërshtimi,që kisha bërë unë për “epidhomën,para disa vitesh. Vëllezrit dhe babai i Artës,nuk kanë marë një telefon Artën,që të pyesin si shkon me Aleksandrin,sepse janë të dhje…,të ligj,egoist dhe indiferentë.

E diel 21 mars 2008
Nga java tjetër do të shkojë në Vlorë,ku do të afërsisht një muaj.Prindërit më thanë në telefon,që taksia nga Vlora do të vi të mërkurën dhe i thamë shoferit,që të vi të të marë ty.

E enjte 7 maj 2008
Më 24 prill erdha nga Vlora.Me taksinë ,kaluam nga rruga e Bregdetit,,e cila në disa vende ishte shtruar dhe në disa vende po zgjerohej.
Fola në telefon me “zotin” Koço dhe i thashë:që mos fut “hundët”,se unë jam akoma “gjallë”,përndryshe do të të gjej “belaja”.

E shtunë 23 maj 2008
Më bën pështypje fakti,që si Ilia dhe Koçua qëndrojnë indiferentë,kurse Mihali nuk bëhet “i gjallë”,duan me doemos, që Arta të ndahet nga mua,sikur unë jam “shkaktari”.Më vjen keq ,që nuk i kuptojnë,se janë dhe me shkollë!Të jenë kaq të trashë?

E shtunë 6 qershor 2008
Para një jave,mori në telefon Jolën,vajza e madhe e Koços,e cila u mundua të shfaqësoj babanë e saj,por Jola i tha:dajallarët u treguan shumë indiferntë.Ajo i tha:që për ndarjen vendos Arta dhe jo babi.Të tilla “përalla”,mua më revoltojnë.A nuk ishte ai,që vajti te avokati,fletë-thirja për në gjyq erdhi më 25 maj,kurse Arta ka ikur nga Athina më 26 maj?Lekët për gjyqin ,a nuk i dha ai?

E hënë 15 qershor 2008
Kemi filluar të bëjmë plazh,që më 8 qershor.Mua më thanë,doktorët,që duhet të bëj lëvizje në ujë,se ato më bëjnë mirë.Për këtë ,unë kam blerë “sosivjo”,në mënyrë ,që të vete thellë dhe të bëj ushtrime të ndryshme,që i mësova në fizioterapi.


E shtunë 20 qershor 2008
Dje, fola në telefon me “zotin” Koço dhe i mohoi ato që ka thënë:që Arta do shikoj jetën e saj etj.
Dje, erdhi letra nga Franca,që pranonin Jolën në atë universitet,në bazë të atyre, që dërguam ne.Në letrën e dërguar nga universiteti,thoshte ç’farë duhet të bëjmë,në mënyrë që Jola të vejë në Francë.Prindërit e mi u gëzuan shumë,kurse Mihali,si egoist që është,deshte që Jola të rinte në Athinë.


E shtunë 4 korik 2008
Dje, më mori në telefon nga IKA qëndrore e Pireut,qiria Vasiliadhu,që meret me “epidhomën” time.Ajo më tha:unë do të mundohem,që të marësh “epidhomën”,sa më të lartë dhe ke ca para të prapambetura të “epidhomës”,për të marë.

E martë 7 korik 2008
Sot Arta çoi,për ta përkthyer në MJG,dëftesën e lirimit të Jolës.Presim një garanci nga Arturi, ku të ri në Francë dhe javën tjetër,do të marë vizën franceze.Këtë javë do të presim biletën për në Francë,të cilën do ta presim vajtje-ardhje.Jola pa në internet programin e shkollës,kur fillon dhe kur mbaron simestri i parë.





E premte 11 korik 2008
Dje, mora laptopin,të cilën e zgjodhi Jola dhe më kushtoi 800 euro.Nesër do të marë dhe skanerin.

E premte 18 korik 2008
Në telefon,që fola me prindërit më thanë:që gjyqi i ndarjes me Artën,u mbyll.Me këtë që bën,sidomos “zoti” Koço,bëri “rezil” Artën,kurse Ilia si “mafioz” ,që është qëndroi indiferent dhe e la Koçon të”nxjerë gështenjat nga zjari”,si i “nxituar” që është,kurse Mihali nuk u bë i “gjallë”,për të gjitha këto i thashë Koços në telefon,ju nuk më dini dhe nuk ju di dhe sa të jem unë gjallë,t’i, gruaja jote dhe Ilia,nuk do të në shtëpin time në Vlorë.

E premte 25 korik 2008
Nga “eforia”,më kishte ardhur “katharistikoja”,para tre muajve,që të paguaja 500 euro.Unë, kur bëra “forolojiqin dhilosi”,shënova paratë që mora,por ato ishin për dy vjet dhe unë nuk e dija,se për herë të parë bëja “forolojiqi dhilosi”,si pension invalidi.


E diel 27 korik 2008
Për të bërë plazh,vajtëm,në Glifadh.Në plazh ku po rija,dëgjoj një nënë,që po fliste fëmijës së saj.Nga mënyra se si fliste,dukej që nuk ishte greke.E pyes nga ishte dhe më thotë:që jam nga Shqipëria.I them:pse i flet vajzës greqisht?Dhe ajo më thotë:më vjen më kollaj.Unë i them:po nuk mësoi shqipen,nga tya,nga kush do e mësoj?Bëj çudi, me disa nëna shqiptare,që nuk u flasin fëmijve,me gjuhën e vëndit!Kjo ndodh vetëm,me nënat shqiptare,kurse nënat e vëndeve të tjera,u flasin fëmijëve,me gjuhën e vëndit të tyre.Ç’farë duan të tregojnë?


E mërkur 27 gusht 2008
Kemi dy ditë,që jemi kthyer nga Vlora.Jola do të iki në Francë më 5 shtator.Bëj çudi me vëllezrit e Artës!”Zoti” Koço i tha Jolës,për Artën:do të përfundoj rrugëve,kurse Ilia para një viti tha:më mirë të çmendet motra ime,sesa unë,se kam grua dhe fëmijë.A janë në regull nga “trutë e kokës”?Flitet kështu për motrën?


E shunë 5 shtator 2008
Sot, Jola iku në Francë,për të vazhduar studimet në Universitetin e Renës,për gjuhën angleze.Dhe unë pyes:kush është “i lig” dhe”budalla”?

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου